Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Korreshi: Basha nesër Kuvend shtëpie, me njerëz nga call-centerat e kunatit

Editor by Editor
September 1, 2023
in AKTUALITET, POLITIKE, Vendi
0
Korreshi: Basha nesër Kuvend shtëpie, me njerëz nga call-centerat e kunatit
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i PD, Saimir Korreshi teksa komentoi situatën brenda PD-së, theksoi se ndihet nevoja për unifikim në një grup parlamentar dhe strukturim të kësaj partie. Në një lidhje live për News24, Korreshi tha se, nesër nuk ka Kuvend Kombëtar, duke mos njohur vendimin e Bashës për mbledhjen e tij.

“I përkas atyre deputetëve që kërkojnë bashkim të demokratëve. Më në fund po shoh se po ndodh diçka. Duam të vazhdojmë atje ku e lamë. Duhet reflektim. Momenti i parë është ai i grupit parlamentar për të bërë betejat e radhës për çka realisht kjo qeveri po bën shumë gjëra, po del çdo ditë një hajdutëri tjetër. Koha është që të merren masa që të jemi në një llogore kundër Edi Ramës. Duhet t’i japim zgjidhje ngërçit. Duket se i qenkeni trembur asaj shkrese me një vulë false. S’e di se kryetari i PD të jetë regjistruar nga gjykata. Vulën e sekretari i Përgjithshëm i PD. Që të prodhosh një vulë tjetër, ka ligj që e administron. Gjykoj se deri më sot këtë vulë ta provojnë, mbase e fillojnë mbarë dhe të shohin nëse i bën apo jo kjo vulë. Kjo dëmton çdo demokrat. Jemi ne ata që kanë themeluar PD. Dy palëve të tjera u ka dalë kryetari. U zunë baba me birin dhe është në këtë gjendje PD. PD nëse nuk ristrukturohet nga e para, nëse nuk përfshihen palët në ristrukturim, por do të ngelet një tabu. Asnjë prej 3 grupimeve nuk ka legjitimitet. Nesër PD nuk ka Kuvend Kombëtar. Dita e hënë duhet të jetë ai moment ku të gjithë demokratët duhet të jenë në një njëjtën llogore. Hapi i parë është qëndresa në të njëjtin grup parlamentar. Më pas mendoj se do të vijë më natyrale nëse do të ecim me një trajtë. Do të merremi me atë se çka duhet të ishim marrë me Ramën”, tha ai.

Duke u ndalur te thirrja e Berishës për protesta, Korreshi mbështeti këtë nismë. “Jam pro protestave. Këto nuk janë të mjaftueshme, por mund t’u tregojë njerëzve se opozita është aty. Njerëzit nuk mund të rrinë në shtëpi, duhet të protestojnë. Që nga karburanti apo check-up-i. Ne duhet t’i kthejmë besimin qytetarëve. Basha duhet të gjejë kandidatin për Kukësin dhe të përballet dhe të shohë sa se fitues është. Problemi ynë është që të rrëzojmë këtë qeveri dhe të vijmë në pushtet në 2025-ën. Edhe unë te lagja ime kam thirrur një Kuvend privat. Çfarë nisme kombëtare do të marrim ata ku i kanë deputetët?! Kuvend privat mund të bëjë gjithsecili nga ne. Basha do mbajë Kuvend shtëpie, me njerëz nga call center”, tha Korreshi.

Previous Post

Europol godet kartelin e drogës nga Brazili në Evropë, sekuestrohen 2.7 ton drogë

Next Post

“Thesaret” i fshihnin në pyll, arrestohen dy grabitësit shqiptarë në Spanjë

Next Post
“Thesaret” i fshihnin në pyll, arrestohen dy grabitësit shqiptarë në Spanjë

“Thesaret” i fshihnin në pyll, arrestohen dy grabitësit shqiptarë në Spanjë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al