Në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë u mbajtën homazhe pasditen e sotme në nder të efektivit të vrarë në veri të Kosovës, Afrim Bunjakut.
Shumë qytetarë me flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe UÇK-së kanë ndezur qirinj në kujtim të heroit që dha jetën në krye të detyrës.
Një ditë më parë efektivi Afrim Bunjaku u vra nga një grup terrorist serb në veri të Kosovës gjatë një operacioni policor për hapjen e një rruge të bllokuar nga ta.