Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sylvinho në “skanerin” UEFA, Federata Europiane e Futbollit reportazh për brazilianin

Editor by Editor
November 15, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Sport
0
Sylvinho në “skanerin” UEFA, Federata Europiane e Futbollit reportazh për brazilianin
0
SHARES
23
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Një ditë pune me Silvinjon”, në kanalin e saj zyrtar UEFA i ka dedikuar një reportazh të veçantë Kombëtares Shqiptare dhe trajnerit Sylvio Mendes Campos Junior. Momenti dhe edicioni kualifikues shumë i mirë i Kombëtares kuqezi, por edhe puna fantastike e teknikut brazilian nuk ka kaluar pa u vënë re.

Reportazhi në faqen zyrtare të UEFA-s nis me një përshkrim të karrierës së Silvinjos si lojtar dhe trajner që ka kontribuar në disa vende të Europës dhe në Brazil, vendlindjen e tij.

Trajneri Silvinjo tregon në kanalin zyrtarë të UEFA-s ndjesitë  si timonier i Shqipërisë dhe shton se të përfaqësosh një komb është shumë speciale për lojtarët dhe trajnerin.

“Lojtarët duhet ta shijojnë dhe të jenë krenarë që përfaqësojnë vendin e tyre, kjo është mënyra e të punuarit. Megjithatë kur përfaqëson vendin, gjërat ndryshojnë dhe nuk është e njëjta mënyrë tradicionale e të punuarit. Ti e di që ke shumë përgjegjësi për të luajtur dhe gjithçka duhet të bëhet me zemër, sepse përfaqëson kombin. Kjo është diçka speciale për lojtarët dhe për trajnerin”

Reportazhi i Uefa-s vijon me organizimin e punës nga trajneri Silvinjo dhe stafi i tij, ndërtimi i programit stërvitor, diskutime me lojtarët ku gjithmonë mbizotëron atmosfera pozitive.

Në vijim UEFA vlerëson Shqipërinë dhe e cilëson rrugëtimin e saj në këtë edicion kualifikues shumë të mirë. Ndeshja e radhës me Moldavinë shihet si një finale, pasi Shqipëria mund të sigurojë për herë të dytë në histori finalet e një turne madhor, Europianin “Gjermani 2024”.

Në karrierën e tij si lojtar, Silvinjo ka luajtur nën drejtimin e Pep Guardiolës dhe Arsen Wenger,  dy nga trajnerët më të mirë të historisë. Në reportazhin e UEFA-s Silvinjo i cilëson ata si të jashtëzakonshëm.

“Guardiola dhe Wenger janë të jashtëzakonshëm. Nuk pretendoj të bëhem si ata. Bëj punën time si e mendoj unë. Futbolli ka ndryshuar shumë, por unë besoj tek organizimi i një ekipi”.

Pjesë e reportazhit të UEFA-s është edhe Elseid Hysaj. Fillimisht mbrojtësi kuqezi jep mendimin e tij për Silvinjon, duke e cilësuar si një nga trajnerët e tij të preferuar.

“E ndjek shumë, pasi është një trajner që na ka dhënë shumë dhe po na ndihmon gjithmonë. Është shumë energjik dhe na jep shumë pozitivitet si grup. Kishim shumë nevojë për këtë, pasi kemi pasur disa kohë kur nuk kishim shumë atmosferë pozitive si skuadër dhe kishim nevojë për një trajner si Sylvinho për të kaluar momentin e vështirë. Tani është padyshim një nga trajnerët e mi të preferuar”, shprehet Hysaj.

Gjatë një bashkëbisedimi me trajnerin Silvinjo, Elseid Hysaj pyet trajnerin për evolucionin e rolit të mbrojtësit të krahut, por edhe për ndryshimin mes tyre.

“Ka ndryshuar disi, pasi dikur nuk ishte aq taktik. Sot ka shumë taktikë në mënyrën e interpretimit të këtij roli. Lëviz, futu brenda, largoje topin jashtë zonës, mos e lër të afrohet këtu, e të tjera këshilla taktike. Sigurisht taktika është e rëndësishme, por atëherë ishte më shumë një lojë kombinimesh. Ti je shumë më agresiv dhe shumë më i fortë fizikisht. Në duelet një kundër një je shumë më mirë, pasi unë nuk i preferoja shumë”, shprehet Silvinjo.

Reportazhi i UEFA-s dedikuar ecurisë fantastike të Shqipërisë dhe trajnerit të saj Silvinjo mbyllet me fjalën e këtij të fundit, i cili thotë se në Kombëtare çdo gjë  bëhet me zemër pasi prezantojnë vendin në arenën Europiane dhe atë Botërore.  Në fund mesazhi i Sylvinhos është i qartë: Gjithmonë besoni te lojtarët. /FSHF

Reportazhi i plotë:

Previous Post

Plagosi me thikë ish-kryebashkiakun Fredi Kokoneshi dhe shoferin e tij/ Prokuroria çon në gjyq Orges Xhelilin

Next Post

Më në fund merr jetë hekurudha Durrës-Prishtinë, shpallet fituesi i projektit

Next Post
Më në fund merr jetë hekurudha Durrës-Prishtinë, shpallet fituesi i projektit

Më në fund merr jetë hekurudha Durrës-Prishtinë, shpallet fituesi i projektit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Miliona lekë dëm buxhetit të shtetit nga importi i mallrave, KLSH zbardh skemën e abuzimit në doganën e Rinasit

Miliona lekë dëm buxhetit të shtetit nga importi i mallrave, KLSH zbardh skemën e abuzimit në doganën e Rinasit

June 17, 2025
Anti-turizmi po përhapet në të gjithë Evropën/ The Telegraph: Edhe shqiptarët do t’i bashkohen demonstratës

Anti-turizmi po përhapet në të gjithë Evropën/ The Telegraph: Edhe shqiptarët do t’i bashkohen demonstratës

June 17, 2025
Irani paralajmëron banorët e Tel Avivit dhe Haifës të evakuohen: Një operacion ndëshkues do të kryhet së shpejti

Irani paralajmëron banorët e Tel Avivit dhe Haifës të evakuohen: Një operacion ndëshkues do të kryhet së shpejti

June 17, 2025
“Nuk krahasohen me gjërat e konceptuara dhe të prodhuara nga ne!” Trump: Kemi kontrollin e plotë të qiellit iranian

AKTUALITET

Miliona lekë dëm buxhetit të shtetit nga importi i mallrave, KLSH zbardh skemën e abuzimit në doganën e Rinasit

by Editor
June 17, 2025
0

TIRANA- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar raportin e auditimin të kryer në doganën e aeroportit të Rinasit. Sipas raportit,...

Read moreDetails
Anti-turizmi po përhapet në të gjithë Evropën/ The Telegraph: Edhe shqiptarët do t’i bashkohen demonstratës

Anti-turizmi po përhapet në të gjithë Evropën/ The Telegraph: Edhe shqiptarët do t’i bashkohen demonstratës

June 17, 2025
Irani paralajmëron banorët e Tel Avivit dhe Haifës të evakuohen: Një operacion ndëshkues do të kryhet së shpejti

Irani paralajmëron banorët e Tel Avivit dhe Haifës të evakuohen: Një operacion ndëshkues do të kryhet së shpejti

June 17, 2025
“Nuk krahasohen me gjërat e konceptuara dhe të prodhuara nga ne!” Trump: Kemi kontrollin e plotë të qiellit iranian

“Nuk krahasohen me gjërat e konceptuara dhe të prodhuara nga ne!” Trump: Kemi kontrollin e plotë të qiellit iranian

June 17, 2025
“Ai është një shënjestër e lehtë!” Trump: E dimë se ku është udhëheqësi iranian! Nuk do ta vrasim, të paktën për momentin

“Ai është një shënjestër e lehtë!” Trump: E dimë se ku është udhëheqësi iranian! Nuk do ta vrasim, të paktën për momentin

June 17, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Miliona lekë dëm buxhetit të shtetit nga importi i mallrave, KLSH zbardh skemën e abuzimit në doganën e Rinasit

Miliona lekë dëm buxhetit të shtetit nga importi i mallrave, KLSH zbardh skemën e abuzimit në doganën e Rinasit

June 17, 2025
Anti-turizmi po përhapet në të gjithë Evropën/ The Telegraph: Edhe shqiptarët do t’i bashkohen demonstratës

Anti-turizmi po përhapet në të gjithë Evropën/ The Telegraph: Edhe shqiptarët do t’i bashkohen demonstratës

June 17, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al