Saturday, June 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rama kërkon hapjen e dosjes së 21 Janarit: Urdhrin për vrasjet e dha qeveria

Editor by Editor
November 15, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Rama kërkon hapjen e dosjes së 21 Janarit: Urdhrin për vrasjet e dha qeveria
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama kërkoi ditën e sotme rihetimin e dosjes së 21 Janarit, ku u vranë katër protestues. Dje Gjykata e Strasburgut deklaroi se Aleks Nikën, njërin nga personat që humbi jetën atë ditë, e vrau shteti dhe Shqipëria dështoi ta zbardhte. Kreu i qeverisë deklaroi se ky është një krim me urdhër të drejtpërdrejtë qeverie, teksa atë kohë në karrigen e tij ishte Sali Berisha dhe ministër i Brendshëm, Lulzim Basha.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F857122469538374%2F&show_text=false&width=560&t=0

“Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, më e larta e të gjitha vendeve Europiane, dhe vendimet e asaj gjykate janë udhërrëfyes për Europën. Gjykata dje nxori vendimin duke, praktikisht, rrëzuar të gjithë procesin farsë që është zhvilluar në Shqipëri për 21 Janarin dhe duke nënvizuar, atë që është më elementarja, do të ishte gjykuar zinxhiri i komandimit. 

Nuk është fjala, cili nga plumbat, që dolën nga foletë e armëve vrau dhe cili nuk vrau. Janë qëlluar pafundësi plumbash ndaj protestuesish që nuk paraqitnin asnjë rrezik për askënd. Dhe prandaj çështja është si ka mundësi, që pushkët e shtetit vranë qytetarë të këtij shteti dhe si ka mundësi pasi u vranë si pasojë e hapjes së një zjarri të komanduar nga maja e zinxhirit. 

Ky vend nuk ka asnjë lloj drejtësie të drejtë, por rivrasje të dytë, poshtërim të familjeve, që humbën njerëzit e tyre. Ky vendim është mëshirimi më konkret, që drejtësia mund të vonojë, por drejtësia nuk harron. Është një krim shtetëror, me urdhër të drejtpërdrejtë qeverie” tha ai.

Previous Post

Në 1 Dhjetor merret vendimi për Kejvina Kthjellën

Next Post

“Buxheti miratohet në klube bakllavaje”, Berisha: Aksioni i opozitës, qëndresë pa kthim

Next Post
“Buxheti miratohet në klube bakllavaje”, Berisha: Aksioni i opozitës, qëndresë pa kthim

“Buxheti miratohet në klube bakllavaje”, Berisha: Aksioni i opozitës, qëndresë pa kthim

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al