Saturday, June 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Deputeti i PS: Klanet po bëjnë kërdinë me tendera dhe poste

Editor by Editor
September 3, 2023
in AKTUALITET, POLITIKE, Vendi
0
Deputeti i PS: Klanet po bëjnë kërdinë me tendera dhe poste
0
SHARES
148
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtohen zërat që shprehin pakënaqësi brenda radhëve të Partisë Socialiste dhe këtë herë është deputeti Petro Koçi ai i cili ka bërë një reagim.

Lidhur me mënyrën dhe formën e të organizuarit brenda kësaj strukture politike, Koçi ka reaguar me anë të një shkrimi në Facebook.

Ky i fundit ka marrë si shembull filmin shqiptar “Rrethimi i Vogël”, ku shprehet se edhe sot në drejtori dominojnë klanet dhe sektet, të cilat marrin tendera dhe bëjnë punësime.

“Po shoh filmin “Rrethimi i Vogel”. Është prodhuar në komunizëm. Por frymëzon ndershmërinë e zyrtarit.

Ku film vlen edhe sot për zyrtaret e demokracisë. Që të jenë të ndershëm, të drejtë, të pastër, të përulur, të thjeshtë, shërbyes të ligjit, parimorë dhe llogaridhënës. Edhe sot rrethimi i vogël i familjarëve apo miqve bën kërdinë më shumë se dje.

Klanet dhe sektet janë shushunjat e pangopura me tendera, miliona, drejtorira dhe poste. Partia e tyre është përfitimi. Te “Rrethimi i Vogël” të përshtyp e përthith loja e mrekullueshme aktoriale.

Personazhe të gdhendur me vërtetësi të pashoqe. Këtë postim nuk po e bej për propozimet e lajthitura për t’i ndaluar këto filma. As për nënpropozimet e peraferta. Por për diçka tjetër.

A kemi sot në shoqëri personazhe si Zenun Boriga? Qe nuk pranojnë privilegje dhe status të pamerituar? Apo epshi kapitalist i ka zënë të gjithë për fyti,” shkruan Koçi në Facebook.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpetro.koci.94%2Fposts%2Fpfbid04tx9N1jzw6iAXRE4KsornFcGTWr81yqLH118VuZphHSTp4EUn9LUvYZwBMvNBHMNl&show_text=true&width=500

Previous Post

Prindërit për “shopping”, 5-vjeçrja qëndron e varur në hekurat e tarracës, ndërhyjnë fqinjët

Next Post

Interi fiton me “poker” ndaj Fiorentinës, Asllani e bën “sefte” për sezonin e ri

Next Post
Interi fiton me “poker” ndaj Fiorentinës, Asllani e bën “sefte” për sezonin e ri

Interi fiton me “poker” ndaj Fiorentinës, Asllani e bën “sefte” për sezonin e ri

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al