Monday, June 9, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“S’dua më hakmarrje, por drejtësi”, hodhi miliona për vrasjen e 7 personave, Alibej: Dumani zgjodhi rrugën e masakrës, unë doja vetëm kokën e Talos

Editor by Editor
September 25, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
“S’dua më hakmarrje, por drejtësi”, hodhi miliona për vrasjen e 7 personave, Alibej: Dumani zgjodhi rrugën e masakrës, unë doja vetëm kokën e Talos
0
SHARES
36
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Erjon Alibej alias (Krymi), njeriu me rekordin më të madh të vrasjeve (7 të tila) në dosjen “Dumani”, ka treguar në SPAK se nuk ishte ishte dakord për realizimin e vrasjeve, pasi atij personalisht i interesonte vetëm kapja mundësisht e gjallë i Talo Çelës.

Alibej është pyetur 7 herë në SPAK, ku përmes rregjistrimit video-audio ka treguar çfarë di rreth krimeve të kryera në Elbasan dhe qytete të tjera.

Në dëshminë e tij, “Krymi” pranon se i ka hyrë rrugës së vrasjeve për hakmarjen ndaj krimeve të familjarëve të tij, Endrit Alibej, dajës Arben Dylgjeri, kushëririt Andi Zylyfi, Sandër Bahos dhe mikut të tij turk, Erdal Duranay.

Pas rënies në burg dhe zbulimit të serisë së krimeve nga Nuredin Dumani, Erjon Alibej, ka shfaqur pendesë të thellë me shpresën për të shpëtuar veten dhe familjarët nga ky kalvar krimesh të njëpasnjëshme.

“…kur vendosa të trokas në institucionin tuaj për të dhënë shpjegime dhe për të sqaruar pozicionin tim mbi gjithçka ka ndodhur në jetën time dhe familjarët e mi, kam hequr dorë nga çdo gjë, përfshirë këtu hakmarjen për ato që mua dhe familjes time i kanë ndodhur. Unë tashmë ia kam lënë në dorë gjithçka drejtësisë…”, thotë Erjon Alibej.

Ky i fundit i ka pohuar SPAK, se gjatë një takimi që ka pasur në banesën e tij me Nuredin Dumanin, ky i fundit i ka treguar të gjithë emrat e personave që kishin marë pjesë në vrasjen e Endrit Alibej dhe Andi Zylyfit.

“…Për shkak se unë dhe Nuredini nuk po gjenim dot Talon, Nuredini me propozoi të godisnin personat poshtë që ishin zbuluar, me qëllim për të nxjerë në skenë Talo Çelën…”, ka pohuar Alibej.

Ky i fundit shton se pas diskutimit me Nuredinin, në fund ai më tha: “…si fillim dua të vras Dorian Shkozën, pasi e kam aty afër shtëpisë dhe e shoh si shqetësim për veten…”.

Nuredini vijoi: “…këtyre të tjerëve, përveç Talos, nuk do ti shkojë mendja tek unë që kam vrarë Dorian Shkozën, por do më vij Talo, sepse Talo e shfaq veten rrallë ngaqë është në kërkim. Por Talo, do ta kuptoj direkt që unë e kam vrarë Dorian Shkozën dhe jam shumë i sigurtë që Talo do ti kuptojë të gjitha ato që do bēj unë dhe se jam unë pas këtyre…”.

Më tej Nuredini i ka thënë Erjon Alibej se ketë plan e kishte diskutuar edhe me Festim Qolin, dhe se Qoli është në dijeni për çdo gjë.

“…Aty unë e ndërpres Nuredinin dhe i them unë nuk dua t’ia di për asnjë nga këto, unë dua Talon dhe aq më tepër të gjallë. Pse duhet ti hyjmë të gjithë këtij kalvari ku interesi im në këtë kalvar është Talo Çela. Sepse po arrita te kap Talon, këto të tjerët janë të gjithë të mbaruar ose edhe të kapur. Nuk e shoh fare i them unë me interes këtë menyrë që po më shpjegon, ku të gjithë krimet dhe njerëzit kryesorë që unë i kam identifikuar janë të parët vëllezërit Çopja që janë porositësit dhe Mikael Qosja organizator dhe më pas vijnë këto të tjerët me në krye Talo Çelën. Kështu i thash une nëse arrij të kap Talon, e kam të zgjidhur dhe aq më tepër shkatërroj pothuajse të gjithë rrjetin e këtyre. Po lej lesht i them unë për ta gjetur këtë Talon, unë e di se sa po vuaj i thash dhe nuk kam asnjë interes që ti hyj këtyre të tjerëve pa kapur Talon, është pa logjikë për mua…”, ka treguar Alibej.

Sipas bashkëpuntorit Erjon Alibej, mbase për Dumanin zgjidhja e rrugës së vrasjeve seriale kishte logjikë pasi i njihte shumë mirë, i kishte të gjithë në rrugë, dhe shikonte shqetësime nga ata dhe donte ta fillonte nga ai që ishte më i lehti duke i shkatërruar bazën dhe më pas të kapte kë të kapte.

Por kështu siç kërkonte Dumani, Alibej thotë se ai nuk do arrinte të kapte dot Talon, dhe kjo rrugë e zgjedhur nga Dumani, do zhdukte nga skena Talon, duke e kthyer atë në hije.

Ndërsa Nuredini me tha: “…Talo është bërë i vështirë për tu gjetur, por unë kam kërkuar të bej takim me Arjanin dhe me ty, dy muaj më parë por Eljo Bitri, më thoshte “…prit prit…”. Unë për dy muajsh i kisha të gjithë në shtëpinë time këta, edhe pse kishim kontradita të forta me njëri-tjetrin aty në shtëpinë time u bënin bisedat, nëse do të ishte bërë biseda ime me ju para dy muajsh, unë do ti kisha vrarë në shtëpinë time të gjithë këta. Kështu s’kemi mënyrë tjetër, por duhet ta fillojmë rrugën e vrasjes, ndoshta nxjerim Talon…”.

Më pas Erjon Alibej i ka thënë Nuredinit: “…ok nëse ti nuk shikon asnjë rrugëzgjidhje tjetër por mendon se kjo që po më thua do arrij tek Talo Çela, atëherë vendose vetë dhe çfarë të duhet më thuaj”.

Nuredini më thotë: “…çunat i kam gati, nuk më ka përmendur emra personash, përveç emrit të Festim Qolit. Nuredini më thotë dua 100.000 Euro, të paketën si fillim një pjesë, që të kem për shpenzime dhe unë nuk kam marrë asnjëherë punë pa marrë gjysmat e lekëve përpara…”.

Në bisedë e sipër Erjon Alibej i thotë Nuredinit: “…do t’i marrësh që në këtë moment 50.000 Euro, mos të ikësh bosh meqenëse je këtu, por kam merakun tend ngaqë është gjithë ajo rrugë dhe është edhe natë dhe mos të ndalojë njeri rrugës me gjithë këto lekë…”.

Ndërsa Nuredini ia ka kthyer Alibej: ”…ok si të duash ti, për mua nuk ka asnjë problem…”.

Më pas Erjon Alibej është shkëputur nga biseda me Nuredinin dhe bisedoj pak veç me Arjan Spahinë, me të cilin para se të vinte Nuredini, kishte biseduar gjatë lidhur me shumë informacione që Arjani kishte mësuar mbi personin që konsiderohej krahu i djathtë i Talo Çelës dhe i grupit të tij, që ishte Nuredin Dumani si dhe konfliktiti që kishte lindur midis tyre.

“…unë e pyeta Arjanin se si është njohur me Nuredinin, si arrite deri tek ky…?”-thotë Alibej në dëshminë e tij.

Arjani më tha: “…Nuredini është interesuar që të më takojë, nëpërmjet Fatit (Fat Katnari)…”

Alibej: “…por ç’ne “Fat Katnari” me këto?

Ariani më thotë: “…kushuriri i “Fat Katnarit”, që është Elio Bitri, ka marrëdhënie të afërt me Nuredin Dumanin…” dhe me këtë dua të shpjegoj që Arjani,nëpërmjet “Fat Katnarit”, ka takuar Elio Bitrin dhe Nuredin Dumanin…”.

Më tej Erjon Alibej thotë se: “…në bisedë me Arianin, para se të takoja Nuredinin për herë të parë, pyes Arianin çfarë interesi ka Nuredin Dumani që vjen tek ne, për vetëm se për lekë, për para, dhe asgjë më tepër, dhe nga ana e lekëve ti e di mirë se sa keq jam ekonomikisht për momentin…”.

Ariani më thotë: “…O Lal, rri i qetë për këtë, do ti tresim të gjithë, vetëm ti ndalojmë njëherë si fillim këta, ta kapim njëherë atë Talon, sepse ti po e sheh shumë mirë se çfarë po bëjnë këta. Tani do të ikë të marr ato lekë që kam dhe do ti sjell…”.

Kjo bisedë është bërë rreth 1 javë pasi unë kisha dalë nga burgu, pasi atëherë unë dola me masë sigurie “arrest shtëpie”, për ngjarjen e plagosjes së Xhoni Rustës.

“…nuk e di saktë shumën, por Arian Spahiu atë natë më ka sjellë rreth 200.000 Euro. Shuma të tjera monetare nuk më ka dhënë Arian Spahiu…”, ka deklaruar Erjon Alibej./oranews/

Previous Post

Moti i keq në Shqipëri, rrëzohet pema në Elbasan, në Pogradec bllokohen pusetat

Next Post

PAMJE TË RËNDA/ Rrahje brutale mes vajzave të mitura me grushte dhe shqelma

Next Post
PAMJE TË RËNDA/ Rrahje brutale mes vajzave të mitura me grushte dhe shqelma

PAMJE TË RËNDA/ Rrahje brutale mes vajzave të mitura me grushte dhe shqelma

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Shkelje nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim? Auron Tare nxjerr foton: Na morën trashëgiminë kulturore, kush është shqiptar nga këta?

Shkelje nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim? Auron Tare nxjerr foton: Na morën trashëgiminë kulturore, kush është shqiptar nga këta?

June 9, 2025
La jashtë tifozët kuq e zi, skandali me femrat e bukura/ Modelja: Biletën ma siguroi Armando Duka, i bëra një telefonatë!

La jashtë tifozët kuq e zi, skandali me femrat e bukura/ Modelja: Biletën ma siguroi Armando Duka, i bëra një telefonatë!

June 9, 2025
Kadri Morina drejt arrestimit nga SPAK/ Korrupsioni në burgje? Eurosig merr superkontratën me procedurë të dyshimtë

Kadri Morina drejt arrestimit nga SPAK/ Korrupsioni në burgje? Eurosig merr superkontratën me procedurë të dyshimtë

June 9, 2025
Vrasja e biznesmenit Edmond Papa, Gjykata dënon me 55 vite burg autorin dhe ndihmësin e tij

AKTUALITET

Shkelje nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim? Auron Tare nxjerr foton: Na morën trashëgiminë kulturore, kush është shqiptar nga këta?

by Editor
June 9, 2025
0

TIRANA- Studiuesi dhe eksperti i trashëgimisë kulturore, Auron Tare ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me programin LEAD Albania,...

Read moreDetails
La jashtë tifozët kuq e zi, skandali me femrat e bukura/ Modelja: Biletën ma siguroi Armando Duka, i bëra një telefonatë!

La jashtë tifozët kuq e zi, skandali me femrat e bukura/ Modelja: Biletën ma siguroi Armando Duka, i bëra një telefonatë!

June 9, 2025
Kadri Morina drejt arrestimit nga SPAK/ Korrupsioni në burgje? Eurosig merr superkontratën me procedurë të dyshimtë

Kadri Morina drejt arrestimit nga SPAK/ Korrupsioni në burgje? Eurosig merr superkontratën me procedurë të dyshimtë

June 9, 2025
Vrasja e biznesmenit Edmond Papa, Gjykata dënon me 55 vite burg autorin dhe ndihmësin e tij

Vrasja e biznesmenit Edmond Papa, Gjykata dënon me 55 vite burg autorin dhe ndihmësin e tij

June 9, 2025
Ndërtimet pa leje në Dhërmi, Jalë e Drimadhe/ Kryebashkiaku i Himarës pezullon nga detyra 5 punonjës të IMT

Ndërtimet pa leje në Dhërmi, Jalë e Drimadhe/ Kryebashkiaku i Himarës pezullon nga detyra 5 punonjës të IMT

June 9, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shkelje nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim? Auron Tare nxjerr foton: Na morën trashëgiminë kulturore, kush është shqiptar nga këta?

Shkelje nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim? Auron Tare nxjerr foton: Na morën trashëgiminë kulturore, kush është shqiptar nga këta?

June 9, 2025
La jashtë tifozët kuq e zi, skandali me femrat e bukura/ Modelja: Biletën ma siguroi Armando Duka, i bëra një telefonatë!

La jashtë tifozët kuq e zi, skandali me femrat e bukura/ Modelja: Biletën ma siguroi Armando Duka, i bëra një telefonatë!

June 9, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al