Saturday, June 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Kuçovës me akuzën për falsifikim të formularëve!

Editor by Editor
November 15, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Kuçovës me akuzën për falsifikim të formularëve!
0
SHARES
30
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari, me akuzën për falsifikim të formularëve. 

Kreshnik Hajdarit i është komunikuar akuza, neni 190/2 i K.Penal për falsifikimin e formularëve.

Një ditë më parë, Hajdari i shpëtoi heqjes së mandatit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa sot pozita e tij është vështirësuar me komunikimin e akuzës nga prokurorët e SPAK.

SPAK e thirri Hajdarin, dy ditë pasi Prokuroria, nëpërmjet një shkrese, njoftoi se ai është dënuar në Greqi në vitin 1999, fakt që nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit. Sipas Prokurorisë, Hajdari rezulton që në 23 qershor të vitit 1999 është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së parë të Janinës për hyrje në territorin grek pa leje.

Nga verifikimet e Prokurorisë, gjithashtu konfirmuar nga ministria e Drejtësisë greke, Kreshnik Hajdari rezulton i bashkëgjykuar i mitur dhe është dënuar me “masa riedukuese e qortimit”. Sipas drejtësisë greke, i pandehuri në atë kohë me statusin punëtor, ka qenë i pranishëm në procesin gjyqësor. Kjo çështje u shqyrtua një ditë më parë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Tre juristët e koalicionit “Bashkë Fitojnë”, thanë se mjaftonte mos deklarimi në formularin e dekriminalizimit të dëbimit të zotit Hajdari në vitin 1999 nga Greqia për t’i ndërprerë mandatin. Madje ata ngulmuan se ai kishte konsumuar edhe një vepër penale.

Por, në fund, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi shpjegoi se KQZ për të tilla raste tashmë e ka një praktikë të konsoliduar, duke vlerësuar se nuk ka një shkak ligjor që kryetarit bashkisë Kuçovë t’i ndërpritet mandati./tch

Previous Post

Vritet me thikë 26-vjeçari shqiptar në Angli

Next Post

Në 1 Dhjetor merret vendimi për Kejvina Kthjellën

Next Post
Në 1 Dhjetor merret vendimi për Kejvina Kthjellën

Në 1 Dhjetor merret vendimi për Kejvina Kthjellën

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al