Friday, December 19, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kjo pyetje e gazetares së famshme amerikane nxorri Vuçiçin nga binarët

Editor by Editor
October 3, 2023
in AKTUALITET, KOSOVA, Rajoni, Vendi
0
Kjo pyetje e gazetares së famshme amerikane nxorri Vuçiçin nga binarët
0
SHARES
46
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Christiane Amanpour, gazetarja e njohur e CNN intervistoi presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, lidhur me zhvillimet e fundit në veri tw Kosovës. Vuçiç pranoi se trupat ushtarake janë tërhequr nga kufiri mes dyja vendeve, pas thirrjeve nga SHBA dhe BE, teksa u justifikua me faktin se për manovrat ushtarake vendosin drejtuesit e ushtrisë dhe jo ai.

Vuçiç tha se kurrsesi nuk dëshiron një luftë me Kosovën, pasi do të ishte një konflikt me NATO-n.

“Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar tani. Ne duam të shohim një prani më të madhe të KFOR-it në Kosovë”, u shpreh presidenti serb.

Pyetjes së Amanpour nëse organizatori i sulmit në Banjskë, Milan Radojçiç, do të vihej para drejtësisë, Vuçiç u përgjigj duke thënë se drejtësia do të bëjë punën e saj, por pa konfirmuar nëse do ta dorëzojë atë tek autoritet e Kosovës.

“Problemi është se serbët donin të mbroheshin dhe unë nuk do të mbroj vrasjen e një polici shqiptar, nuk e bëra. E dënova”, nënvizoi Vuçiç.

Ai akuzoi Prishtinën se po kryen “spastrim gradual etnik” në veri, për të cilin Amanpour tha se Bashkimi Europian dhe SHBA nuk pajtohen me këtë vlerësim. Ajo i ka kujtuar Vuçiçit se pas negociatave në Ohër ka thënë se nuk e ka nënshkruar marrëveshjen sepse “i dhemb krahu”, dhe e ka pyetur nëse ka ende dhimbje apo është gati për marrëveshje, për të cilën Vuçiç ka thënë se Serbia është konstruktive dhe këtë e kanë thënë edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë Josep Borrel dhe Miroslav Lajçak.

Në një moment, Amanpour i përmend president serb se zakonisht flet ndryshe për ndërkombëtarët dhe ndryshe për popullin serb, konstatim i cili irritoi pa masë Vuçiçin që tentoi ta korrigjonte gazetaren e CNN.

“Kam bërë gjithçka që u kam thënë miqve tanë nga SHBA-ja dhe BE-ja se do të bëj, dhe ekziston kushtetuta e Serbisë dhe duhet ta respektoj atë”, tha Vuçiç.

Duke u krenuar që në takimin e fundit në Bruksel doli pala konstruktive, ai tha se kishte vendosur një ofertë në tryeze për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se do të zbatonte çdo pikë të marrëveshjes së normalizimit, nëse Kosova formon asociacionin.

Një tjetër pyetje që irritoi Vuçiçin, ishte ajo e raporteve me Millorad Dodik, me Amanpour që kërkoi përgjigje nëse qëndronte Vuçiç pas tensioneve te fundit në Bosnje dhe Hercegovinë, ku Republika Srpska kërcënon me shkëputje.

“Mos fusni fjalë në gojën time që s’i kam thënë unë”, u përgjigj Vuçiç, mjaft i irrituar. Në fund u pyet edhe nëse mbështet mesazhin e sportistit Novak Gjokoviç, ku gjatë një eventi shkruajti në kamera “Kosova është zemra e Serbisë”, duke u përgjigjur se është një ide që e përkrah 99% e popullatës në Serbi, duke lënë të kuptohet, përfshirë vetë atë.

Previous Post

Lëvizte me automjet, me kanabis dhe shkop bejsbolli, ndërkohë që ishte në “arrest shtëpie”, pranga 19-vjeçarit

Next Post

“Ke tre dardha brenda…”! Kush është “Dragoviçi” që çoi pakon në burg?

Next Post
“Ke tre dardha brenda…”! Kush është “Dragoviçi” që çoi pakon në burg?

“Ke tre dardha brenda…”! Kush është “Dragoviçi” që çoi pakon në burg?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Superkupa, Conte: "Kjo është energjia e nevojshme, nuk kam shumë për të shtuar për këta djem."

Superkupa, Conte: “Kjo është energjia e nevojshme, nuk kam shumë për të shtuar për këta djem.”

December 18, 2025
Shqipëria vazhdon të bëjë krenari në futbollin europian me ekipet Drita nga Gjilani dhe Shkëndija nga Tetova.

Shqipëria vazhdon të bëjë krenari në futbollin europian me ekipet Drita nga Gjilani dhe Shkëndija nga Tetova.

December 18, 2025
Humbjet nuk e ndalin festën shqiptare në Conference League, Shkëndija dhe Drita krijojnë histori.

Humbjet nuk e ndalin festën shqiptare në Conference League, Shkëndija dhe Drita krijojnë histori.

December 18, 2025
Kaos dhe dhunë në Kuvend: Konfrontimet përcillen nga mediat ndërkombëtare, opozita zë vendet e ministrave, ndërhyn Garda.

Lajmi Fundit

Superkupa, Conte: “Kjo është energjia e nevojshme, nuk kam shumë për të shtuar për këta djem.”

by timoni.al
December 18, 2025
0

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, shprehu kënaqësinë e tij pas fitores mbi Milanin, duke theksuar se skuadra e tij luajti...

Read moreDetails
Shqipëria vazhdon të bëjë krenari në futbollin europian me ekipet Drita nga Gjilani dhe Shkëndija nga Tetova.

Shqipëria vazhdon të bëjë krenari në futbollin europian me ekipet Drita nga Gjilani dhe Shkëndija nga Tetova.

December 18, 2025
Humbjet nuk e ndalin festën shqiptare në Conference League, Shkëndija dhe Drita krijojnë histori.

Humbjet nuk e ndalin festën shqiptare në Conference League, Shkëndija dhe Drita krijojnë histori.

December 18, 2025
Kaos dhe dhunë në Kuvend: Konfrontimet përcillen nga mediat ndërkombëtare, opozita zë vendet e ministrave, ndërhyn Garda.

Kaos dhe dhunë në Kuvend: Konfrontimet përcillen nga mediat ndërkombëtare, opozita zë vendet e ministrave, ndërhyn Garda.

December 18, 2025
Binaj merr pjesë në protestën e Lapajt: Do të jem prezent edhe në protestat e tjera, kur qytetarët e bashkohen...

Binaj merr pjesë në protestën e Lapajt: Do të jem prezent edhe në protestat e tjera, kur qytetarët e bashkohen…

December 18, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Superkupa, Conte: "Kjo është energjia e nevojshme, nuk kam shumë për të shtuar për këta djem."

Superkupa, Conte: “Kjo është energjia e nevojshme, nuk kam shumë për të shtuar për këta djem.”

December 18, 2025
Shqipëria vazhdon të bëjë krenari në futbollin europian me ekipet Drita nga Gjilani dhe Shkëndija nga Tetova.

Shqipëria vazhdon të bëjë krenari në futbollin europian me ekipet Drita nga Gjilani dhe Shkëndija nga Tetova.

December 18, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al