Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet dhe ka përcjellë në Prokurorinë e Tiranës dosjen për 4 efektivë i Komisariatit nr. 1, në lidhje me ngjarjen e rëndë në kopshtin privat “Stinët”, ku në rrethana të mistershme 3-vjeçarja theu këmbën.
Bëhet fjalë për 3 efektivët e pezulluar nga policia Rustem Dervishi, Ylli Çako dhe Ergys Brahimaj dhe një i katërt që ditën e denoncimit ka qenë i gatshëm. Të katërt janë nën akuzë për shpërdorim detyre dhe gjatë marrjes në pyetje kanë pranuar se e kanë neglizhuar çështjen, duke thënë se do të vijonin hetimin të nesërmen dhe në vijim.
Megjithatë, AMP ka dyshime të forta se efektivët nuk kanë verifikuar sipas ligjit dokumentacionet e kopshtit, siç rezultoi më vonë i palicensuar Ministria e Arsimit. Hetuesit po vijojnë hetimet për të parë nëse efektivët e akuzuar kanë përfituar ryshfet për të lehtësuar pozitat e pronarëve të kopshtit privat nga. Kjo mbetet në kuadër të dyshimeve fillestare pasi për momentin nuk ka prova për ngritje akuze.
Sipas disa burime konfidenciale dyshohet se zv/shef i Komisariatit nr.1 në kryeqytet Rustem Dervishi, ka fshehur ngajrjen në këmbim të një shume të majme parash që dyshohet se i ka marr nga familjarë të edukatores Majlinda Dehima. Për Dervishin burimet flasin si një person që kryen gjobëvënien ndaj personave që kap në shkelje apo në momentet që kryejnë krime të ndryshe, dhe në në këmbim të parave Rustem Dervishi i lë të lirë. Zv/shef i Komisariatit nr.1 akuzohet edhe si i inkriminuar dhe i lidhur me persona që kryejnë aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit në territorit që mbulon komisariati nr.1. Poashtu thuhet se Dervishi merr prej pikave të ndryshe të basteve shuma të konsiderueshme mujore që ato të zhvillojnë aktivitetin të qetë.
Komisar Rustem Dervishi dyshohet po ashtu se kryen ngacmime seksuale ndaj punonjëve të policisë femra që punojnë pranë komisariatit nr.1 dhe këto veprime janë shumë të rënda që person i tillë të qendroj ende në radhët e policisë shtetit.
Policia duhet të jetë shembull në sjellje dhe respektim të ligjit por në Shqipëri ndodh e kundërta.
Kohët e fundit janë shtuar rastet kur policët dhunojnë njëri-tjetrin, madje shpesh herë bëhen subjekt për sjellje aspak dinjitoz që ul besimin e qytetarëve ndaj uniformat blu. Jo pak herë efektivët e policisë shfaqin sjellje manjake ndaj vajzave në kryeqytet duke thyer çdo normë morale të uniformave blu.
Disa kohë më parë në media janë publikuar disa mesazhe seksiste me të cilat komunikojnë mes tyre shefat e komisariatit nr. 1 në Tiranë ku ndërmjet tyre ishte edhe komisari i korruptuar Rustem Dervishi.
Bëhet fjalë për një vajzë të humbur, ndërsa shefat në komunikimin e tyre në Whatsapp flasin për të me komente seksiste, të publikuara nga JOQ
Sipas asaj që shkruhet në chat vajza është vetëm 18 vjeç, ndërsa ndaj saj komentohet “ça modeli është” dhe “shihe nga parakolpi”.
“Shikoje nga parakolpi”!
Kjo është shprehja seksiste e përdorur nga Kreu i Komisariatit Nr.1 Petrit Halo, në përgjigje të pyetjes së efektives Ina Nuka, e cila me ironi i drejtohet duke thënë “çfarë vit prodhimi është shef”, për foton e një vajze të mitur (të ditëlindjes 2005), që është denoncuar e zhdukur nga familja e saj.
Komentet sesksiste dhe gjuha fyese e Halos dhe Nukës pasojnë një njoftim në grupin e “Whats App-it” të Komisariatit Nr.1 të policisë së shtetit, që vjen nga Shefi i Krimeve Rustem Dervishi, i cili fillimisht shkruan: “Kjo vajzë është larguar nga banesa dhe nëse konstatohet, të shoqërohet në komisariatin më të afërt”.
Tre punonjësit e policisë më pas nisin të bëjnë komente mbi moshën dhe fizikun e vajzës së mitur dhe në një lojë “hidh e prit” denigrojnë të renë e zhdukur, me Rustemajn që i përgjigjet Nukës dhe Halos duke thënë se ajo duket “modeli i fundit”.
Këto skandale dhe afera të përsëritura nga komisari Rustem Dervishi e njollin më tëj uniformën e policisë dhe i ulin besim “deri në fund të këmbëve” tek qytetarët. Në mendjet e qytetarëve qarkullon çdo ditë dyshimi sesi një punonjës policie me gradën komisar si Rustem Dervishi qendron ende në radhët e policisë dhe si është e mundur që ndaj tij nuk merret një masë e rëndë ndëshkimore deri në largim nga radhët e policisë.