Saturday, June 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nesër nis Censi i popullsisë dhe banesave, Kominiteti Mysliman apel qytetarëve: Deklaroni përkatësinë fetare

Editor by Editor
September 17, 2023
in AKTUALITET, SOCIALE, Vendi
0
Nesër nis Censi i popullsisë dhe banesave, Kominiteti Mysliman apel qytetarëve: Deklaroni përkatësinë fetare
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nesër (18 shtator) nis Censi i popullsisë dhe banesave, i cili do të zgjasë deri në 28 tetor. 8000 anketues do të trokasin derë më derë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë për të marrë në pyetje të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Nisur nga ky proces, një thirrje erdhi nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, që i ka kërkuar komunitetit të vet të deklarojë përkatësinë fetare.

“Thirrje. Të dashur besimtarë, praktikantë ose jo. Nesër, datë 18 shtator 2023, në të gjithë Shqipërinë do të nisë Censusi, Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave të të gjithë shqiptarëve.  Ky është një proces tepër i rëndësishëm, pasi në të do të deklarohet edhe përkatësia fetare e çdo individi.  Megjithëse kjo pjesë është lënë “deklarim me dëshirë”, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ju bën thirrje dashamirëse të gjithë besimtarëve, qofshin praktikantë ose jo, të deklarojnë përkatësinë e tyre fetare duke iu përgjigjur pyetjes, ‘cila është feja ose besimi që ndjek ose i përket’, të shënoni: “Mysliman”. Deklarojeni me krenari besimin tuaj dhe sigurohuni që regjistruesi ta hedhë saktë në tabelën elektronike, ashtu siç ju e deklaroni. Thirrja nuk është për numra, është për krenari e dinjitet të besimit të secilit”, thuhet në apelin e KMSH.

Formulari do plotësohet në formë elektronike përmes një tableti është gati. Ai përmban 8 module, të cilat synojnë mundësimin e krijimit të një panorame të plotë të situatës sociale, ekonomike dhe demografike të popullsisë shqiptare. “Etniciteti, Gjuha, feja”, janë tre pyetjet e vetme të formularit që nuk janë të detyrueshme për t’u përgjigjur…etj. Procesi i marrjes së të dhënave në terren do të zgjasë gjashtë javë dhe mbyllet me 28 tetor. Censi rezultatet e para do t’i nxjerrë në prill 2024, teksa finali brenda shtatorit 2024. Censi duhej të ishte realizuar në vitin 2020, por për shkak të pandemisë dhe problematikave të tjera u shtri me tri vite. Censusi i fundit është zhvilluar në vitin 2011, ku rezultoi se popullsia ishte 2,821,977,  me një rënie prej 8%, nga Censusi 2001.

Previous Post

Skandal! Efektivët e FNSH që prej muajit prill nuk kanë marrë dietat! 6 muaj pa u paguar.

Next Post

Nga Shqipëria drejt Austrisë, zbulohet “Renault”-i me 300 kilogramë drogë në doganën e Malit të Zi

Next Post
Nga Shqipëria drejt Austrisë, zbulohet “Renault”-i me 300 kilogramë drogë në doganën e Malit të Zi

Nga Shqipëria drejt Austrisë, zbulohet “Renault”-i me 300 kilogramë drogë në doganën e Malit të Zi

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al