Rrëmujë, sherr, akuza, por edhe këngë. Kjo është panorama që ofroi Kuvendi i Shqipërisë ditën e sotme mes kaosit dhe errësirës. Pasi bllokuan seancën e Kuvendit dhe stafi fiku dritat, deputetët e PD-së lëshuan nga telefonat tingujt e këngës “Mora Fjalë” kushtuar Adem Jasharit, që është hit në ndeshjet e kombëtares. Komisioni i Etikës vendosi përjashtimin me 10 ditë nga parlamenti të 26 deputetëve të opozitës.
Video Player