Sunday, June 15, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kolonjë/ SPAK heton kllounin Erion për 47 tendera; njëri 3.3 milionë Euro, dhënë me garë false oligarkut Gentian Sula

Editor by Editor
September 5, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Kolonjë/ SPAK heton kllounin Erion për 47 tendera; njëri 3.3 milionë Euro, dhënë me garë false oligarkut Gentian Sula
0
SHARES
6.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zbarkimi në Bashki u bë urgjent, pasi kishte informacion se pas denoncimit mund të sajohej “rënie zjarri” në zyra; mirëpo nuk zhduket fakti, se 4 muaj pasi u bë kryetar me pagë 60 mijë lekë në muaj, bleu apartament 128 mijë Euro, ndërsa dy muaj pas këtij tenderi ka marrë vilë 360 milionë lekë te kompleksi “Kodra e Diellit 2” i ndërtuar nga firma fituese “Agi Kons shpk” e Gentjan Sulajt, e cila administrohet nga vëllai tij Elvis Sula, bashkëshort i ish-prezantueses në “Portokalli”.

Para disa ditësh, në Bashkinë e Kolonjës kanë “trokitur” hetues të SPAK-ut, të cilët kanë marrë dosjet e tenderëve dhe ankandeve, të punëve publike, qirave e privatizimeve, që janë bërë gjatë dy viteve nga Erion Isai si kryebashkiak.

Indicie e hetimit, ka qenë denoncimi i bërë nga një zyrtare e Bashkisë e 3 biznesmenë; shoqëruar me abuzimet konkrete, që kolluni i “Portokallisë” ka firmosur për procedurat, fondet limit, preventivët, vlerat fituese, garat e tenderëve dhe kontratat për qira e shitje trojesh publike.

Sipas informacionit, hetuesit e SPAK kanë marrë dosjet e 36 tenderëve me objekt investime kapitale, punë publike, shërbime e blerje materiale dhe të 11 ankandeve me objekt shitje e qira pronash; duke bllokuar edhe krejt dokumentacionin e periudhës shtator 2019-qershor 2021.

Vajtja e hetuesve të SPAK deri në Kolonjë, në këtë “pikë vape” të gushtit, u bë pasi kishin sinjale se pas denoncimit, kryebashkiaku Erion Isai, zyrtarët e tenderëve dhe ata që kanë pëfituar nga pazaret e pista, kishin menduar të dëmtonin provat me gjoja rënie zjarri në zyra.

Para zbarkimit në Bashki, SPAK-u bashkëveproi me specialistë të Agjencisë së Prokurimit Publik, për të verifikuar dosjet e 47 tenderëve e ankandeve, që ishin denoncuar për korrupsion.

Një prej tenderëve, të denoncuar dhe konstatuar si vjedhje e organizuar, është procedura me objekt: “Ndërtim i rrjetit shpërndarës për furnizim me ujë të 14 fshatrave të Kolonjës”; me fond limit 330 milionë, 702 mijë e 170 lekë të reja pa TVSH, ose 3 milionë Euro me TVSH.

Këtë tender, kllouni Erjon Isai ia ka dhënë firmës “AgiKons shpk” me pronar oligarkun Gentian Sulaj; firmë e cila qysh prej datës 31.03.2017, administrohet nga vëllai i tij Elvis Sulaj, bashkëshort i ish-prezantueses së “Portokallisë”, ku ka qenë i punësuar kryebashkiaku.

Hetimi për këtë tender, ka si prova për indicie këto 4 fakte:

– Është dhënë sa 99.5% e fondit limit 3.3 milionë Euro, ose 1.6 milionë lekë të reja më pak.

– Është dhënë 400 milionë lekë më tepër, se oferta më e ulët që u paraqit nga dy firmat e bashkuara “Boshnjaku-B Shpk” e “Desaret Company Shpk”.

– Tenderi është bërë vetëm me firmën fituese, mbasi 2 firmat e tjera u tërhoqën nga gara, kur zbuluan se firma “AgiKons shpk” e oligarkut Gentjan Sula, ishte paracaktuar si fituese; ndërsa kryebashkiaku ka bërë shënimin: “U tërhoqën, sepse kishin punime në tendera të tjerë”.

– Punimet për rrjetin e ujësjellësit, duhet të kishin nisur më 25.02.2021, por nuk kanë nisur akoma; ndërsa më 18 qershor 2021, në shkelje të plotë ligjit, krye-bashkiaku Erion Isai i ka paguar firmës fitese 884 milionë lekë paradhënie me Faturë Nr. 17/2021, datë 15.06.2021.

FAKT/ Katër muaj pasi u bë kryetar bashkie me pagë 60 mijë lekë në muaj, Erion Isai bleu apartament 128 mijë Euro, ndërsa dy muaj pas këtij tenderi ka “blerë vilë 360 milionë lekë te “Kodra e Diellit 2”, kompleks i ndërtuar nga fituesi i tenderit, Gentjan Sula i firmës “AgiKons shpk”.

Nuk besojmë, se i ka blerë as me pagën e gruas në Bashkinë Tiranë, apo me 16 pagesa dietash në muaj për udhëtime “Tiranë-Kolonjë”; që ia paguan Bashkia, paçka se vjen pranë familjes, por i regjistron si “Shërbim pune në kryeministri”, ndërsa të tjerat t’i verifikojë SPAK….

Previous Post

Pjesë e tryezës Berisha-Bardhi, Gjekmarkaj: Basha po luan për interesa familjare

Next Post

FOTO/ Pas përfundimit të Asamblesë, Rama me ministrat shkojnë në kinema, të pranishëm dhe Zaho me Lindën

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Me armë e fishekë në bagazhe dhe me mbi 2 kg kokainë, arrestohet 22-vjeçarja shqiptare në Rodos

Me armë e fishekë në bagazhe dhe me mbi 2 kg kokainë, arrestohet 22-vjeçarja shqiptare në Rodos

June 15, 2025
VIDEO/ I riu tenton që të rrëmbejë 4-vjeçarin te Shkëmbi i Kavajës, momenti kur prindërit e të miturit vrapojnë për ta kapur

VIDEO/ I riu tenton që të rrëmbejë 4-vjeçarin te Shkëmbi i Kavajës, momenti kur prindërit e të miturit vrapojnë për ta kapur

June 15, 2025
“Njerëzit po vrapojnë të tmerruar”, Izraeli nën alarm, raketat iraniane përshkojnë qiellin mbi Tel Aviv dhe Jerusalem

“Njerëzit po vrapojnë të tmerruar”, Izraeli nën alarm, raketat iraniane përshkojnë qiellin mbi Tel Aviv dhe Jerusalem

June 15, 2025
VIDEO/ “Karma gjithmonë e gjen rrugën!” Veliaj vijon me mesazhet e koduar në TikTok: Më arrestuan dhe më poshtëruan, kjo i bëri të ndjeheshin mirë

AKTUALITET

Me armë e fishekë në bagazhe dhe me mbi 2 kg kokainë, arrestohet 22-vjeçarja shqiptare në Rodos

by Editor
June 15, 2025
0

GREQIA- Një 22-vjeçare shqiptare është arrestua në portin e Rodosit, menjëherë pasi mbërriti me traget nga Pireu. Mediat greke shkruajnë se ajo është...

Read moreDetails
VIDEO/ I riu tenton që të rrëmbejë 4-vjeçarin te Shkëmbi i Kavajës, momenti kur prindërit e të miturit vrapojnë për ta kapur

VIDEO/ I riu tenton që të rrëmbejë 4-vjeçarin te Shkëmbi i Kavajës, momenti kur prindërit e të miturit vrapojnë për ta kapur

June 15, 2025
“Njerëzit po vrapojnë të tmerruar”, Izraeli nën alarm, raketat iraniane përshkojnë qiellin mbi Tel Aviv dhe Jerusalem

“Njerëzit po vrapojnë të tmerruar”, Izraeli nën alarm, raketat iraniane përshkojnë qiellin mbi Tel Aviv dhe Jerusalem

June 15, 2025
VIDEO/ “Karma gjithmonë e gjen rrugën!” Veliaj vijon me mesazhet e koduar në TikTok: Më arrestuan dhe më poshtëruan, kjo i bëri të ndjeheshin mirë

VIDEO/ “Karma gjithmonë e gjen rrugën!” Veliaj vijon me mesazhet e koduar në TikTok: Më arrestuan dhe më poshtëruan, kjo i bëri të ndjeheshin mirë

June 15, 2025
“Karrigia fatale”/ Dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avioni në Indi! Ai rrëshqiti prapa dhe humbi kontrollin

“Karrigia fatale”/ Dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avioni në Indi! Ai rrëshqiti prapa dhe humbi kontrollin

June 15, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Me armë e fishekë në bagazhe dhe me mbi 2 kg kokainë, arrestohet 22-vjeçarja shqiptare në Rodos

Me armë e fishekë në bagazhe dhe me mbi 2 kg kokainë, arrestohet 22-vjeçarja shqiptare në Rodos

June 15, 2025
VIDEO/ I riu tenton që të rrëmbejë 4-vjeçarin te Shkëmbi i Kavajës, momenti kur prindërit e të miturit vrapojnë për ta kapur

VIDEO/ I riu tenton që të rrëmbejë 4-vjeçarin te Shkëmbi i Kavajës, momenti kur prindërit e të miturit vrapojnë për ta kapur

June 15, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al