SHËNDELLI SHPK është një prej përfitueseve më të mëdha të parave publike nëpërmjet procedurave të prokurimeve publike. Kompania në pronësi të Yzedin Bozhajt jo vetëm renditet në vendin e parë si përfituesja më e madhe e tenderave të bashkisë Gjirokastër, por zë edhe një vend të rëndësishëm ndër kompanitë që përfitojnë më shumë nga bashkia e Tiranës. Nëse do i hidhnim një sy kontratave publike të fituara të Bozhajt do të vinim re se ka përfituar në të gjithë sektorët ku derdhen paratë publike.
Me mbylljen e sezonit të verës kanë nisur furishëm edhe tenderët dhe duket se drejtuesit e institucioneve shtetërore janë të uritur për të bërë “plaçkë” deri në fund të dhjetorit kur mbyllet edhe viti buxhetor duke firmosur qindra miliona euro tenderë, shumica e të cilave jane me probleme.

SPAK po ndjek nga afër këto procedura të dyshimta duke raportuar vazhdimisht. Rasti më i fundit vjen nga Bashkia Divjakë, ku Josif Gorrea ka firmosur një tender me vlerë më shiumë se 1 miliard lekë për një shkollë fshati! Nuk e lexuar gabim: Josif Gorrea ka hapur dy ditë më parë një tender me vlerë 1 miliard e 80 milionë lekë për shkollën e fshatit Remas!
Burime bëjnë me dije për se Gorrea ia ka qepur kostumin sipas trupit Yzedin Bozhajt me kompaninë “Shëndëlli” shpk.
Bozhaj është një ndër përfituesit më të mëdhenj të fondeve publike për ndërtime dhe rikonstruksion shkollash përmes procedurave të dyshimta.
Burime per “Gazeta Jone” bëjnë me dije se edhe kushtet teknike të pjesëmarrjes në tender janë caktuar fiks siç i duhet kompanisë “Shëndëlli” shpk që të dale fituese.
Drejtësia do të ndjekë në vijim zhvillim këtë tender, ku fituesi do të shpallet zyrtarisht në 14 shtator 2023. Deri atëhere ka kohë, por le të vijojmë me detajet e tenderit:
Tenderi me objekt “Rikonstruksion i objekteve egzistuese, shtesë anësore dhe ndërtim palestre në shkollën e mesme të bashkuar Remas” me fond limit 92 428 214 lekë pa TVSH (rreth 1 miliard e 80 milionë lekë me TVSH) është shpallur në 30 gusht dhe kompanitë kanë 15 ditë kohë që të japin ofertat e tyre.
Kjo është një periudhë e detyrueshme nga ligji pasi burimet bëjnë me dije se tashmë fituesi është caktuar.
Shuma që ka vënë në dispozicion Bashkia Divjakë për rikonstruksion shkolle (jo ndërtim) dhe ndërtimin e një palestre është kolosale.
Kjo është shuma më e madhe e vënë në dispozicion për shkollat gjatë viteve të fundit dhe Gorrea po guxon shumë në një kohë kur “shqiponjat” e SPAK po fluturojnë ulët në qiellin e korrupsionit shqiptar. Deri më tani SPAK ka bërë një punë për t’u vlerësuar në drejtim të arrestimit të kryebashkiakëve të korruptuar, por duket se do të ketë ende punë në vijim.
Loja me projektin
Në dokumentet e tenderit stafi i Bashkisë Divjakë ka futur edhe projektin e shkollës dhe palestrës si edhe preventivin e punimeve duke arritur çuditërisht në një fond limit tepër të madh. Një projekt i ngjashëm u tenderua pak ditë më parë nga Bashkia Cerrik ku Andis Salla i tha “viston” kompanisë së Eral Myftarajt dhe Yzedin Bozhajt për rikonstruksionin e një shkolle dhe ndërtimin e palestres. Fituese këtu u shpall kompania “Meteo” shpk e Myftarajt kurse “Shëndëlli” shpk e Bozhajt shërbeu si mbështetëse pasi ka më shumë volum pune. Burime bëjnë me dije se e njëjta skemë, e kthyer përmbys do të aplikohet edhe në Divjakë me lejen e Josif Gorreas./ Gazeta Jone/