Friday, June 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Diplomati grek: Të gjithë jemi në këmbë për Belerin, do bëjmë çdo gjë që të betohet

Editor by Editor
August 31, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Diplomati grek: Të gjithë jemi në këmbë për Belerin, do bëjmë çdo gjë që të betohet
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Jashtëm Giorgos Gerapetritis, ka reaguar pas intervistës që dhe kryeministri Edi Rama ditën e djeshme për ERT në Greqi.

Në një deklaratë për gazetarët grekë, pas pjesëmarrjes së tij në takimin informal të Ministrave të Jashtëm të BE-së “Gymnich” në Toledo, Gerapetritis ka theksuar se është diskutuar edhe çështja e kryetarit të Bashkisë së Himarës.

“Çështja e mbajtjes së përkohshme në mënyrë të padrejtë të Fredi Belerit, dhe që pengon betimin e tij si kryetar i Bashkisë së Himarës, tashmë është ngritur nga Ministria e Jashtme, nga unë, në të gjitha forumet e mundshme. Të gjithë ministrat e vendeve anëtare të BE-së, përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Stoltenberg, janë informuar personalisht. Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian gjithashtu janë informuar në mënyrë të plotë,” ka thënë ai.

“Sidomos për çështjen e zotit Beleri, dua të theksoj se, pavarësisht nga çështja e vendimeve gjyqësore, pavarësisë së drejtësisë shqiptare, këtu shtrohet çështja e paraburgimit që e pengon atë të marrë detyrën. Kjo është një shkelje e qartë e prezumimit të pafajësisë, e shtetit të së Drejtës, e të drejtave politike të tij dhe të qytetarëve të Himarës që e zgjodhën atë.

Dhe dua të theksoj se kjo çështje, veçanërisht betimi dhe marrja e detyrës nga zoti Beleri, nuk ka të bëjë me funksionin gjyqësor në Shqipëri, por është thjesht një çështje vullneti politik, nga ana e qeverisë shqiptare. Dhe për këtë arsye, Greqia do të vazhdojë të shfrytëzojë çdo mundësi, në mënyrë që të mundësohet betimi i z.Beleri si kryetar bashkie dhe të shprehet në mënyrën më të mirë vullneti i banorëve të Himarës, ashtu siç erdhi përmes zgjedhjeve të saj bashkiake të 14 majit,” përfundon ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis.

Previous Post

Arrestohen “fermerët” shqiptarë në Spanjë, ju shkatërrohet prodhimi me vlerë 2 milionë euro

Next Post

VIDEO/ Seferi nuk di të ndalet, tjetër gol për ish-sulmuesin e Tiranës

Next Post
VIDEO/ Seferi nuk di të ndalet, tjetër gol për ish-sulmuesin e Tiranës

VIDEO/ Seferi nuk di të ndalet, tjetër gol për ish-sulmuesin e Tiranës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al