Saturday, November 8, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kush është miku i Aldo Bares i arrestuar për trafikun e 300 kg drogë, iu sekuestruan dhe 2 resorte

Editor by Editor
November 3, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Kush është miku i Aldo Bares i arrestuar për trafikun e 300 kg drogë, iu sekuestruan dhe 2 resorte
0
SHARES
27
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia ka njoftuar arrestimin e një 55-vjeçari, i cili akuzohet se ka bashkëpunuar me babë e bir, shtetasit I.O. dhe K.O. për trafikimin e 300 kg lëndë narkotikësh më 17 shtator të këtij viti në doganën e Malit të Zi.

Në pranga është vënë shtetasi Emiljano Burba nga Tirana, i cili njihet si miku i Aldo Bares. 55-vjeçari është kapur nga unfirmat blu në qytetin e Sarandës, teksa ishte i shpallur në kërkim që prej shtatorit.

Droga u zbulua nënjë kamion të ngarkuar me dërrasa dhe me paleta që kishin destinacion Austrinë. Pas gjetjes së drogës u arrestuan baba e bir, përkatësisht shtetasit me iniciale I. O. dhe K. O. Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur këtë veprimtari kriminale, si dhe për të identifikuar dhe arrestuar të gjithë shtetasit e implikuar në të.

Emiljan Burbës në shkurt të këtij viti iu sekuestruan dhe dy resorte në Sarandë, një kamion dhe një rimorkio në vlerë 3 milionë euro, që dyshohet se rrjedhnin nga veprimtaria kriminale e 55-vjeçarit të dënuar në Itali, me 21 vjet burgim, për trafik droge.

“Ky shtetas është ndaluar në Tiranë, në vitin 2014, dhe është ekstraduar në Itali, pasi Gjykata e Apelit në Torino, Itali, e ka dënuar me 21 vjet burgim, për trafik droge” – thuhej në njoftimin e Policisë.

Por, në retrospektive të fakteve që pasuan historinë e Burbës, në janarin e një viti më pas, u tha se ai e mundi Prokurorinë e Torinos me anën e një avokati italian dhe fitoi lirinë. Bëhet fjalë për janarin e vitit 2015. Burba në kohën kur pretendohej se kishte konsumuar veprën penale, që daton një operacion të forcave të policisë italiane në vitin e largët 2006, ai konsiderohej si krahu i djathtë i Aldo Bares, por më pas Gjykata e Torinos nuk mundi ta mbante në qeli.

Njoftimi:

Hetimet e thelluara bëjnë të mundur identifikimin dhe vënien në pranga të një 55-vjeçari që dyshohet se bashkëpunoi me 2 shtetas të tjerë, për të trafikuar rreth 300 kg lëndë narkotike cannabis sativa që u sekuestrua në doganën e Malit të Zi.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Policinë malazeze, më datë 17.09.2023, u vunë në pranga 2 shtetasit (babë e bir) të cilët e transportonin drogën, me një kamion të ngarkuar me dërrasa dhe me paleta që kishin destinacion Austrinë.

Në vijim të hetimeve të thelluara, të ndjekura në koordinim me Policinë e Malit të Zi dhe në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, për një rast të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, ndaluan shtetasin E. B., 55 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 55-vjeçari i ndaluar nga Policia, në Sarandë, ka bashkëpunuar me 2 shtetasit e arrestuar I. O. dhe K. O. (babë e bir), gjatë tentativës për të trafikuar rreth 300 kg lëndë narkotike cannabis sativa që u sekuestruan më datë 17.09.2023, në doganën e Malit të Zi.

Vijojnë hetimet për të zbardhur këtë veprimtari kriminale, si dhe për të identifikuar dhe arrestuar të gjithë shtetasit e implikuar në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionittë Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Në 20 Nëntor Shqipëria ka festë! Biletat shiten për 2 orë

Next Post

“Atje nuk të flet njeri me gojë, harron emrin!”, Kosta Kamberi tregon per jeten ne Amerike: Nuk ke c’e do mireqenien po nuk..

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Nesër zhvillohen zgjedhjet, fillon shpërndarja e materialeve në Vlorë.

Nesër zhvillohen zgjedhjet, fillon shpërndarja e materialeve në Vlorë.

November 8, 2025
Kategoria e Parë: Laçi ndan pikët me Besën pa gola, Kukësi humbet sërish ndaj Korabit dhe mbetet në fund të tabelës (Rezultatet + Renditja)

Kategoria e Parë: Laçi ndan pikët me Besën pa gola, Kukësi humbet sërish ndaj Korabit dhe mbetet në fund të tabelës (Rezultatet + Renditja)

November 8, 2025
Policia greke po heton rastin e zhdukjes së një punëtori shqiptar, i cili u gjet i lidhur dhe i djegur në pjesën e pasme të makinës.

Policia greke po heton rastin e zhdukjes së një punëtori shqiptar, i cili u gjet i lidhur dhe i djegur në pjesën e pasme të makinës.

November 8, 2025
Tre vajza u arrestuan në Paris, dyshohet se kishin planifikuar një sulm terrorist.

Tre vajza u arrestuan në Paris, dyshohet se kishin planifikuar një sulm terrorist.

November 8, 2025
Nesër zhvillohen zgjedhjet, fillon shpërndarja e materialeve në Vlorë.
LAJME

Nesër zhvillohen zgjedhjet, fillon shpërndarja e materialeve në Vlorë.

by timoni.al
November 8, 2025
0

Ka nisur shpërndarja e materialeve në KZAZ nr. 84 të Bashkisë së Vlorës, sipas njoftimit të kryetarit të kësaj KZAZ-je,...

Read moreDetails
Kategoria e Parë: Laçi ndan pikët me Besën pa gola, Kukësi humbet sërish ndaj Korabit dhe mbetet në fund të tabelës (Rezultatet + Renditja)

Kategoria e Parë: Laçi ndan pikët me Besën pa gola, Kukësi humbet sërish ndaj Korabit dhe mbetet në fund të tabelës (Rezultatet + Renditja)

November 8, 2025
Policia greke po heton rastin e zhdukjes së një punëtori shqiptar, i cili u gjet i lidhur dhe i djegur në pjesën e pasme të makinës.

Policia greke po heton rastin e zhdukjes së një punëtori shqiptar, i cili u gjet i lidhur dhe i djegur në pjesën e pasme të makinës.

November 8, 2025
Tre vajza u arrestuan në Paris, dyshohet se kishin planifikuar një sulm terrorist.

Tre vajza u arrestuan në Paris, dyshohet se kishin planifikuar një sulm terrorist.

November 8, 2025
Opinion: Pavarësisht nga dyshimet tuaja, Perëndia e transformoi në të mirë.

Opinion: Pavarësisht nga dyshimet tuaja, Perëndia e transformoi në të mirë.

November 8, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nesër zhvillohen zgjedhjet, fillon shpërndarja e materialeve në Vlorë.

Nesër zhvillohen zgjedhjet, fillon shpërndarja e materialeve në Vlorë.

November 8, 2025
Kategoria e Parë: Laçi ndan pikët me Besën pa gola, Kukësi humbet sërish ndaj Korabit dhe mbetet në fund të tabelës (Rezultatet + Renditja)

Kategoria e Parë: Laçi ndan pikët me Besën pa gola, Kukësi humbet sërish ndaj Korabit dhe mbetet në fund të tabelës (Rezultatet + Renditja)

November 8, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al