Pas gati 5 vitesh mbyllje te lojrave te fatit, Ministria e Financave ka derguar ne komisionin parlamentar te ekonomise per diskutim projektligjin e ri te hapjes se lojrave te fatit. Sic u pa dhe dje nga debatet e deputeteve antare ne kete komision, ky ligj vinte era monopol dhe kjo gje u evidentua dhe nga deputetet e partise socialiste antare te komisionit.
Edhe pse u debatua gjate ne komision, asnje nga antaret parlamentare nuk theksoi faktin se projektligji i ri nuk shton asnje vend te ri pune me hapjen e lojrave te fatit te kategorise baste sportive. Theksojme se ne vjeshten e vitit 2018 kur kryeministri deklaroi pa asnje lloje plani afatgjate qe lojrat e fatit do te mbylleshin, kjo kategori kishte te punesuar me shume se 15 mije punetore me siguracione, kryesisht te moshave 20-40 vjec, kategori kjo qe 5 vitet e fundit kane emigruar masivisht drejt Europes Perendimore apo Britanise. Sipas projektligjit te ri, bastet sportive do te jene vetem online dhe jo pika fizike sic ka qene deri ne 2018, por ne te njejten kohe kompanine fituese ne kete kategori nuk e ndalon askush qe ne lokale te ndryshme te hape websitin e saj ne menyre publike neper kompjuterat e banaqeve e rreth tyre te mblidhen femije, kryefamiljare e pensionista duke rikrijuar perseri pikat e basteve si dikur por me ndryshimin e vetem se kesaj rradhe leket e familjeve shqiptare ti mbledhe vetem nje kompani bastesh, ose ne rastin me te mire disa kompani bastesh por qe mund te kene dhe te njejtin pronar, dike afer qeverise.
Pervec gabimeve qe projektligji permbante ne vetevete a thua se ishte hartuar nga ndonje shites frutash perimesh dhe jo nga grup juristash te keshillit te ministrave te cilet paguhen te pakten te jene profesional, vihet re se ky projektligj nuk parashikon asgje te re rreth licensimit te kazinove dhe kontrollit te tyre, madje parashikon dobesimin e kontrollit qe ushtrohet ndaj tyre ndermjet Njesise se Lojrave te Fatit. Do te ishte mire qe komisioni i ekonomise, ashtu sic kerkoi deputeti Erion Brace, te nihej me kompanite qe zoterojne biznesin e kazinove ne Shqiperi, biznes ky qe nuk bije ne syrin e publikut por qe qarkullon miliona euro.
Media jone disponon bilancet e ketyre kompanive nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve dhe ne to dallohet qarte pastrimi i frikshem i parave qe ndodh ne keto kompani kazinosh. Sipas bilanceve te paraqitura ne tatime, vihet re qe shumica e ketyre kazinove deklarojne te ardhura miliona euro nga tavolinat e bixhozit duke shfrytezuar mangesite ligjore te kontrollit te ketyre tavolinave. Nqse cdo makinete slot ne kazino kontrollohet me fishen e sistemit qendror te monitorimit online, pra sasia e parave qe qarkullon eshte e evidentueshme (duke marre te mirqene qe kjo funksionon sipas ligjit, por edhe per kete do te flasim me vone) tek tavolinat e bixhozit i lihet ne dore vete kompanise te deklaroje te ardhura sic do ajo vete. Ky mekanizem eshte pastrim i hapur parash nga kompanite e kazinove, pasi fryne te ardhurat nga tavolinat e bixhozit ne menyre te hapur duke pastruar para, qe ne shume raste jane para qeveritaresh te korruptuar miq me pronare kazinosh apo para te krimit te organizuar afer qeverise. Nga bilancet e ketyre kompanive dallohet ky fakt, ku vihet re se disa kazino kane me shume te ardhura nga tavolinat e bixhozit qe jane te pa monitorushme se sa nga slot makinetat.
Qellimisht projektligji i ri i lojrave te fatit nuk i prek fare keto mangesi ligjore te kazinote, por mundohet te krijoje monopolin e basteve sportive ne lojrat e fatit, monopol qe do te shkaterronte ekonomine e familjeve shqiptare dhe do te kontrollonte 700 milion euro qe mendohet te qarkullojne ne kete lloje industrie.
Media jone disponon bilancet e kompanive te kazinove qe operojne ne vendin tone, ku pas analizave qe po bejme per pastrim parash dhe abuzime financiare, do ti nxjerrim ato me emra dhe do ti padisim ne prokurori.