Friday, June 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Masat e sigurisë të paligjshme”, Berisha: Gjyqtarja mercenare e Ramës, avokatja “enveriste”

Editor by Editor
October 27, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
“Masat e sigurisë të paligjshme”, Berisha: Gjyqtarja mercenare e Ramës, avokatja “enveriste”
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në konferencën me median, ish-kryeminisri Sali Berisha e quajti gjyqtaren Irena Gjoka një mercenare të kryeministrit Rama, ndërsa avokaten e caktuar nga shteti për ta mbrojtur para togave të zeza e përkufizoi si enveriste.

Berisha e cilëson si të paligjshëm urdhrin e gjykatës që e detyron atë të paraqitet dy herë në muaj para oficerit të policisë gjyqësore dhe i ndalon daljen nga territori i Shqipërisë.

“Urdhri i gjykatës është i paligjshëm. Ajo që më përfaqësoi mua aty, ishte fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe është e paligjshme. Këtë e bën vetëm Edi Rama me mercenarët e tij, nuk mund ta bëjë njeri kurrë. A e patë atë enveristen dje? Ç’ishte ajo mo? Ajo mirë e boll që nuk kishte nxjerrë Enver Hoxhën në shtrat,” tha Berisha.

Një koment pati për heshtjen e maxhorancës lidhur me hetimine ngritur ndaj tij, ndërsa vlerësoi Gazment Bardhitn për qëndrimin korrekt.

“Heshtja e maxhorancës është heshtja e kriminelit që hedh gurin dhe fsheh dorën. Grupi tjetër ka bërë një deklaratë të plotë si grup parlamentar dhe unë jam dakord me deklaratën që është bërë,” shtoi ish-kryeministri.

Berisha pohoi se aksioni opozitar do të vijojë dhe konfirmoi se është i koordinuar me të gjithë aleatët, përfshirë edhe me Ilir Metën.

“Aleatët e mbështesin plotësisht aksionin që nisëm. E kanë mbështetur dhe e mbështesin. Ky është një aksion opozitar që do bëhet uragan opozitar. Edhe nga Partia e Lirisë. Të gjithë bashkë, nuk kemi asgjë të ndarë. Vendimi është konsultuar paraprakisht me Partinë e Lirisë. Dhe vazhdojmë. Vazhdojmë betejën,” shtoi Berisha.

Kur pyetet për Lulzim Bashën, Berisha pati vetëm një koment.

“Pengu mbetet peng, brava mbetet bravë,” tha Berisha.

Previous Post

Makina përplas këmbësorin në mes të autostradës, niset drejt spitalit

Next Post

“Tortura me ujë të nxehtë”, rrëmbyen shqiptarët duke u zhvatur para, dënohet organizata e rrezikshme

Next Post
“Tortura me ujë të nxehtë”, rrëmbyen shqiptarët duke u zhvatur para, dënohet organizata e rrezikshme

“Tortura me ujë të nxehtë”, rrëmbyen shqiptarët duke u zhvatur para, dënohet organizata e rrezikshme

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al