Monday, June 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gjuha arbëreshe së shpejti në të gjitha shkollat e Kalabrisë

Editor by Editor
October 22, 2023
in AKTUALITET, SOCIALE, Vendi
0
Gjuha arbëreshe së shpejti në të gjitha shkollat e Kalabrisë
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Bajram Begaj, në ditën e dytë të vizitës në Kozenca të Kalabrisë u ndal edhe në “Spezzano Albanese”, ku u prit nga komuniteti arbëresh dhe autoritetet vendore.

Në takimet e zhvilluara me autoritetet vendore në “Spezzano Albanese”, kryetari i kësaj komune njoftoi iniciativën e përfshirjes së gjuhës arbëreshe në shkolla, nismë që iu premtua Begajt edhe nga përfaqësues të Rajonit të Kalabrisë për shndërrimin në promotor të zbatimit të këtij projekti nga Këshilli Rajonal i Kalabrisë.

Më pas Begaj zhvilloi në “San Demetrio Corone” një takim me kryetarët e bashkive dhe komunave arbëreshe, në prani edhe të prefektit të Kozenës.

Begaj vlerësoi solidaritetin e popujve të dy shteteve në çdo periudhë kritike si edhe rolin e kalabrezëve për ruajtjen e lidhjeve me atdheun e origjinës.

“Ky Kolegj ka nxitur diskutimin e temave të rëndësishme historike, që nga nevoja për liri e kombeve, te çështjet më bashkëkohore si ajo e domosdoshmërisë të bashkëjetesës ndërmjet kulturave. Kjo është një nga qendrat më të rëndësishme kulturore dhe arsimore në të gjithë Arbërinë italiane. 

Këtu u zhvillua veprimtaria e Institutit Ndërkombëtar të San Demetrio për Shqipërinë, i cili formësoi të rinjtë studentë nga vendi im dhe që edhe sot sheh mes lëndëve të tij mësimin e gjuhës shqipe. 

Nga Jeronim De Rada, që jepte gjuhën shqipe, deri te Anselmo Lorecchio, i cili ndihmoi në pranimin e shumë studentëve shqiptarë në këtë Kolegj, ju jeni një nga shembujt më frymëzues të kauzës për mbrojtjen e vlerave identitare,” shtoi më tej presidenti.

Previous Post

SPAK-u e “vuri nën shënjestër” bashkë me dhëndrin, policia brenda pallatit të Berishës

Next Post

DOSJA/ Si iu hap rrugë privatizimit të ish-kompleksit Partizani që çoi pas hekurave Malltezin dhe ortakun e tij, “detyrim paraqitje” për Berishën

Next Post
DOSJA/ Si iu hap rrugë privatizimit të ish-kompleksit Partizani që çoi pas hekurave Malltezin dhe ortakun e tij, “detyrim paraqitje” për Berishën

DOSJA/ Si iu hap rrugë privatizimit të ish-kompleksit Partizani që çoi pas hekurave Malltezin dhe ortakun e tij, “detyrim paraqitje” për Berishën

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al