Sunday, June 29, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Si po vjedh Alfred Peza fondet e RTSH, prishje e mureve studiove pa leje. Televizioni Publik zhytet në kolaps

Editor by Editor
September 28, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, Media
0
Si po vjedh Alfred Peza fondet e RTSH, prishje e mureve studiove pa leje. Televizioni Publik zhytet në kolaps
0
SHARES
1k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vazhdon rrënimi i RTSH nga Alfred Peza!

Muaji Shtator po mbaron, por RTSH akoma nuk ka asnjë program të ri. Dëshmi kjo e dështimit total të Alfred Pezës dhe shpurës së tij, që janë lëshuar si hienat për të marrë secili pjesën e vet në atë institucion. Me menaxherët e tij analfabetë Erion Xhabafti, Bora Xhanija, Vladimir Grori, Anila Agalliu, Enkelejd Lamaj, Gerti Peqini, ai është duke shkatërruar një institucion të ndërtuar ndër vite nga profesionistë dhe personalitete me integritet profesional dhe personal.

E vetmja gjë që bëhet aktualisht në RTSH, është rreshtore e gjithë personelit të qëndrojnë të mbyllur në zyra. Nuk ka rëndësi nëse nuk bëjnë asgjë, edhe ata që duan të bëjnë diçka nuk i le njeri të punojnë, sepse të drejtën e mendimit e ka vetëm Kapteri, ndërsa pjesa tjetër e stafit që paguhet për pozicionet krijuese i hiqet kjo e drejtë në mbledhje. Ai nuk lejon regjisorët të shprehin mendimet e tyre, por i ka kthyer ata në teknikë të mirëfilltë, mendimi i të cilëve nuk ka vlerë. Ai nuk dëgjon edhe kur regjisorët e këshillojnë që për Junior Fest nuk është Piramida vendi i përshtatshëm.

Po ashtu ai njofton për takim për largim nga puna regjisoren tjetër vetëm, sepse ajo i kërkoi zbatimin e rregullave minimale të regjisë për të bërë prova para se të fillojë emisioni. Rendimenti i stafit në punë është 0. Këto vendime arbitrare të Alfred Pezës, kanë bërë që në RTSH transmetohen programe dhe filma jashtë afateve kontraktuale, duke shkelur çdo ligj për transmetimet audio vizive brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë. Në televizionin e udhëhequr nga Alfred Peza dhe Bora Xhanija, nuk ka asnjë emision strukture, dhe për më tepër Alfred Peza ka shkatërruar 3 nga 4 studiot e RTSH me pretendimin se do bëjë punime.

A mund të bëhen punime në kushtet kur:

S’ka asnjë projekt dhe asnjë planifikim për çfarë ato bëhen.(Lekë të shpenzuara nga taksapaguesit)

Jemi në fund Shtatori dhe Kanalet e tjera televizive kanë 1 muaj që kanë filluar sezonin.

Nuk ka asnjë kërkesë, projekt apo ide regjisoriale për punimet që po bëhen, gjithçka është në kokën e kapterit i cili vetëm flet dhe nuk dëgjon asnjëherë.

Për këto punime nuk ka asnjë proçedurë transparente për blerjet apo planifikimin e buxhetit që do shpenzohet për këto, pavarësisht se janë lekë nga taksapaguesit Shqiptarë.

Nga sa më sipër, kuptohet serioziteti dhe efektiviteti i menaxhimit të tij. I gjithë personeli i rekrutuar nga Alfred Peza dhe Anila Agalliu, përveç paaftësive profesionale, nuk njohin as pjesën ligjore të pozicioneve ku janë emëruar, duke rrezikuar të çojnë institucionin në kolaps të plotë ligjor dhe drejt gjobitjeve të rënda për arsye të shkeljes së kontratave.

Programacioni i drejtuar nga Bora Xhanija, vendos 4 filma rresht në transmetim njëri pas tjetrit në kanalin e parë. Bora Xhanija nuk njeh strukturën që ka në varësi dhe as i kupton rolet e personelit që ka në hierarki dhe as si lidhet puna e tyre me drejtuesen e programeve. Varfëria totale e prodhimit pasqyrohet më së miri edhe në ekran, ku spotet publicitare janë pa asnjë koncept artistik, me fonte që s’kanë lidhje me faqosjen zyrtare të RTSH dhe me mangësi të theksuara të drejtshkrimit të gjuhës Shqipe.

Drejtuesja e kanalit të filmit e emëruar nga Peza, është pa përvojë fare në televizion dhe as nuk e ka idenë që duhet të ndjekë festivalet e filmave. Por edhe nuk ka faj, sepse nuk e fton kush, sepse është anonime. Ajo së bashku me Bora Xhanijen nuk dinë as të zbardhin afatet e materialeve për të cilat zbatojnë kontratat. Për të mos folur për Marketingun që është inekzistent me vetëm 2 reklama në ekran. Paradoksi më i madh vazhdon me Drejtueset e programeve dhe lajme të cilat janë të komanduar dhe rekrutuar nga jashtë RTSH, komplet joligjore dhe jo e mbështetur në statut mënyra e komandimit të tyre.

Komandimi duhet të bëhet me personel të zgjedhur nga brenda RTSH. Nuk mund të firmosin procedura dhe vendime, persona të komanduar nga jashtë RTSH dhe pa asnjë kompetencë profesionale. Sfidohet publikisht Alfred Peza dhe Anila Agalliu të bëjnë publike platformat me të cilat kanë konkuruar Bora Xhanija dhe Blerta Gjermeni, statuti i RTSH kërkon që Drejtuesit të paraqesin Platformën e vet të zhvillimit të njësive përkatëse. Sfidohen publikisht po ashtu Drejtueset Gjermeni dhe Xhanija për njohuritë që kanë në hartimin e buxhetit të njësive që udhëheqin, por kjo për kapterin s’ka problem se ato Lekët e taksapaguesve keqmenaxhojnë, mistermilionshi pasurinë e tij e ka të sigurt dhe ka shkuar për ta rritur në RTSH.

Kapter Peza vazhdon me fasadat e tij epike ashtu siç premtonte që do bënte Shkumbinin e Peqinit si Lazio, Televizionin e Shkumbinit si Milan Channel dhe tani premton se do bëjë RTSH Gjirokastrën dhe RTSH Kuksin të mëdha si BBC, dhe servilët e rreshtuar e duartrokasin dhe i thonë vetëm “yes sir”.

Ndërkohë RTSH zhytet në kaos institucional dhe prodhues, a thua se aktiviteti i televizionit është si ndërmarrje që merret me eksperimentet e burimeve njerëzore të cilat emërojnë shef profilaktike një person të paaftë në pozicionin më kritik të punës, pa arsim përkatës(morrën agronom në vend të inxhinierit) dhe pas një muaji paaftësie totale e dërguan në një pozicion tjetër me 5 kategori page më të ulët.

Këto fakte eksperimentesh të Anila Agalliut, janë të vërtetueshme në protokollin e RTSH lehtësisht, pavarësisht se ai e ka bërë si burg atë zyrë ku ka akses vetëm sekretarja e tij dhe jo çdo punonjës që i takon e drejta të depozitojë lëndë, ashtu siç thirret për të tërhequr. Shkelje tjetër që Alfred Peza po bën në RTSH është prishja e mureve të studiove pa marrë lejë ndërtimi dhe pa asnjë plan zhvillmi artistik.

Por shkeljet nuk mund të mbulohen duke sunduar protokollin ato shumë shpejt do dalin dhe drejtësia do bëjë punë e vet.

Previous Post

Pengmarrje, vrasje e mbytje në rezervuar/ ‘Zbërthehen’ krimet e grupit të armikut të përbetuar të Aldo Bares

Next Post

Po fliste në telefon! Ky është vrasësi që iu afrua dhe i futi 8 plumba në lokalin e tij

Next Post
Po fliste në telefon! Ky është vrasësi që iu afrua dhe i futi 8 plumba në lokalin e tij

Po fliste në telefon! Ky është vrasësi që iu afrua dhe i futi 8 plumba në lokalin e tij

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
VIDEO/ Nuk ndalen serbët/ Mijëra protestues u bashkohen studentëve në qendër të Beogradit, incidente të dhunshme me policinë 

Demonstrata, dhunë dhe të arrestuar në Beograd, ja çfarë ndodhi në protestën e së shtunës

June 29, 2025
Ngërçi politik në Kosovë/ Sot vazhdimi i seancës së 38-të për konstituim të Kuvendit

Tarifat e Trump/ Koha po mbaron për një marrëveshje me BE-në

Tarifat e Trump/ Koha po mbaron për një marrëveshje me BE-në

June 29, 2025
VIDEO/ Nuk ndalen serbët/ Mijëra protestues u bashkohen studentëve në qendër të Beogradit, incidente të dhunshme me policinë 
AKTUALITET

Demonstrata, dhunë dhe të arrestuar në Beograd, ja çfarë ndodhi në protestën e së shtunës

by Editor
June 29, 2025
0

SERBI- Sipas Arkivit të Tubimeve Publike në Serbi,  rreth 140,000 njerëz u mblodhën mbrëmë në qendër të Beogradit për të protestuar kundër...

Read moreDetails
Ngërçi politik në Kosovë/ Sot vazhdimi i seancës së 38-të për konstituim të Kuvendit

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot vazhdimi i seancës së 38-të për konstituim të Kuvendit

June 29, 2025
Demonstrata, dhunë dhe të arrestuar në Beograd, ja çfarë ndodhi në protestën e së shtunës 

Demonstrata, dhunë dhe të arrestuar në Beograd, ja çfarë ndodhi në protestën e së shtunës 

June 29, 2025
Tarifat e Trump/ Koha po mbaron për një marrëveshje me BE-në

Tarifat e Trump/ Koha po mbaron për një marrëveshje me BE-në

June 29, 2025
Budapest Pride shndërrohet në një protestë kundër Orbanit/ Deri në 200 mijë njerëz në rrugë, duke sfiduar ndalimet dhe kamerat e mbikëqyrjes

Budapest Pride shndërrohet në një protestë kundër Orbanit/ Deri në 200 mijë njerëz në rrugë, duke sfiduar ndalimet dhe kamerat e mbikëqyrjes

June 29, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

VIDEO/ Nuk ndalen serbët/ Mijëra protestues u bashkohen studentëve në qendër të Beogradit, incidente të dhunshme me policinë 

Demonstrata, dhunë dhe të arrestuar në Beograd, ja çfarë ndodhi në protestën e së shtunës

June 29, 2025
Ngërçi politik në Kosovë/ Sot vazhdimi i seancës së 38-të për konstituim të Kuvendit

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot vazhdimi i seancës së 38-të për konstituim të Kuvendit

June 29, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al