Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Na tha shihemi në darkë”, flasin familjarët e shqiptarit që u vra për një vend parkimi: Fëmijët duan babin, jo fotot

Editor by Editor
October 10, 2023
in AKTUALITET, SOCIALE, Vendi
0
“Na tha shihemi në darkë”, flasin familjarët e shqiptarit që u vra për një vend parkimi: Fëmijët duan babin, jo fotot
0
SHARES
21
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një muaj më parë një 39-vjeçar shqiptar u vra nga një i moshuar grek ndërs ndodhej në vendin e punës, dhe e gjitha për një vend parkimi.

Mediat greke sot kanë investuar familjen e shqiptarit, të cilët e ndiejnë më shumë se kurrë mungesën e të afërmit të tyre.

Në një intervistë për mediat greke, bashkëshortja e 39-vjeçarit ka treguar vështirësitë me të cilat po përballet, si dhe për tronditjen që kanë përjetuar tre fëmijët e saj nga humbja e të atit, dhe faktin që ata ende nuk e dinë mënyrën se si ai ndërroi jetë.

“Fëmijët e dinë që babi ka ikur, por jo si, sepse unë nuk jam gati”, shprehet e veja e 39-vjeçarit. “Ishte e çuditshme, sa herë ai puthte fëmijët dhe na përshëndeste, atë ditë na puthi dhe tha “shihemi përsëri në mbrëmje”, gjë që nuk ndodhi kurrë”, ka deklaruar ajo.

“Me kalimin e kohës mungesa e tij në shtëpi është gjithnjë e më e dukshme”, tha ajo, ndërsa ka treguar se fëmija i tyre i vogël po e ndjen edhe më shumë mungesën.

“I vogli sa herë shkon në shtrat për t’u shtrirë thotë “dua babin jo foton e tij”. Është shumë e vështirë për fëmijët”, tregon ajo, duke theksuar se “Vangjelis iku në moshën 39-vjeçare dhe fëmijët e mi po vuajnë”.

Ndërkohë vëllai i të ndjerit mes emocionesh ka treguar mungesën e të vëllait në familje dhe ditët e vështira që kanë kaluar, ndërsa ende e ka të vështirë ta pranojë humbjen e tij.

“Ai ishte shoku im më i mirë, babai im. Ishte gjithçka për mua”, është shprehur vëllai i 39-vjeçarit, duke theksuar se Vangelis ishte një njeri që kujdesej për familjen dhe punën e tij, dhe nuk kishte lënduar kurrë askënd.

“Ai shkonte në punë nga ora 8 e mëngjesit deri në 9 të natës për të ushqyer fëmijët e tij. Më mungon buzëqeshja e tij ”, deklaron ai me dhimbje, duke shtuar se do të bëjë gjithçka për të ndihmuar familjen e vëllait të tij të ndjerë.

Kujtojmë së ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 15 shtatorit, jashtë një parkingu në rrugën Praxitelous 147, ku viktima ka debatuar më një 65-vjeçar, ndërsa ky i fundit është ngjitur në banesën e tij, ka marrë pushkën dhe ka zbritur në rrugë, ku dhe e ka qëlluar shqiptarin dy herë në kokë.

Menjëherë pas ngjarjes, 68-vjeçari është dorëzuar në policinë greke. Viktima është dërguar fillimisht në spitalin e Zaneios, por fatkeqësisht nuk i ka shpëtuar dot plagëve të marra.

Previous Post

Kazerma e Alfred Pezës/ Si rifilloi diktatura e vjetër në RTSH

Next Post

“Maskat” vjedhin një biznes në Tiranë

Next Post
VIDEO/ Qindra gjoba të vëna, policia “ndëshkon” shoferët e pabindur/ Ja sa patenta janë pezulluar gjatë javës që lamë pas

“Maskat” vjedhin një biznes në Tiranë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al