Sunday, December 21, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vranë tifozin e AEK-ut në ndeshjen e Champions League, në Zagreb arrrestojnë 9 huliganët e Dinamos

Editor by Editor
September 23, 2023
in AKTUALITET, Sport, Vendi
0
Vranë tifozin e AEK-ut në ndeshjen e Champions League, në Zagreb arrrestojnë 9 huliganët e Dinamos
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia kroate ka arrestuar nëntë nga dhjetë huliganët e Dinamos së Zagrebit, të kërkuar për trazirat dhe vrasjen e një tifozi të AEK-ut të Athinës (Mihalis Katsouris), mbrëmjen e 7 gushtit 2023 në Greqi, me ndeshjen që vlente për play-off e Champions League.

Autoritetet policore në Zagreb organizuan një operacion të madh ku u arrestuan nëntë persona, lidhur me tragjedinë që ndodhi jashtë stadiumit të AEK-ut, “Nea Philadelphia”. Sipas gazetës kroate “Jutarnjilist”, nga dhjetë anëtarët e “Bad Blue Boys” arrestimi i të cilëve është kërkuar nga drejtësia greke me urdhër arresti evropian, për shkak të trazirave në Athinë, policia kroate arrestoi nëntë prej tyre, ndërsa një person është në kërkim.

Të gjithë u arrestuan të premten dhe fillimisht u dërguan në selinë e policisë së krimit të Departamentit të Policisë së Zagrebit dhe më pas u dërguan te mbikëqyrësi i paraburgimit në Oranice.

Siç u bë e ditur, policia nuk kishte nisur një hetim penal, por kishte vepruar sipas urdhrit europian të arrestit, duke vepruar sipas kërkesës së autoriteteve greke. Informacionet tregojnë se në listë kishte detaje dhe emra të të dhjetë tifozëve, pasi pasaportat e tyre u gjetën në makinat e sekuestruara të kroatëve.

Çfarë ndodhi në Athinë?

Incidentet e tmerrshme nisën mbrëmjen e së hënës (7 gusht) vonë kur tifozët e Dinamo Zagrebit të cilët u nisën me makina nga kryeqyteti kroat mbërritën në Neë Filadelfia. Mediat vendase thonë se bashkë me huliganët e Dinamo Zagrebit jashtë stadiumit të AEK-ut ka pasur edhe tifozë të Panathinaikos dhe së bashku kanë sulmuar tifozët e AEK-ut që ndodheshin në OPAP Arena.

Organizatorët e Dinamos së bashku me tifozët e PAO, rreth 200 persona, kanë mbërritur me shpejtësi jashtë stadiumit dhe rreth orës 23:00 kanë sulmuar tifozët e AEK-ut. Ka shpërthyer një përleshje e ashpër, me bomba molotov, shkopinj dhe sende të tjera.

Huliganët tentuan të futeshin edhe në stadium, dyert e të cilit ishin të mbyllura. Ndërkohë në stadiumin e AEK-ut kishte përfunduar stërvitja e dy skuadrave, delegacioni i Dinamos shkoi në hotel me shoqërim policie, ndërsa zyrtarët e AEK-ut mbyllën stadiumin, por shumë tifozë përfunduan në kafenetë e zonës. Njerëzit e tmerruar mbyllën dyqanet përreth Arenës OPAP për t’u mbrojtur. Për fat të keq tifozi i AEK-ut, Mihalis Katsouris mbeti i vrarë nga huliganët kroatë.

Previous Post

Dhunoi gruan se lindi vajzë, babai i të riut: Nusja mund të ketë lidhje, do të fus djalin në burg

Next Post

VIDEO/ Momenti kur raketat ukrainase hedhin në tokë godinën e flotës ruse në Detin e Zi

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Dy persona janë arrestuar pasi tentuan të ndihmojnë 12 emigrantë të paligjshëm të kalonin kufirin, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim.

December 21, 2025
Operacion në Tiranë për ndalimin e trafikimit të emigrantëve/ Arrestohen dy individë, në kërkim dy të tjerë

Pamje të reja nga ngjarja e Vlorës, momenti kur forcat e policisë ndërhyjnë për të parandaluar futjen e tifozëve në fushë.

Përplasjet brenda familjes, djali i David dhe Victoria Beckham i heq aksesin prindërve të tij në platformat sociale.

Lajmi Fundit

by timoni.al
December 21, 2025
0

Përfundon operacioni policor i koduar “Relay” i cili goditi një aktivitet kriminal që ndihmonte shtetas të huaj për kalim të...

Read moreDetails
Operacion në Tiranë për ndalimin e trafikimit të emigrantëve/ Arrestohen dy individë, në kërkim dy të tjerë

Operacion në Tiranë për ndalimin e trafikimit të emigrantëve/ Arrestohen dy individë, në kërkim dy të tjerë

December 21, 2025
Pamje të reja nga ngjarja e Vlorës, momenti kur forcat e policisë ndërhyjnë për të parandaluar futjen e tifozëve në fushë.

Pamje të reja nga ngjarja e Vlorës, momenti kur forcat e policisë ndërhyjnë për të parandaluar futjen e tifozëve në fushë.

December 21, 2025
Përplasjet brenda familjes, djali i David dhe Victoria Beckham i heq aksesin prindërve të tij në platformat sociale.

Përplasjet brenda familjes, djali i David dhe Victoria Beckham i heq aksesin prindërve të tij në platformat sociale.

December 21, 2025
Këshilli i Sigurisë i Izraelit jep miratimin për ndërtimin e 19 vendbanimeve në Bregun Perëndimor, pasi në vitet e fundit janë autorizuar gjithsej 69 prej tyre.

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Dy persona janë arrestuar pasi tentuan të ndihmojnë 12 emigrantë të paligjshëm të kalonin kufirin, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim.

Dy persona janë arrestuar pasi tentuan të ndihmojnë 12 emigrantë të paligjshëm të kalonin kufirin, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim.

December 21, 2025
Operacion në Tiranë për ndalimin e trafikimit të emigrantëve/ Arrestohen dy individë, në kërkim dy të tjerë

Operacion në Tiranë për ndalimin e trafikimit të emigrantëve/ Arrestohen dy individë, në kërkim dy të tjerë

December 21, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al