Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Jemi gati t’i ofrojmë një kontratë të re, por..”, Duka zbulon negociatat me Sylvinho-n: Le t’i rritet vlera

Editor by Editor
November 30, 2023
in AKTUALITET, Sport, Vendi
0
“Jemi gati t’i ofrojmë një kontratë të re, por..”, Duka zbulon negociatat me Sylvinho-n: Le t’i rritet vlera
0
SHARES
34
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Armand Duka, presidenti i FSHF-së, i ftuar në News24, në emisionin Sport News, preku edhe temën Sylvinho. Duka foli me fjalë të mëdha për punën e bërë nga Sylvinho ndërsa zbuloi se çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim, është i gatshëm t’i ofrojë Sylvinho-s një kontratë të re?

-President, a do të rinovoni me Sylvinho-n?

Pa diskutim, Sylvinho ka meritën kryesore, ai është dirigjenti i stafit të tij, nuk është një staf i vogël pasi janë më shumë se 20 pjesëtarë, më të madhe se skuadra. Ai duhet t’i organizojë ata, t’i marrë maksimumin atyre, pastaj të organizojë edhe skuadrën, pra ka meritë kryesore, por jo më pak kanë meritë edhe ata që ai ka në menaxhim, dy asistët e tij, Doriva-Zabaleta, apo Bulkun dhe Salihin, trajneri i portierëve dhe gjithë të tjerët. Ne e vlerësojmë maksimalisht atë që ka bërë ai dhe stafi i tij. Nuk është se kemi qenë të sigurt, kemi besuar tek ai, por nuk ka qenë e lehtë të besoje te një trajner jo me shumë eksperiencë, te besosh vetëm te takimet dhe intervistat me të. Thënë këto, vlerësimet maksimale, do të thotë që predispozita jonë është të vazhdojmë bashkëpunimin me Sylvinho-n, por realisht nuk e kemi diskutuar deri më tani. Besoj që në ditët në vijim ne do t’i ofrojmë rinovimin e kontratës edhe pas Evropianit. Dikush më pyeti që nxitoni, se Shqipëria do të arrijë rezultate fantastike në Evropian dhe pastaj do t’i rritet çmimi shumë. Unë them që ne të arrijmë një herë rezultatet pastaj le t’i rritet çmimi

-Më bëri përshtypje një shkrim i gazetës “Sport” në Spanjë, Sylvinho po fiton kuota me Shqipërinë, rimëkëmbi karrierën e tij, a i druheni ofertave të shumta që mund të vijnë për të?

Nuk kam pse i druhem, përkundrazi jam i lumtur që çdo kusht që punon me ne, si futbollist, si trajner, të vlerësohen, të marrin vlera më shumë pasi është kënaqësi për ne. Nuk kam as droje e as frikë që ky lloj bashkëpunimi do të ndryshojë.

Previous Post

Rrëfehet i penduari “i drogës”: Konkurrencë mes shqiptarëve dhe italianëve për territoret

Next Post

Europol aksion në të gjithë Evropën, mbi 500 të arrestuar

Next Post
Europol aksion në të gjithë Evropën, mbi 500 të arrestuar

Europol aksion në të gjithë Evropën, mbi 500 të arrestuar

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al