Friday, June 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rama: BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor aq sa ne për të!

Editor by Editor
September 26, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Rama: BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor aq sa ne për të!
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në ministerialin euro-ballkanik të ministrave të Ekonomisë që po mbahet në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u shpreh se ndihet krenar për faktin se Shqipëria do të organizojë samitin e parë të procesit të Berlinit jashtë kufijve të Bashkimit Evropian.

“Së pari, jam i nderuar që Shqipëria organizon samitin e parë të procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE dhe për këtë më duhet të falenderoj me gjithë zemër kancelarin Scholz dhe ekipin gjerman që ishte mjaft i prirur ta sillte samitin e Berlinit në rajon këtë vit. Jam krenar që Tirana përfaqëson sot rajonin si vendi mikpritës. 

Së dyti, dua t’ju kujtoj se ky proces ka nisur nën kujdesin e kancelares Merkel në 2014, kur për herë të parë në histori udhëheqësit nga Ballkani Perëndimor u ulën rreth një tryeze për të folur për të ardhmen e vendeve të tyre. Ashtu siç u shpreh Merkel, është rritur një pemë mjaft e fortë dhe e shëndetshme. Tashmë po shohim të marrim frytet sepse pema është pjekur mjaftueshëm për të marrë frytet. 

Ne shohim me mjaft interes se në BE ka një bindje më të fortë dhe janë më sy hapur karshi rëndësisë që Ballkani Perëndimor ka për BE. Besoj se nuk e teproj nëse them se BE ka nevojë për Ballkanin perëndimor po aq sa Ballkani ka nevojë për BE. 

Mund të mos biem dakord për shumë gjëra në rajon, mund të jemi ende çështje të rëndësishme të pambyllura në këtë rajon por përmes këtij procesi kemi mësuar se e vetmja mënyrë për t’u marrë është të përpiqemi të biem sa më shumë dakord dhe të bëjmë sa më shumë së bashku, dhe së më shumë kemi bërë gjëra së bashku, aq më shumë kemi parë përfitime.“, theksoi Rama.

Previous Post

Aksident i frikshëm, përmbyset autoboti në aksin rrugor Fier-Levan

Next Post

Bajame në mjaltë, vlerat e fuqishme shëndetësore

Next Post
Bajame në mjaltë, vlerat e fuqishme shëndetësore

Bajame në mjaltë, vlerat e fuqishme shëndetësore

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al