Monday, June 16, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zbardhet Dokumenti/ Alfred Peza i detyroi të firmosnin tenderin korruptiv, largohen dy specialistët e njohur nga RTSH

Editor by Editor
September 25, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, Media
0
Zbardhet Dokumenti/ Alfred Peza i detyroi të firmosnin tenderin korruptiv, largohen dy specialistët e njohur nga RTSH
0
SHARES
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ardhja në krye të RTSH e Alfred Pezës dhe e çetës së tij shënjoi fillimin e periudhës më të errët të RTSH. Alfred Peza u fsheh mirë në ditët e para, pamja e tij e qeshur dhe komunikimi në dukje prej një babaxhani në takimet e para me punonjësit e RTSH, i gënjeu të gjithë.

Duke mbajtur një profil në dukje miqësor, tinëz Alfred Peza solli në RTSH anëtarët e çetës së tij dhe filloi t’i përdorte për të hequr nga puna, përmes shkeljeve të hapura ligjore, punonjësit e RTSH, dhe natyrisht të njëjtët i përdori dhe për të sjellë në RTSH, përmes shkeljeve të hapura ligjore, mercenarët që i rekrutoi ku mundi.

Po, mos kini asnjë iluzion, RTSH është e pushtuar dhe Alfred Peza bashkë me çetën e tij po pushkaton pa paralajmërim të gjithë ata punonjës të RTSH që po rezistojnë.

Siç ju kemi bërë të ditur në shkrimet e kaluara, ne do të vazhdojmë të publikojmë çdo informacion, çdo dokument shkresor, i cili evidenton dhe provon shkeljet ligjore dhe abuzimet e Alfred Pezës.

Kësaj radhe, po ju paraqesim urdhërin e brendshëm të Alfred Pezës nr. 91/2 prot., datë 10.08.2023 “Për ngritjen e komisionit për hartimin e spefikimeve teknike për procedurën e prokurimit me objekt “Blerje materiale dhe pajisje teknike për pavarësinë teknike dhe infrastrukturore të kanalit RTSH Sport”. Përmes këtij urdhëri, Alfred Peza urdhëron ngritjen e komisionit për hartimin e specifikimeve teknike për procedurën e njoftimit në fjalë, që përbëhet nga:

Dritan Mila, Përgjegjës i Departamentit Teknik TV

Gerald Ndrio, Përgjegjës i Departamentit të Platformës Tokësore dhe Satelitore

Gentian Janka, Përgjegjës i Profilaksisë në Njësinë Teknike

Alban Osmaj, Specialist i Profilaksisë në Njësinë Teknike

Deri këtu, gjithçka duket normale, por shikoni dhe lexoni me kujdes pikën 4 të këtij urdhëri të brendshëm: Komisioni, që duhet të hartojë specifikimet teknike, duhet të hartojë relacionin përmbledhës brenda datës 14 Gusht 2023, ku t’i propozohen titullarit të Autoritetit Kontraktor (Alfred Pezës) specifikimet teknike për procedurën e prokurimit dhe të nënshkruajnë dokumentacionin përkatës të hartuar prej tyre.

Pra, të nderuar lexues, anëtarët e këtij komisioni duhet të përgatisin specifikimet teknike të një procedure të tillë prokurimi, brenda një afati 1 (një) ditor. E patë dhe e lexuat mirë ? Data e urdhërit të brendshëm është data 10 Gusht 2023 (ditë e enjte).

Anëtarët e komisionit njoftohen për këtë urdhër të brendshëm në datën 11 Gusht 2023 (ditën e premte) dhe dita e shtunë (12 Gusht 2023) dhe dita e dielë (13 Gusht 2023) janë ditë pushimi, ndërsa data 14 Gusht 2023 është ditë e hënë. Burimet tona në RTSH njoftojnë se anëtarëve të komisionit u janë vendosur specifikimet teknike të hartuara përpara për nënshkrim nga Alfred Peza dhe Enkelejd Lamaj, i cili mbulon dhe prokurimet publike në RTSH.

Të ndodhur në këto kushte, anëtarët e komisionit refuzojnë të zbatojnë këtë urdhër të brendshëm dhe ditën e premte, në datën 11 Gusht 2023 kërkojnë takim me Alfred Pezën. Alfred Peza ua pret shkurt: nënshkruani ose largohuni.

Përfundimi, anëtari i komisionit zoti Gentian Janka dorëzon dorëheqjen nga puna ditën e premte, në datën 11 Gusht 2023, ndërsa anëtarit të komisionit zoti Dritan Mila i zgjidhet kontrata e punës me RTSH në mënyrë të paligjshme, edhe pse në këtë periudhe ishte me leje vjetore, por një telefonatë e poetit Lamaj, i kërkoi ta ndërpriste atë.

Kësaj periudhe kohore, i takojnë dhe dorëheqjet masive të specialistëve të Sektorit të Prokurimeve në Drejtorinë Juridike në RTSH. Dorëheqjet e tyre ishin protestë e fuqishme kundër Alfred Pezës dhe Enkelejd Lamajt, protestë kundër abuzimeve, kërkesave, urdhërave të paligjshëm dhe të kundraligjshëm të Alfred Pezës dhe të Enkelejd Lamajt.

Duke parë dinamikën e procedurave të prokurimit publik, duke njohur mirë legjislacionin shqiptar të prokurimit publik, bindemi plotësisht se prokurimet publike në RTSH janë objekt i abuzimit të madh nga Alfred Peza. KLSH duhet të ndërhyjë dha ta ndalë Alfred Pezën. Këshilli Drejtues duhet ta ndalë Alfred Pezën.

Alfred Peza i është qepur RTSH si këpusha e nuk po i ndahet, ai është duke ia thithur tërë gjakun RTSH. Alfred Peza e urren RTSH. Alfred Peza do të mbahet mend shumë gjatë si njeriu që përmbysi dhe shkatërroi çdo arritje profesionale në RTSH, si njeriu që vrau brutalisht shpresën që RTSH do të mund të bëhet e madhe ndonjëherë.

Ata që e njohin Alfred Pezën, tregojnë se atë e ka munduar gjithmonë madhështia e RTSH. Kjo duhet të jetë dhe arsyeja e urrejtjes së Alfred Pezës ndaj RTSH. Alfred Peza nuk e do RTSH, por edhe RTSH nuk e do dhe nuk do ta falë kurrë Alfred Pezën!

Previous Post

Vështirësohet qarkullimi në “Rrugën e Arbrit”, gurë dhe përmbytje

Next Post

Ditë e zezë/ Makina bëhet copë- copë, vdes gjyshi me nipin dhe një grua

Next Post
Ditë e zezë/ Makina bëhet copë- copë, vdes gjyshi me nipin dhe një grua

Ditë e zezë/ Makina bëhet copë- copë, vdes gjyshi me nipin dhe një grua

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
A do të lirohet Veliaj nga Gjykata e Lartë? Lala: Ka pak shanse të dalë, por ndryshon detyra që ka

A do të lirohet Veliaj nga Gjykata e Lartë? Lala: Ka pak shanse të dalë, por ndryshon detyra që ka

June 16, 2025
Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

June 16, 2025
VIDEO/ Dalin pamje të reja nga rrëzimi i aeroplanit në Indi, i mbijetuari i vetëm  shihet duke ecur në rrënoja i padëmtuar

VIDEO/ Dalin pamje të reja nga rrëzimi i aeroplanit në Indi, i mbijetuari i vetëm  shihet duke ecur në rrënoja i padëmtuar

June 16, 2025
I fshehur thellë në male dhe i sigurt/ Centrali bërthamor iranian Fordow sfidë kolosale për Izraelin

AKTUALITET

A do të lirohet Veliaj nga Gjykata e Lartë? Lala: Ka pak shanse të dalë, por ndryshon detyra që ka

by Editor
June 16, 2025
0

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për procesin ndaj Erion Veliajt, që vijon të jetë në paraburgim që nga shkurti i...

Read moreDetails
Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

June 16, 2025
VIDEO/ Dalin pamje të reja nga rrëzimi i aeroplanit në Indi, i mbijetuari i vetëm  shihet duke ecur në rrënoja i padëmtuar

VIDEO/ Dalin pamje të reja nga rrëzimi i aeroplanit në Indi, i mbijetuari i vetëm  shihet duke ecur në rrënoja i padëmtuar

June 16, 2025
I fshehur thellë në male dhe i sigurt/ Centrali bërthamor iranian Fordow sfidë kolosale për Izraelin

I fshehur thellë në male dhe i sigurt/ Centrali bërthamor iranian Fordow sfidë kolosale për Izraelin

June 16, 2025
Liria e medias/ Raporti i KE: Duhet një reformë në kuadrin ligjor dhe rregullator, gazetarët duhen ndihmuar në rast sulmesh

Liria e medias/ Raporti i KE: Duhet një reformë në kuadrin ligjor dhe rregullator, gazetarët duhen ndihmuar në rast sulmesh

June 16, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

A do të lirohet Veliaj nga Gjykata e Lartë? Lala: Ka pak shanse të dalë, por ndryshon detyra që ka

A do të lirohet Veliaj nga Gjykata e Lartë? Lala: Ka pak shanse të dalë, por ndryshon detyra që ka

June 16, 2025
Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

June 16, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al