Friday, June 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sherri te “Kepi i Rodonit”, banori i fshatit: Mark Frroku filloi konfliktin me sharje dhe grushte

Editor by Editor
November 15, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Sherri te “Kepi i Rodonit”, banori i fshatit: Mark Frroku filloi konfliktin me sharje dhe grushte
0
SHARES
24
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tetë persona u arrestuan, një u procedua në gjendje të lirë dhe një tjetër vijon të jetë në kërkim pas sherrit masiv që ndodhi te Kepi i Rodonit në Durrës më 29 Tetor 2023 mes banorëve të fshatit Shetaj dhe përfaqësuesve të Kishës Françeskane për një konflikt pronësie.

Të gjithë personat e arrestuar u liruan më pas nga gjykata, me përjashtim të Besnik Tomës, i cili vijon të jetë në kërkim, të cilin policia e akuzon si të dyshuarin që qëlloi me armë në ajër.

Për emisionin “Uniko” kanë folur disa persona të përfshirë.

Bajram Kaculi, njëri prej banorëve të fshatit që fillimisht u arrestua, ka treguar se ish-deputeti Mark Frroku, si pronar i kompanisë që bënte rrethimin e tokës për llogari të Kishës Françeskane, filloi konfliktin me sharje e më pas degradoi në dhunë fizike.

“Ai ka qenë i pari që filloi konfliktin me sharje, me grushte, ai ka qenë, ne nuk e njihnim. Të tjerët e mbështesnin nga mbrapa. Ofendimet më të rënda. Nga sharje filluan direkt në grushte e çfarë të gjenin përtokë. Deri në momentin që shkrepi arma. Tek arma u ndamë se na kapi frika. Personi me armë u tërhoq mbrapa se e larguan dhe të vetët se e panë që u tensionua shumë situata. U largua në distancë nga trau 100 metra, zbrazi krejt karikatorin se kanë qëlluar, e ka zbrasur krejt karikatorin lart për të na trembur”, tregon Bajram Kaculi.

Kurse avokati i Kishës Françeskane, që ka përfaqësues në gjyq punëtorët për llogari të kishës, thotë Mark Frroku nuk ka ushtruar dhunë ndaj banorëve.

Spartak Koka: Ka ushtruar dhunë Mark Frroku ndaj banorëve?

Sokol Dedndreaj: Jo, jo.

Spartak Koka: Ka një pretendim që është qëlluar nga ana e Mark Frrokut me hekura?

Sokol Dedndreaj: Punonjësit e Mark Frrokut dhe Mark Frroku kanë shkuar në vendngjarje për të punuar dhe për të kryer punime. Dhe këto punime ai po i kryente në mënyrë vullnetare, nuk kanë qenë punime të mëdha, me marrëveshje të lidhur midis palëve. Kështu që ai nuk ka shkuar i përgatitur për luftë. Nëse ata kanë kundërvepruar, domethënë janë mbrojtur.

Spartak Koka: Në këtë rast mund të justifikohet si vetëmbrojtje?

Sokol Dedndreaj: Po vetëmbrojtje pa diskutim. Janë mbrojtur sepse jemi para një sulmi të qartë dhe një sulmi të fuqishëm, të gjithanshëm të disa personave kundër 4 personave./tvklan

Previous Post

Shqiptari u ekzekutua në makinë! Gazetari: Në Ekuador një vrasje kushton 300 Dollarë

Next Post

Gjykata e Lartë “godet” planin e qeverisë britanike: Deportimet e emigrantëve në Ruandë të paligjshme dhe të rrezikshme

Next Post
Gjykata e Lartë “godet” planin e qeverisë britanike: Deportimet e emigrantëve në Ruandë të paligjshme dhe të rrezikshme

Gjykata e Lartë “godet” planin e qeverisë britanike: Deportimet e emigrantëve në Ruandë të paligjshme dhe të rrezikshme

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al