Sunday, March 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rritja e çmimeve të banesave, raporti i OKB: Ndikon pastrimi i parave, janë bërë të papërballueshme

Editor by Editor
December 1, 2023
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Rritja e çmimeve të banesave, raporti i OKB: Ndikon pastrimi i parave, janë bërë të papërballueshme
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tirana cilësohet si një nga shtatë kryeqytetet kryesore europiane me nivele të larta të papërballueshmërisë së blerjes së një banese.

Një raport i Komisionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara që ka bërë një vlerësim të profilit të Shqipërisë në aspektin e zhvillimit urban, strehimit dhe menaxhimit të tokës nënvizon gjithashtu se rritja e çmimeve mund të jetë ndikuar ndoshta edhe nga pastrimi i parave.

“Zhvillimet formale të organizuara synojnë segmente të banesave me çmime të larta. Deri në 32 për qind e pronave rezidenciale dhe komerciale të shitura në gjashtëmujorit të parë të vitit 2021 janë blerë nga jorezidentë; pastrimi i parave ndoshta ka qenë një faktor kontribuues i rritjes së çmimeve në Tiranë dhe në zonat bregdetare.

Tirana është ndër shtatë qytetet kryesore evropiane me nivele të larta të papërballueshmërisë së banesave” thuhet në raportin e dedikuar për Shqipërinë.

Ky i fundit në këtë kontekst analizon se blerja e një banese nga familjet me të ardhura të ulëta është bërë e vështirë ose e papërballueshme.

“Në këtë sfond, ndërtesat me shumë apartamente të trashëguara nga epoka socialiste vuajnë nga mungesa e investimeve dhe mungesa e mirëmbajtjes. Shkalla e mbipopullimit për popullsinë e përgjithshme është më shumë se 58 për qind, që është më e larta në Evropë, me përjashtim të Malit të Zi.

Këto pabarazi strukturore në tregjet e banesave e bëjnë të papërballueshme aksesin në strehim për grupet me të ardhura të ulëta” vlerëson raporti.

Dokumenti i publikuar së fundmi parashtron se në Shqipëri, neni 59 i Kushtetutës njeh të drejtën për strehim të përshtatshëm dhe të përballueshëm si një të objektivave socialë të Shtetit Shqiptar dhe neni 18 për barazinë, siguron mbrojtjen e grupeve të ndryshme shoqërore kundër çdo forme diskriminimi.

“Megjithatë, pas privatizimit masiv dhe ndërtimeve informale në vitet 1990, sektori i banesave në Shqipëri dominohet nga zotërimi privat i shtëpive, me shumë shtëpi të reja të vetë-ndërtuara dhe ndërtesa të tjera të ngritura fillimisht ilegalisht dhe në zonat e banuara.

Sektori me qira i banesave sociale (qoftë publik, privat apo i përzier) në Shqipëri është shumë i vogël, duke përfaqësuar rreth 0.1% të totalit të banesave të banuara.

Ky sektor nuk mund të konkurrojë tregun privat. Tregu i banesave me kredi hipotekore sapo po zhvillohet(pjesa e pronarëve të shtëpive që paguajnë një kredi të tillë është më e vogël se 1 për qind).

Kjo është pjesërisht për shkak të rolit të rëndësishëm të sektorit informal dhe të vetë-ndërtuar ku aktiviteti i ndërtimit bëhet përmes parave “cash” dhe remitancave” thuhet në raport.

Ky i fundit sjell në vëmendje edhe disa rekomandime që mund të merren nga institucionet në vendin tonë për të ndihmuar grupet më të dobëta dhe vënies në funksion në mekanizmave për akses në strehimin social. /Monitor

Previous Post

I riu shqiptar çon në gjyq Britaninë, ja arsyeja

Next Post

Bie nga kati i dytë, humb jetën 82-vjeçarja

Next Post
Bie nga kati i dytë, humb jetën 82-vjeçarja

Bie nga kati i dytë, humb jetën 82-vjeçarja

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Fitorja me pesë gola ndaj Pizës e çon Comon në vendin e katërt, ndërsa ëndrrat për Ligën e Kampionëve bëhen më reale.

Fitorja me pesë gola ndaj Pizës e çon Comon në vendin e katërt, ndërsa ëndrrat për Ligën e Kampionëve bëhen më reale.

March 22, 2026
Berisha i bën thirrje qytetarëve për protestën: Një ditë e rëndësishme për demokracinë në Shqipëri, merrni pjesë të gjithë në shesh.

Berisha i bën thirrje qytetarëve për protestën: Një ditë e rëndësishme për demokracinë në Shqipëri, merrni pjesë të gjithë në shesh.

March 22, 2026
Shpërthim i madh në Romë/ Tre ndërtesa të shembura, dy të plagosur rëndë

Shpërthim i madh në Romë/ Tre ndërtesa të shembura, dy të plagosur rëndë

March 22, 2026
162 të lënduar në Izrael/ Teherani reagon ndaj sulmeve në Natanz, Netanyahu: Të na bashkohen shtetet e tjera

AKTUALITET

Fitorja me pesë gola ndaj Pizës e çon Comon në vendin e katërt, ndërsa ëndrrat për Ligën e Kampionëve bëhen më reale.

by timoni.al
March 22, 2026
0

Në ndeshjen e javës së 30-të të Serie A, Como demonstroi formën e saj të shkëlqyer me një fitore bindëse...

Read moreDetails
Berisha i bën thirrje qytetarëve për protestën: Një ditë e rëndësishme për demokracinë në Shqipëri, merrni pjesë të gjithë në shesh.

Berisha i bën thirrje qytetarëve për protestën: Një ditë e rëndësishme për demokracinë në Shqipëri, merrni pjesë të gjithë në shesh.

March 22, 2026
Shpërthim i madh në Romë/ Tre ndërtesa të shembura, dy të plagosur rëndë

Shpërthim i madh në Romë/ Tre ndërtesa të shembura, dy të plagosur rëndë

March 22, 2026
162 të lënduar në Izrael/ Teherani reagon ndaj sulmeve në Natanz, Netanyahu: Të na bashkohen shtetet e tjera

162 të lënduar në Izrael/ Teherani reagon ndaj sulmeve në Natanz, Netanyahu: Të na bashkohen shtetet e tjera

March 22, 2026
Aksident fatal në Tiranë/ Një 28-vjeçar humb jetën pas përplasjes së motorit me barrierat e rrugës.

Aksident fatal në Tiranë/ Një 28-vjeçar humb jetën pas përplasjes së motorit me barrierat e rrugës.

March 22, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Fitorja me pesë gola ndaj Pizës e çon Comon në vendin e katërt, ndërsa ëndrrat për Ligën e Kampionëve bëhen më reale.

Fitorja me pesë gola ndaj Pizës e çon Comon në vendin e katërt, ndërsa ëndrrat për Ligën e Kampionëve bëhen më reale.

March 22, 2026
Berisha i bën thirrje qytetarëve për protestën: Një ditë e rëndësishme për demokracinë në Shqipëri, merrni pjesë të gjithë në shesh.

Berisha i bën thirrje qytetarëve për protestën: Një ditë e rëndësishme për demokracinë në Shqipëri, merrni pjesë të gjithë në shesh.

March 22, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al