Autoritet spanjolle kanë vënë në pranga një shqiptar i cili dyshohet se është drejtues i celulës së “Kartelit Ballkanik” që shpërndanë 2.3 tonë kokainë disa ditë më parë në anijen e peshkimit “Bestarruza”.
Në lidhje me rastin janë vënë në pranga edhe 4 anëtarë të ekuipazhit ku mes tyre 2 shqiptarë.
Në anije policia sekuestroi 200 mijë euro cash dhe një automjet tip “Maserati” në pronësi të kreut të grupit.
Shqiptari po arratisej drejt Madridit pasi kishte marrë vesh për operacionin ku ranë në pranga anëtarët e bandës së tij. Ai u arrestua në një hotel.