Në foton më poshtë po shikoni mjekun gjinekolog të Librazhdit, Kujtim Albrahimi. Kjo foto përbën shkelje të rëndë dhe dënohet deri me burgim. Pas arrestimit të dhëndrit të Berishës, SPAK duhet të shkoj deri në Librazhd. Faktet po ia sjellim neve në këtë lajm.

Mjekët e Shqipërisë jo në pak raste janë kapur që shkelin hapur ligjin duke sfiduar institucionin e shtetit ku marrin rrogën pasi hapin klinika private dhe i detyrojnë pacientët që i janë drejtuar shtetit të bëjnë një kthesë të lehtë tek klinikat private të tyre. I tillë është rasti që vjen nga qyteti i Librazhdit me protagonist mjekun obstetër-gjinekolog Kujtim Albrahimi.

Gjinekologu ka mbetur i vetmi mjek në repartin e gjinekologjisë në spitalin e Librazhdit, dhe si i tillë, duke mos u mjaftuar vetëm me rrogën e shtetit ngjitur me spitalin e qytetit të Librazhdit ka hapur dhe një klinikë private si kabinet ekografie. Për disa ndoshta deri këtu është cdo gjë normale por teksa gazetarët tanë hulmtuan me thellë situata bëhet edhe më tragji-komike.
Në mungesë të një aparati ekografie në maternitetin e shtetit, gjinekologu Albrahimi në vitin 2014, duke pasur dhe interesin personal e blen me paratë e tij aparaturën e ekos dhe me një kontratë dhurimi me spitalin e Librazhdit e vendos ekon brënda në maternitet duke i zhvilluar aty vizitat gjinekologjike. Normalisht duke u paguar nën dorë nga pacientët për shërbimin e ekos.
(Foto e maternitetit të librazhdit)


Mirpo teksa vitet kalonin dhe babëzia e Albrahimit nuk kishte të sosur, ky i fundit vetëm para pak ditësh e transferon aparaturën e eko – grafisë në një ndërtesë tjetër, private, ngjitur me spitalin e Librazhdit duke i bërë aty të gjitha vizitat e konsultat e ndryshme përfshirë dhe eko-grafinë. Pra aparaturën e dhuruar para disa vitesh e merr sërisht mbrapsh dhe hap një klinikë private përballë spitalit të shtetit.
Një shkelje e hapur e kontratës pasi aparaturat e dhuruara kalojnë në inventarin e spitalit dhe nuk mund të merren mbrapsh nga dhuruesi pasi disa kohësh. Për të mbuluar këtë shkelje gazetarët tanë mësuan se Albrahimi pasi ka transferuar aparaturën nga shteti te privati, ka sjellë menjëherë në maternitetin e Librazhdit një aparaturë të vjetër që është jashtë funksionit por e ka lënë në maternitet thjesht për sy e faqe.
(Foto e klinikës private)


Teksa është transferuar në klinikën private, mejkun është e pamundur ta gjesh në maternitetin shtetëror edhe në orarin zyrtar kur është i detyruar të rrijë aty. Ligji nuk ndalon asnjë mjek apo infermier që të punojë në një klinikë private por jo në orarin zyrtar të punës që mjeku bën në shtet. Nga një hulumtim i thjeshtë që gazetarët e portalit tonë bënë, gjinekologun Kujtim Albrahimi e gjen nga ora 8:30 deri në orën 12:30 të paradites në klinikën e tij private.
(Foto e makines dhe e deres hapur)


Madje edhe kur pacientët fillimisht drejtohen në maternitetin e Librazhdit për një konsultë me mjekun, infermierët atje të tregojnë se gjinekologu nuk gjendet aty por mund ta gjesh tek klinika private pak më poshtë. Një shkelje flagrante kjo nga ana e mjekut që duket se as që shqetsohet fare nga kjo shkelje pasi mesa mësuan gazetarët tanë për gjithë këtë që bën mjeku, ‘bekimin’ e ka marrë nga drejtoresha e spitalit të Librazhdit Fatbardha Qatja.
Sipas burimeve konfidenciale për portalin tonë, ka qënë vetë drejtoresha Qatja e cila është emëruar në këtë post para pak muajsh, që i ka lënë fushë të lirë veprimi gjinekologut për të ushtruar aktivitetin e tij privat karshi spitalit në orarin kur mjeku duhet të ishte në spitalin e shtetit. Gjithashtu duke bërë edhe ‘një sy qorr dhe një vesh shurdh’ për trasnferimin dhe zëvëndësimin e ekos me një eko ‘sa për sy e faqe’.
Përvec profesionit të gjinekologut, Kujtim Albrahimi, para pak muajsh, në zgjedhjet vendore të 14 Majit u zgjodh dhe antar këshilli në këshillin bashkiak të Librazhdit dhe ky fakt duket se e ka favorizuar për të krijuar një afrimitet më shumë me drejtoreshën e spitalit që është njëherazi dhe kryetare e Partisë Socialiste të Librazhdit.
Përpost të gjitha shkeljeve ligjore që gjinekologu ka bërë ndër vite një skandal edhe më i madh përflitet për mjeku këto kohë në Librazhd. Jo në pak raste Albrahimi ka qënë në qëndër të vëmëndjes për shkelje të etikës dhe moralit si mjek gjinekolog dhe duket se historia vazhdon.
Një video incizim erotik me protagonist doktorin është shpërndarë këto ditë nëpërmjet rrjetit social whats up, ku Albrahimi shfaqet në momente intime me një femër në ambjentet e spitalit. Një shkelje shumë e rëndë për të cilën deri tani nuk është marrë asnjë masë për mjekun edhe pse video është bërë virale dhe i gjithë institucioni i spitalit Librazhd por edhe qyteti zien nga ky skandal.
Skandali shkon dhe më tej kur Albrahimi i zënë ngushtë nga fakti se emri i tij po përgojohet në qytet, ai në dy raste ka reaguar lidhur me gjithë thashethemet në drejtim të tij duke e rënduar edhe më shumë situatën dhe skandalin.
Në dy statuste në facebook-un e tij personal Albrahimi e ‘kap’ me njerzit që sipas tij duhet ti kontrrollojnë fjalët që nxjerrin nga goja njësoj si m.. që nxjerrin nga b… . Një fjalor tejet vulgar dhe jo i hijshëm për një mjek që paguhet pikërisht nga taksat e qytetarëve.
(Statusi i parë)

Ndësa në një status të dytë Albrahimi kalon cdo limit ku në shkelje të hapur të kodit të etikës shkrep disa foto me bebe të porsa lindura, duke ngritur gishtin e tij të mesit dhe të foshnjës gjithashtu si replikë ndaj gojëve të liga që përgojojnë mjekun në qytet. Fotot janë bruto pa asnjë filtër apo censurë në shkelje të hapur me cdo kod etij apo normë morale.
(Statusi i dytë)

Videon erotike që ka bërë xhiron në cdo telefon të qytetarëve librazhdas portali ynë e disponon por për arsye etike nuk po e publikojmë pasi pamjet nuk janë të përshtatshme. Thjesht me bërjen publike të këtij lajmi kërkojmë nga institucionet përkatëse të hetojnë lidhur me gjithë faktet dhe provat që kemi paraqitur, që doktorë të tillë të paskrupullt në moral dhe etikë, të pangopur nga lekët e popullit të varfër, të mos vazhdojnë më të mbajnë veshur uniformën e bardhë të mjekut.