Sokol Cikalleshi vijon të shkëlqejë në kampionatin turk.
Sulmuesi i Kombëtares kuqezi ka kaluar në avantazh skuadrën e tij në minutën e 53′.
Ai i ka shënuar gol Beshakshirit, skuadrës e cila mbështetet nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdgogan.
Ky është goli i tretë i Cikalleshit me Konjasporin.
Sokol Cikalleshi vijon të jetë protagonist absolut në Turqi teksa ka arritur të shënojë një tjetër gol me Konyaspor. Bomberi shqiptar e nisi titullar, si zakonisht, në sfidën përballë Istanbul Basaksehir në transfertën e vështirë megjithatë ia doli të zhbllokonte rezultatin me një gol mjaft të bukur.
Një gol që konfirmon formën e tij fantastike dhe një mesazh për Çekinë e Poloninë, me të cilët do të përballet javën e ardhshme. Kavajasi ka marrë ftesën nga trajneri Sylvinho dhe pritet të jetë pika kryesore në sulm përballë dy rivalëve kryesor për kualifikimin në Euro 2024.