Monday, June 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Kemi arsye të forta”! Dorëhiqen dy gjyqtarë që kishin në dorë dosjen e Fredi Belerit

Editor by Editor
October 9, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
“Kemi arsye të forta”! Dorëhiqen dy gjyqtarë që kishin në dorë dosjen e Fredi Belerit
0
SHARES
56
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy gjyqtarë të Durrësit kanë hequr dorë nga gjykimi i çështjes Beleri, e kthyer që nga muaji maj në një çështje me interes të lartë publik dhe diplomatik në marrëdhëniet mes vendit tonë dhe Greqisë. Prej 22 shtatorit, kërkesa e Belerit për leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës i kaloi gjykatës së Durrësit për moskompetencë nga Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krim të Organizuar.

Në pritje të gjykimit Fredi Beleri mbahet në Durrës, ndaj pas pranimit të kompetencës për shqyrtimin e çështjes, u hodh shorti për caktimin e gjyqtarit, po njëri pas tjetrit gjyqtarët Rexhep Bekteshi dhe Besjana Garxenaj, hoqën dorë nga shqyrtimi duke i kërkuar kryetarit të Gjykatës së shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës zëvendësimin me një gjyqtar tjetër.

Në të dyja rastet, gjyqtarët kanë vlerësuar me ndërgjegje se kanë shkaqe të arsyeshme për të mos shqyrtuar këtë çështje që konsiderohet tejet delikate për sistemin tonë gjyqësor. Gjyqtari Rexhep Bekteshi ka sjellë në vëmendje për tërheqjen e tij gjykimin e disa çështjeve me shtetas grekë, të cilat janë vënë në diskutim dhe po ashtu faktin se i biri është anëtar i Këshillit Bashkiak të Durrësit si përfaqësues i një force tjetër politike nga ajo e Belerit.

Ky argument i dytë është pranuar nga kryetari i gjykatës Paulin Çera i cili urdhëroi zëvendësimin e këtij gjyqtari me anë të shortit, por edhe gjyqtarja tjetër Besjana Garxenaj kërkoi të mos marrë pjesë në shqyrtim.

Ajo është nga Gjirokastra dhe familjarët e saj kanë pasur lidhje me një nga të vrarët në masakrën e Peshkëpisë, për të cilën akuzohet dhe Beleri. Rihedhja e shortit për herë të tretë ka përcaktuar gjyqtaren e radhës, Entela Shedula e cila nuk rezulton të ketë shkaqe të arsyeshme për të mos shqyrtuar çështjen e shumëdiskutuar këtë të martë./ TCH

Previous Post

“Ishte e premte, iku dhe s’u kthye më…”! Prindërit të tronditur! Zhduket gjimnazisti në Tiranë

Next Post

VIDEO/ Dëmtim “horror”, kapiteni i Sheffield mund të ketë përfunduar karrierën

Next Post
VIDEO/ Dëmtim “horror”, kapiteni i Sheffield mund të ketë përfunduar karrierën

VIDEO/ Dëmtim “horror”, kapiteni i Sheffield mund të ketë përfunduar karrierën

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al