Saturday, September 27, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Qëndroni larg! Kredo një kompani fajdesh dhe mashtrimi, kur do të arrestohet pronari i saj?!

Editor by Editor
September 4, 2023
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE
0
Qëndroni larg! Kredo një kompani fajdesh dhe mashtrimi, kur do të arrestohet pronari i saj?!
0
SHARES
3.3k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kredo Financë është një kompani që e klasifikon veten në kategorinë e sipërmarrjeve fintech. Në botën moderne kjo kategori nënkupton firmat inovative, të cilat përdorin teknologjinë për përmirësuar shërbimet financiare tradicionale. Por pas fjalës fintech, në rastin e Kredos fshihet një model problematik biznesi. Dhe ky model është i thjeshtë.

Kompania ka një portofol parash, të siguruara nga aksionerët e saj apo përmes humarrjes nga investitorë të ndryshëm në disa platforma të caktuara si Mintos. Këto para ajo ja u jep hua qytetarëve apo bizneseve shqiptare në formën e mikrokredive të shpejta, pa kolateral. Shuma e tyre mund të arrijë deri në 600 mijë lekë, ose 5 mijë e 500 euro.  Ky është biznesi i Kredos dhe të ngjashmëve të saj.

Sipas të dhënave nga bilanci, në fund të vitit të kaluar stoku total i huave që Kredo Finance ka dhënë për qytetarët shqiptarë arriti në 3.3 miliardë lekë ose 30.5 milionë euro. Për këtë portofol kredish, kompania arkëtoi vitin e kaluar 2.5 miliardë lekë të ardhura nga interesat, gjobat, komisionet dhe tarifat e shtyrjes së kredive. Pra 76 për qind të ardhura mbi stokun e kredive.

Me pak fjalë, modeli i biznesit të Kredos është ky. Për cdo 100 lekë që kompania ka dhënë kredi, ajo gjeneron 76 lekë të ardhura në vit nga interesat dhe kostot e tjera që u ngarkohen kredimarrësve. Zyrtarisht quhet fintech. Në të vërtetë është kredidhënie grabitqare.

BSH që rri e vështron

Debatet për normat e lartë të interesit dhe praktikat jo etike nga kompanitë e mikrokredive të shpejta e detyruan Bankën e Shqipërisë që në vitin 2021 të vendoste tavan mbi normat e interesit të tyre. Për kreditë me këste deri në shumën 200 mije lekë, interesi efektiv 1 vjeçar u kufizua në 118.96 për qind. Kredo lundron në limitet e këtij kufiri.

Sipas të dhënave që publikon BSH për muajin gusht të këtij viti, norma efektive e aplikuar nga Kredo ishte 115 për qind, 108, për qind, 103 për qind dhe 108 për qind në vit respektivisht për kredinë 1 vjeçare, atë 2 vjeçare, kredinë 3 vjeçare dhe atë 4 vjeçare.

Institucionet e specializuara dhe ekspertët ndërkombëtarë të financave kanë përcaktuar se norma maksimale e një kredie që të quhet e përballueshme duhet të jetë deri në 36 për qind në vit. Kredo po i ngarkon qytetarët shqiptarë mbi 3 herë më shumë se ky interes. Me pak fjalë, ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në të vërtetë nuk ka zgjidhur asgjë.

Mikrokredia e shpejtë në Shqipëri realisht është “kredi grabitqare” e maskuar nën togëfjalëshin fintech. Dhe Banka e Shqipërisë rri e vështron. Kjo nuk është asgjë tjetër veçse fajde e legalizuar me ligj. Dhë në fund pyetja që shtrohet natyrshëm është; kujt i duhet ky model biznesi?

Avokatët e mikrokredisë thonë se këto kompani shërbejnë një segment konsumatorësh, të cilët nuk kanë akses në banka. Ndërsa normat e larta me faktin se kreditë jepen pa garanci dhe kanë risk të lartë moskthimi. Sipas tyre, ky model biznesi i tillë është. Por Banka e Shqipërisë nuk ka asnjë studim, se cilët kategori konsumatorësh marrin kredi në këto institucione. Çfarë bëjnë ata me këto para dhe si preken financiarisht personat që hyjnë në sipiralen e borxheve të shpejta, që ofrojnë mikrokreditë?

Më tej akoma çfarë fiton ekonomia nga ky model biznesi, i cili është i kalbur gjer në palcë dhe që sot në Europë lejohet masivisht vetëm në 3 apo katër vende? Ato janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Moldavia dhe Bosnja. Askund në Bashkimin Europian. A ndihet Banka e Shqipërisë komode nga kjo që rri e vështron, teksa mijëra qytetarë zhyten në spiralen mjeruese të kredive grabitqare, që u shiten si inovacion financiar?   Klodian Tomorri-oligarkia.al

Previous Post

VIDEO/ Surprizon sërish Korreshi, mbërrin në Kuvend me brisqe rroje: Ia kam sjellë qeverisë t’i sterilizojë

Next Post

VIDEO-Bardhi debat me Bashën në Kuvend: Qesharak! Kryetar i grupit jam unë!

Next Post
VIDEO-Bardhi debat me Bashën në Kuvend: Qesharak! Kryetar i grupit jam unë!

VIDEO-Bardhi debat me Bashën në Kuvend: Qesharak! Kryetar i grupit jam unë!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Pas disa muajve të thatësirës dhe temperaturave të larta, fillojnë shiu në Kukës.

Pas disa muajve të thatësirës dhe temperaturave të larta, fillojnë shiu në Kukës.

September 27, 2025
Shullazi dhe urdhri i tij, ai dhunoi dhe kërcënoi me armë bashkëshortin e gjyqtares, 38-vjeçari ekstradohet nga Gjermania.

Shullazi dhe urdhri i tij, ai dhunoi dhe kërcënoi me armë bashkëshortin e gjyqtares, 38-vjeçari ekstradohet nga Gjermania.

September 27, 2025
Ngjarja e rëndë në aksin “Fushë Krujë-Vorë”: Një të mitur e morën peng dhe e dhunuan, dy persona shpallen në kërkim.

Ngjarja e rëndë në aksin “Fushë Krujë-Vorë”: Një të mitur u mor peng dhe u dhunua nga katër persona.

AKTUALITET

Pas disa muajve të thatësirës dhe temperaturave të larta, fillojnë shiu në Kukës.

by timoni.al
September 27, 2025
0

Pas disa muajsh thatësire dhe temperaturash të larta, Kukësi ka përfituar së fundmi nga reshje shiu, një situatë që pritet...

Read moreDetails
Shullazi dhe urdhri i tij, ai dhunoi dhe kërcënoi me armë bashkëshortin e gjyqtares, 38-vjeçari ekstradohet nga Gjermania.

Shullazi dhe urdhri i tij, ai dhunoi dhe kërcënoi me armë bashkëshortin e gjyqtares, 38-vjeçari ekstradohet nga Gjermania.

September 27, 2025
Ngjarja e rëndë në aksin “Fushë Krujë-Vorë”: Një të mitur e morën peng dhe e dhunuan, dy persona shpallen në kërkim.

Ngjarja e rëndë në aksin “Fushë Krujë-Vorë”: Një të mitur u mor peng dhe u dhunua nga katër persona.

September 27, 2025
Ngjarja e rëndë në aksin “Fushë Krujë-Vorë”: Një të mitur e morën peng dhe e dhunuan, dy persona shpallen në kërkim.

Ngjarja e rëndë në aksin “Fushë Krujë-Vorë”: Një të mitur e morën peng dhe e dhunuan, dy persona shpallen në kërkim.

September 27, 2025
Më shumë se 300 kullota dhe 121 kg kanabis në Himarë, dy individë shpallën në kërkim.

Më shumë se 300 kullota dhe 121 kg kanabis në Himarë, dy individë shpallën në kërkim.

September 27, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pas disa muajve të thatësirës dhe temperaturave të larta, fillojnë shiu në Kukës.

Pas disa muajve të thatësirës dhe temperaturave të larta, fillojnë shiu në Kukës.

September 27, 2025
Shullazi dhe urdhri i tij, ai dhunoi dhe kërcënoi me armë bashkëshortin e gjyqtares, 38-vjeçari ekstradohet nga Gjermania.

Shullazi dhe urdhri i tij, ai dhunoi dhe kërcënoi me armë bashkëshortin e gjyqtares, 38-vjeçari ekstradohet nga Gjermania.

September 27, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al