Mbledhja e Këshillit Drejtues e ditës së djeshme e datës 11.09.2023 nxori në pah kolapsin ku është futur RTSH nga ana e stafit menaxherial dhe në veçanti e menaxherit të përgjithshëm që është Alfred Peza në postin e drejtorit të përgjithshëm. Simptomat e kolapsit janë evidente dhe të dukshme nga të gjithë, i madh dhe i vogël, mjafton të marrësh pultin e TV dhe tëbësh një kalim të kanaleve të RTSH.
Në asnjërën prej tyre nuk shikon programe live përveç edicioneve të lajmeve. RTSH si media publike ka detyrime edukative, informuese, argëtuese, repsektimin e të drejtave të minoriteteve, programe për fëmijë etj, por në programacionin e saj nuk ka filluar asnjë program i tillë, Bora Xhanija që ka këtë detyrë kujton se është marrë nëpunë për të kontrolluar nëse njerëzit qëndrojnë në korridor aponë zyrë.
Peza mendon se duke iu vendosur Borën në mbikqyrje policeske stafit krijues dhe duke i mbajtur ata në zyrë të ngujuar pa punë rrit rentabilitetin e buxhetit të RTSH, llogaria bëhet thjeshtë 0 Prodhime për 1 Njësi Programesh, edhe programet qërealizoheshin me tek kamera në terren nuk bëhen më.
Çdokush mund ta bëjë diferencën midis ekranit të RTSH dhe televizioneve të tjera të cilat ka 15 ditë që kanë filluar sezonin e ri, por Alfred Peza megjithëse lexoi një platformë zhvillimi tëRTSH në 13 Qershor deri tani rezultati është 0. Madje në datë11.09.2023 kur ai u riparaqit para Këshitllit Drejtues për tëdhënë llogari për arritjet dhe dëmet që kishte bërë u evidentuanqartazi që:
1. Platforma e tij zhvilluese ose kishte qenë e gënjeshtërt ose e dështuar në 3 muajt e parë, përcaktimin midis këtyre 2 mbiemrave le ta zgjedhë vetë. Nëse nuk ka qenë më keq akoma si premtimi i famshëm për klubin e Peqinit para disa vitesh, për të cilin mban kampion për shkallën e pinokizmit, atje ishte ndaj elektoratit të vet dhe këtu do ishte ndaj Këshillit Drejtues.
2. Personeli i zgjedhur prej tij(Lamaj-Agalliu-Xhabafti) demonstroi paftësi bazike për të mbrojtur dhe justifikuar veprimet e veta, dhe jo më ti propozonte dhe krijonte besim Këshllit Drejtues që ata do bëjnë ndryshimin në RTSH, qëllim ky për të cilin Këshilli Drejtues ka zgjedhur Alfred Pezën drejtor në13 Qershor.
3. 0 ide për zhvillim programesh
4. 0 ide për projekte artistike
5. 0 ide për projekte educative
6. 0 projekte për zhvillime teknike
7. 0 projekte për zhvillime të teknologjisë së informacionit
8. Anjë ide të qartë për festivalin e këngës në RTSH
Të vetmet propozime që solli në mbledhje ishin emërimet nepotike të tij në postet e larta drejtuese të RTSH të servilëve të vet dhe disa fonde për projekte tërësisht qoka ndaj njerëzve tëvet, të cilat Këshilli Drejtues nuk pranoi ti miratojë.
RTSH është katandisur në gjendjen ku asnjë zyrë nuk ka bojë printeri sepse nuk ka kush e prokuron më, Sektori i Prokurimeveështë shkatërruar nga Alfred Peza. Me kompjutera në cdo zyrë që nuk punojnë se stafi i IT me Selvio Bilanin(servilin e paaftë) në krye, merret vetëm me thashetheme se cfarë u tha në zyrën e Drejtorit.
Aktualisht të vetmet blerje që realizohen i bën ErionXhabafti me Alfred Pezën, pa asnjë transparencë siç e kërkonligji dhe jashtë cdo parashikimi buxheti vjetor në bazë të të cilit funksionojnë institucionet publike.
Në një kohë që në RTSH nukblihen dot as materiale emergjente siç janë bateri dhe kartamemorie për operatorët e kamerave, për zyrën e Alfred Pezës blihen 16 televizorë brenda ditës vetëm për kapriçio arredimi zyre, dhe në anë tjetër Erion Xhabafti detyron operatorët të dalin xhirojnë pa bateri duke i shantazhuar dhe për vendet e punës(sikur ta ketë RTSH pronë të vetën), nëse ata nuk gjejnë bateri dhe karta ku të duan. Ky është standarti i Alfred Pezës me vezirët e tij.
Por institucioni vuan nga mungesa totale e programeve dhe paradoksi është: Sdi kush ti kërkojë kujt çfarë. Ata realizojnë blerje për dhomën e lajmeve pa hapurproçedura tenderimi dhe pa asnjë transparencë edhe kjo jashtëparashikimeve të buxhetit të RTSH për vitin 2023.
Se si i realizon blerjet Peza me Xhabaftin dhe Drejtoreshen Ekonomike pa kaluar nga sektori i prokurimeve, këtë duhet ta dijë vetëmPeza dhe Drejtoresha ekonomike. Drejtori Juridik që nuk realizon dot as procedura blerje baterish, ka shpikur/kopjuar nga poezitë e tij paragrafin e njoftimit të heqjes nga puna të personelit, të cilët i heq nga puna sepse “nuk ekzistojnë më kushtet e marrdhënies sipas parimit të mirëbesimit”.
Komisioni me juristë të pavarur të ngritur nga Këshilli Drejtues do tikërkojnë Drejtorit Juridik bazën ligjore ku ai e ka bazuar paragrafin e vet gjenial në bazë të të cilit ka realizuar edhe heqje kolektive nga puna.
Pra kaosi është total në RTSH duke filluar nga programet, imazhi i ekranit, performanca e brendshme, burimet njerëzore në një kohë kur ka larguar nga puna gjithë drejtuesit dhespecialistët e vjetër të cilët ishin formuar dhe rritur bashkë me institucionin, blerjet, marrdhëniet ndërkombëtare ku ai nuk e di se sa marrdhënie kanë ekzistuar më parë dhe as nuk e di cfarë detyrimesh ka ndaj EBU.
Ai mendon se burimet njerëzorezëvendësohen lehtë me burime nga ish Ora News, i cili për veteka falimentuar ndoshta dhe pafaj pasi i dha Pezës “titullin” <Mister 1 Milionshi>. Në këto kushte Këshilli Drejtues me në krye Z. Leka Bungo ka marrë situatën në dorë duke mos njohur emërimet e drejtuesve të rinj, të cilët mbajnë pozicionet dhe marrin rrogat në kundërshtim me statutin e RTSH dhe kontribuojnë në thellimin e krizës institucionale.
Bora Xhanija – Drejtuese e Programeve me CV Gazetare e Portalit që (nuk) kishte Alred Peza
Blerta Tafani – Zv Drejtoreshë e Përgjithshme pa zyrë dhe me funksione që vetëm Peza i di
Blerta Gjermeni – Drejtuese e lajmeve me CV specialist kadastrene 10 vitet e fundit
Edlir Rrapaj – Drejtues i Njësisë Teknike me CV IT i Ora News, pa asnjë eksperincë në profilin e propozuar
Nga burime brenda Këshillit Drejtues bëhet me dije se me besimin në dëshirën për ta bërë RTSH, profesionalizmin, integritetin personal të Z. Leka Bungo Alfred Peza tashmë kadalë nga lista e aktorëve të zgjedhur nga ai për Drejtimin e RTSH dhe në mbledhjen e rradhës ai pritet të shkarkohet për ti dhënë fund kolapsit institucional dhe njëkohësisht fantazisë së tijpër titullin aspirues <Mister disa Milionshi>.