Friday, June 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

GJKKO e la në burg, Jamarbër Malltezi ankimon vendimin

Editor by Editor
October 27, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
GJKKO e la në burg, Jamarbër Malltezi ankimon vendimin
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Jamarbër Malltezi ka ankimuar vendimin e gjykatës për masën e sigurisë dhënë ndaj tij, “arrest me burg”.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha u arrestua nga autoritetet në datën 21 tetor në aeroportin e Rinasit, ndërsa akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani” në kryeqytet.

Nga ana tjetër, për biznesminin Fatmir Bektashi SPAK vendosi “detyrim paraqitje.

Për ish-kryemnistrin Sali Berisha, në seancën e një dite më parë, masa mbeti e pandryshuar, duke e lënë “detyrim paraqitje” si dhe kufizim të lëvizjes jashtë Shqipërisë.

Kujtojmë se, SPAK, Berisha cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, ka kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtëpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi.

Gjithashtu, në njoftimin e SPAK thuhet se nga ana e Berishës, janë kryer veprime aktive për kryerjen e kontrolleve administrative, me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhërave konkrete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, po në favor të Malltezit.

SPAK thekson se Berisha i ka vënë në dispozicion dhëndrit të tij privatizimin e pronës shtetërore.

Të gjitha përfitimet monetare, që ka marrë Malltezi në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, të llogaritura në total në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro.

Sipas SPAK, Malltezi në bashkëpunim Fatmir Bektashin ka konsumuar veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal, duke u paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar, duke kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, për të fshehur origjinën dhe marrë përfitimin monetar në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro, (përfitim i paligjshëm) duke e paraqitur si e ardhur e ligjshme e siguruar nga investimi në veprimtari në ekonomike.

Previous Post

EMRI/ Iu gjet kokainë dhe shuma parash në makinë, arrestohet nipi i Rrahman Rrajës

Next Post

Ahmetaj në arrati/ Artan Hoxha: Ka aplikuar për leje qëndrimi në…

Next Post
Ahmetaj në arrati/ Artan Hoxha: Ka aplikuar për leje qëndrimi në…

Ahmetaj në arrati/ Artan Hoxha: Ka aplikuar për leje qëndrimi në…

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al