Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ndeshja ndaj Çekisë, Sylvinho: Jemi në rrugën e duhur, formacionin nuk e kam vendosur ende

Editor by Editor
September 6, 2023
in AKTUALITET, Sport, Vendi
0
Ndeshja ndaj Çekisë, Sylvinho: Jemi në rrugën e duhur, formacionin nuk e kam vendosur ende
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria do të luajë ditën e nesërme në mbrëmje në “Fortuna Arena” kundër Çekisë, një ndeshje tepër e rëndësishme dhe delikate për kombëtaren tonë.

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo, ka dalë sot para mediave për të folur rreth ndeshjes që kuqezinjtë do të luajnë në Pragë ndaj Çekisë. Tekniku ka bërë të qartë se ekipi është gati për këtë sfidë të rëndësishme për fatin e Grupit E.

“Është një ndeshje e rëndësishme dhe është e drejtë se janë 2-3 ditë për ne dhe kundërshtarët. Por gjërat janë kështu, punohet, është menaxhimi i grupit, i lojtarëve në nivel individual dhe padyshim video e shumë informacione të tjera në nivel grupi. Nuk ka shumë punë për të bërë brenda fushës, është më shumë jashtë. Jam padyshim i kënaqur që grupi është në gjendje të mirë, të gjithë duan të luajnë dhe hyjnë në fushë. Motivimi është i bukur dhe i mirë, në këtë aspekt jam i kënaqur. Nesër është ndeshje e vështirë, e dinë të gjithë. Shumë lojtarë janë mësuar që të bëjnë një ndeshje të tillë të vështirë, por një përgjegjësi të tillë e kemi. Janë ndeshje që duhet të shfrytëzosh dhe mirë, janë të rëndësishme. Të gjithë duan ta luajnë këtë ndeshje dhe në këtë aspekt jam i lumtur.

Mungesa e Laçit? Ne ende nuk kemi vendosur pjesë të ndryshme të formacionit, jemi në rrugën e duhur dhe nuk mund të kthehemi mbrapa. Skuadra ka bërë një paraqitje të mirë në dy ndeshjet e fundit, ndjehemi mirë. Padyshim do të menaxhojmë mirë të gjithë lojtarët, nesër do të bëjmë një stërvitje të fundit në hotel, do të flasim dhe ata që janë 100% do të shkojmë në ndeshje. Është ndeshje në një nivel të lartë përqendrimi. Nëse ka diçka që i duhet kaluar lojtarëve është që duhet përqendrim i niveli i lartë. Kundërshtarët janë skuadër e mirë, kanë një trajner që është që nga viti 2018, ka shumë lojtarë të rëndësishëm, një ekip të mirë. Është një ndeshje e bukur dhe ne kemi shumë lojtarë të mirë për t’u përballur. Ne si skuadër kemi një mënyrë loje, një rrugë të nisur, kem bërë diçka të mirë deri tani. Duhet të ecim në rrugën e duhur, sipas meje është kjo. Ta shohim nesër.

Llogaritë për dy ndeshjet? Ne faktikisht jemi në gjysmë të rrugës. Kemi bërë 50% të rrugës. Me ndeshjen nesër kemi dhe 5 finale. Shumë shpejtë për të bërë llogaritë. Të marrim sa më shumë pikë. Llogaritë do t’i bëjmë në nëntor. Tani për mua është shumë e rëndësishme që të luajmë mirë, të bëjmë një paraqitje të mirë. mbase dhe mund të fitojmë, por kemi përballë një ekip me shumë eksperiencë. Edhe Shqipëria jonë nuk është më pak. Mendoj se jemi në kushte të barabarta në këtë drejtim.

Elementi plus për barazimin ose fitoren? Niveli i përqendrimit në një ndeshje si kjo do të jetë pak a shumë si ato e ndeshjeve më parë. Ajo që bën më pak gabime mund të marri më shumë nga kjo sfidë. Një gabim i vogël mund të hedhë në erë gjithçka. Luajmë kundër një kundërshtari shumë të fortë. Kemi lojtarë shumë të mirë në dispozicion. Mendoj se i kemi të gjithë elementët e duhur për të marrë maksimumin.

Previous Post

E paprecedentë/ Oferta e Al-Ittihad për Salah shkon përtej logjikës, lëkundet Liverpool

Next Post

Viktima dhe dëme nga stuhitë në Greqi, Turqi dhe Bullgari

Next Post
Viktima dhe dëme nga stuhitë në Greqi, Turqi dhe Bullgari

Viktima dhe dëme nga stuhitë në Greqi, Turqi dhe Bullgari

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al