Saturday, September 27, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Debati për Censusin/ Pastori Akil Pano i përgjigjet Gjergj Lucës: Feja e shqiptarit nuk është shqiptaria o Luc!

Editor by Editor
September 19, 2023
in AKTUALITET, SOCIALE, Vendi
0
Debati për Censusin/ Pastori Akil Pano i përgjigjet Gjergj Lucës: Feja e shqiptarit nuk është shqiptaria o Luc!
0
SHARES
23
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pastori Akil Pano ka reaguar në rrjetet sociale, pas një thirrje të sipërmarrësit Gjergj Luca për të gjithë shqiptarët që në censin e popullsisë në rubrikën për fenë të shkruajnë se feja e shqiptarit është shqiptaria.

“Unë kam nënë myslimane, baba katolik, grua ortodokse, një kalama e kam pagëzuar ortodoks, një tjetër më ka shkuar tek xhamia e lagjes këtu, po bëhet një e madhe, është futur në themel. I pëlqejnë myslimanët.

Unë iki falem në Kishë, shkoj dhe në xhami. Tani çfarë të shkruaj këtu? Mua të gjitha fetë më pëlqejnë. Jam duke e shkruajtur shqiptar. Dhe ju bëj thirrje miq, të gjithë këtu tek feja të shkruajmë shqiptarë, se ne jemi për kombin përpara e për atdheun, pastaj për fetë”, u shpreh Luca ndër të tjera.

Por, sipas pastorit feja e shqiptarit nuk është shqiptaria sepse Kushtetua shqiptare njeh pesë besime fetare: Muslimanë, Katolikë, Orthodhoksë, Bektashinj, Ungjillorë/Protestantë.

“Thirrja e Lucës që Shqiptarët të mos prononcohen për fenë por tek kategoria e përkatësisë fetare të deklarohen vetëm ‘Shqiptarë’ na kthen tek reminishencat e së shkuarës komuniste. Populisti Luca na kthen pas tek koha e etërve komunistë të cilët e degjeneruan fenë në çdo formë”, thotë ndër të tjera Akil Pano.

Si përfaqësues i fesë ungjillore/protestante, pastroti shkruan se ata janë themeluar si bashkësi fetare në Shqipëri në vitin 1892 nën siglën “Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë.”

Akil Pano shton se thirrja e Gjergj Lucës zgjon tek shqiptarët kujtimin e dhimbjes, dhunës, burgosjes dhe martirizimit të njerëzve të fesë.

Mirëpo, thirrja e sinqertë e Gjergj Lucës kishte në thelb diçka tjetër, shumë më kombëtare dhe patriotike. Sipas tij, shqiptarët së pari janë për kombin dhe atdheun, pastaj janë për fenë, ndaj ai shprehet se feja e shqiptarit është shqiptaria.

Reagimi i plotë i pastorit AKil Pano:

Thirrja e Lucës, kthim në Komunizëm

Thirrja e Lucës që Shqiptarët të mos prononcohen për fenë por tek kategoria e përkatësisë fetare të deklarohen vetëm ‘Shqiptarë’ na kthen tek reminishencat e së shkuarës komuniste.

Populisti Luca na kthen pas tek koha e etërve komunistë të cilët e degjeneruan fenë në çdo formë. Lufta ndaj fesë nisi me përbaltjen e figurave të larta të klerit si bashkëpunëtorë me armikun. Ndërsa pjesa dërmuese e përfaqësuesve të klerit ishin kapacitete të larta intelektuale, regjimi komunist i lidhi me injorancën dhe prapambetjen. Përbaltja e figurave dhe personaliteteve fetare ishte vetëm fillimi i projektit komunist. Më pas ideologjia marksiste, çensura, burgimet, shkatërrimi i objekteve të kultit dhe ligji kushtetues për ndalimin kategorik të fesë në Shqipëri. ‘

‘Mjeshtri i peshkut’ të bëjë kujdes kur prononcohet për fenë e Shqiptarëve dhe veçanërisht kur bën thirrje publike të këtij lloji, pasi  zgjon tek shqiptarët kujtimin e dhimbjes, dhunës, burgosjes dhe martirizimit të njerëzve të fesë.

Feja e Shqiptarit nuk është shqiptaria o Luc.

Pashko Vasa ose Vaso Pasha në poezinë e tij i bënte thirrje Shqiptarëve për bashkim, në një kohë dhe kontekst të caktuar për vendin që të gjithë e njohim.

Thirrja e tij nuk ishte kërkesë për mosidentifikim të shqiptarëve në kuadrin fetar, por thirrje për bashkim kombëtar.

Sot shqiptarët janë Muslimanë, Katolikë, Orthodhoksë, Bektashinj, Ungjillorë/Protestantë (për këtë deklarove se ishe i paditur e për padijen nuk të bëj me faj). Janë këto pesë fe të cilat njihen zyrtarisht nga shteti shqiptar përmes marrëveshjeve të ratifikuara në Kuvendin e Shqipërisë, marrëveshje të cilat u japin këtyre komuniteteve besimi statusin e bashkësive fetare të njohura nga shteti si të tilla.

Ungjillorët/Protestantët janë themeluar si bashkësi fetare në Shqipëri në vitin 1892 nën siglën ‘Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë.’ Por dhe këtë ti nuk e di dhe s’të bëj me faj. Kjo është një çështje që duhet të shqetësojë më shumë Ungjillorët.

Problemi në thirrjen tënde nuk është se ti s’di asgjë për Ungjillorët dhe kontributet e tyre në Shqipëri që lidhen me fenë, gjuhën shqipe, arsimin, etj. Problemi yt mjeshtër është thirrja që shqiptarët mos të deklarojnë identitetin e tyre fetar.

Kjo na kthen në të shkuarën tragjike kombëtare, komunizmin shqiptar. Modelin suigeneris që shoku Enver ngriti në shoqërinë shqiptare, pasi më parë likuidoi fenë dhe lirinë. Ndaj, miqësisht të lutem herën tjetër, pak më shumë kujdes, pak më shumë vëmendje dhe natyrisht më shumë informacion.

Miqësisht, pastori!

Previous Post

VIDEO/ Po hanin biftekë në restorantin buzë rruge, makina përplaset me tavolinën e klientëve

Next Post

Përdhun*an dhe vranë studenten, dënohen me burgim të përjetshëm shqiptari dhe greku!

Next Post
Përdhun*an dhe vranë studenten, dënohen me burgim të përjetshëm shqiptari dhe greku!

Përdhun*an dhe vranë studenten, dënohen me burgim të përjetshëm shqiptari dhe greku!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Pse Netanyahu kishte një kod QR në jakën e xhaketës kur foli në OKB?

Pse Netanyahu kishte një kod QR në jakën e xhaketës kur foli në OKB?

September 26, 2025
“Për Shqiptarët”/ Roani i vogël niset për në spitalin italian, realizon dy operacione për tumorin në kokë.

“Për Shqiptarët”/ Roani i vogël niset për në spitalin italian, realizon dy operacione për tumorin në kokë.

September 26, 2025
Vdekja e dhimbshme e vëllait të ri të Gjestit, detaje të reja rreth aksidentit të rëndë, shoku i tij në gjendje të rëndë.

Vdekja e dhimbshme e vëllait të ri të Gjestit, detaje të reja rreth aksidentit të rëndë, shoku i tij në gjendje të rëndë.

September 26, 2025
Zyrtare: “France Football” publikon renditjen e plotë, Dembele në krye, Yamal i dyti me diferencë të madhe.

Zyrtare: “France Football” publikon renditjen e plotë, Dembele në krye, Yamal i dyti me diferencë të madhe.

September 26, 2025
Pse Netanyahu kishte një kod QR në jakën e xhaketës kur foli në OKB?
LAJME

Pse Netanyahu kishte një kod QR në jakën e xhaketës kur foli në OKB?

by timoni.al
September 26, 2025
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shkaktuar një valë reagimesh gjatë paraqitjes së tij në Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të...

Read moreDetails
“Për Shqiptarët”/ Roani i vogël niset për në spitalin italian, realizon dy operacione për tumorin në kokë.

“Për Shqiptarët”/ Roani i vogël niset për në spitalin italian, realizon dy operacione për tumorin në kokë.

September 26, 2025
Vdekja e dhimbshme e vëllait të ri të Gjestit, detaje të reja rreth aksidentit të rëndë, shoku i tij në gjendje të rëndë.

Vdekja e dhimbshme e vëllait të ri të Gjestit, detaje të reja rreth aksidentit të rëndë, shoku i tij në gjendje të rëndë.

September 26, 2025
Zyrtare: “France Football” publikon renditjen e plotë, Dembele në krye, Yamal i dyti me diferencë të madhe.

Zyrtare: “France Football” publikon renditjen e plotë, Dembele në krye, Yamal i dyti me diferencë të madhe.

September 26, 2025
Ronaldo i jep mësim Benzemas, skuadra e portugezit merr një tjetër fitore dhe udhëheq kampionatin me pikë maksimale.

Ronaldo i jep mësim Benzemas, skuadra e portugezit merr një tjetër fitore dhe udhëheq kampionatin me pikë maksimale.

September 26, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pse Netanyahu kishte një kod QR në jakën e xhaketës kur foli në OKB?

Pse Netanyahu kishte një kod QR në jakën e xhaketës kur foli në OKB?

September 26, 2025
“Për Shqiptarët”/ Roani i vogël niset për në spitalin italian, realizon dy operacione për tumorin në kokë.

“Për Shqiptarët”/ Roani i vogël niset për në spitalin italian, realizon dy operacione për tumorin në kokë.

September 26, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al