Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tre paradokset e Lulzim Bashës

Editor by Editor
September 2, 2023
in AKTUALITET, Mendim i Lire, Vendi
0
Tre paradokset e Lulzim Bashës
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Askush nuk njeh askënd brenda PD-së. Lulzim Basha u rikthye me energji nga pushimet e gushtit dhe e nisi shtatorin me vrull, por jo kundër qeverisë që ka një dekadë që edhe për fajin e tij është në mandatin e tretë. U rikthye për të “çimentuar” postin e tij. Për të marrë edhe një tjetër. Edhe për të zvogëluar më shumë PD-në zyrtare.

Kryedemokrati pa vulë dhe në një seli me qira sot mblodhi Kuvendin Kombëtar për të bërë ndryshuar statutin dhe për të votuar Këshillin e ri Kombëtar. Fjalën e hapi duke kërkuar falje për gabimet. Pranoi se ka bërë emërime fiktive me shumicë. Por në vend që të hapte krahun rimori drejtimin e partisë ku nuk u largua asnjëherë “de facto” duke drejtuar me “marioneta” vitin e fundit dhe sot bëri tre lëvizje që bien në kundërshtim me frymën e rikthimit të dytë duke treguar se pavarësisht ndjesës, nuk ka ndryshuar.

Së pari Lulzim Basha gjatë muajve të verës në disa takime të organizuara me regji dhe thuajse të njëjtët të rinj nga jugu në veri ka trumbetuar me të madhe që pushteti nuk mund të ekzistojë më shumë se dy mandate. “Pushteti korrupton. SHBA thotë jo më shumë se dy mandate dhe këtë kam propozuar edhe unë”.

Kështu është shprehur më parë, por të kundërtën votoi sot. Lulzim Basha në statutin e ri që ndryshoi hoqi fjalën “dorëheqje” nga libri i rregullave të partisë duke e përjetësuar postin e kryetarit. Ose e thënë më shkurt dhe qartë; privatizuar. I qetë nga humbja në humbje. Së dyti në retorikën e tij është lufta kundër kultit të individit dhe centralizimit të pushtetit. Sërish bëri të kundërtën sot. Në pamundësi për të larguar Gazment Bardhin me votë nga deputetët që i kanë mbetur, ndryshoi rregullat e lojës. Vendosi pikën e re në statut që kryetari i partisë mban edhe postin e kryetarit të grupit.

Absurdi i tretë. Në një moment kur kërkohet reflektim dhe bashkim për t’i bërë ballë makinerisë socialiste lipsej një hap për të ulur tonet. Lulzim Basha u shpreh se shtrin dorën për rikthimin e demokratëve që i janë bashkuar Sali Berishës, por paradoksalisht miratoi një nen në statutin e ri që përjashton të gjithë anëtarët e PD-së që në zgjedhjet e fundit të 14 Majit kandiduan për koalicionin e Sali Berishës. Për të gjithë ata që kishin dyshime, Luli është i njëjti dhe rezultati fatkeqësisht për vendin dihet…

Previous Post

Sinjalizoi familjen! Si ndodhi pengmarrja për një gërvishtje në Tiranë?

Next Post

Vdes demokracia brenda PD/ Luli kryetar i përjetshëm. Nuk largohet edhe nëse humbet zgjedhjet

Next Post
Vdes demokracia brenda PD/ Luli kryetar i përjetshëm. Nuk largohet edhe nëse humbet zgjedhjet

Vdes demokracia brenda PD/ Luli kryetar i përjetshëm. Nuk largohet edhe nëse humbet zgjedhjet

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al