Saturday, June 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Në 1 Dhjetor merret vendimi për Kejvina Kthjellën

Editor by Editor
November 15, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Në 1 Dhjetor merret vendimi për Kejvina Kthjellën
0
SHARES
49
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata ka caktuar datën 1 dhjetor, kur pritet që SPAK të shpallë pretencën për Redjan Rrajën dhe Kejvina Kthellën. Çështja është për sekuestrim pasurish, ku nga hetimet, SPAK kërkon sekuestrimin edhe të një automjeti që ishte në përdorim nga Kejvina Kthella. Vetë Rraja, i ka mohuar vazhdimisht dyshimet se ka lidhje me automjetin tip “Audi” , që SPAK i ka sekuestruar modeles Kejvina Kthjella.

Redjan Rrajës i janë sekuestruar disa pasuri, mes të cilave përveç makinës, edhe  1 apartament, 2 garazhe, 2 makina, dy pasuri truall me sipërfaqe 30 m2 dhe 127.5 m2, një orë ‘Rolex’ dhe si dhe 2750 euro, teksa SPAK kërkon konfiskimin dhe kalimin e tyre shtetit.

Në korrik të këtij viti, Redjan Rraja u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizua për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 1 nëntor të vitit 2019.

38-vjeçari u dënua si njëri nga dy ekzekutorët që qëlluan me breshëri në drejtim të automjetit në të cilin po udhëtonte prokurori Ndoja dhe Pëllumb Muharremi,i njohur si Rrumi i Shijakut, të cilët konsiderohen si shënjestra të atentatit.

Të dy mbetën të plagosur, ndërkohë që u vra ish-polici Andi Maloku, i cili ishte shofer i prokurorit. Si provë kundër Rrajës, SPAK deklaroi ADN-në e përftuar nga një gjurmë papilare, të lënë në syzet e harruara pikërisht në mjetin e braktisur nga vrasësit.

Veç Rrajës, Gjykata e Posaçme vendosi 35 vite burg për Ariol Halilajn. Ai është bashkëpunëtori dhe personi kyç që ka ndihmuar Rrajën dhe ekzekutorin e dytë ende të paidentifikuar duke i larguar me makinën e tij, pasi ata braktisën në fshatin Shkafanë, automjetin me të cilin kryen krimin./ TCH

Previous Post

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Kuçovës me akuzën për falsifikim të formularëve!

Next Post

Rama kërkon hapjen e dosjes së 21 Janarit: Urdhrin për vrasjet e dha qeveria

Next Post
Rama kërkon hapjen e dosjes së 21 Janarit: Urdhrin për vrasjet e dha qeveria

Rama kërkon hapjen e dosjes së 21 Janarit: Urdhrin për vrasjet e dha qeveria

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al