Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Investigimi/ Si dhe kush e bën pastrimin e parave në Tiranë?

Editor by Editor
August 28, 2023
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE
0
Investigimi/ Si dhe kush e bën pastrimin e parave në Tiranë?
0
SHARES
320
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hetimi dhe dënimi i pastrimit të parave në Shqipëri ka dështuar. Institucionet përgjegjëse për të luftuar këtë aktivitet kriminal kanë sjellje formaliste, ndërkohë që, numri i atyre që janë dënuar, është minimal. Pavarësisht shifrave demonstrative për rastet e zbuluara, pasurive të sekuestruara, dosjet, që përfundojnë në gjykatë, janë të pakta.

Shumica e të akuzuarve përfundojnë duke u dënuar me shërbim prove, pasi kanë marrë mbrapsht edhe pasurinë e sekuestruar. Për këtë arsye, që nga shkurti i vitit 2020, Moneyval, mekanizimi i Komisionit Europian Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, e përfshiu Shqipërinë në listën “gri”, ku janë vendet me rrezik të lartë të pastrimit të parave.

Paraditen e 9 shkurtit 2021, Policia e Shtetit shpërndau një njoftim me titullin “Finalizohet operacioni policor, i koduar “Transferta e gabuar”, sipas të cilit Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës kishte sekuestruar mbi 6 milionë euro pasuri, që kishin si burim veprimtarinë kriminale.

Gjithnjë sipas njoftimit, si pasojë e hetimit të nisur që nga viti 2016 (plot 5 vite), ishin arritur të sekuestroheshin 10 automjete, 3 njësi sipërfaqe toke, 1 apartament, 5 dyqane, 2 bar-restorante dhe disa biznese call center. Vlera e pasurisë, rreth 6 milionë euro, dyshohej se ishte përfituar nga trafiku i narkotikëve.

Pak minuta më pas Prokuroria e Tiranës publikoi një tjetër njoftim më të detajuar, nëpërmjet të cilit rendiste asetet e sekuestruara e “i binte gjoksit” për këtë sukses. Bëhet fjalë për dosjen penale të Alban Xhepës. Por, pa u mbushur një vit nga buja për sekuestrimin e 6 milionë eurove pasuri, më 26 janar 2022, Prokuroria e Tiranës, madje i njëjti prokuror, pushon hetimet… (lexo KETUshkrimin e plote).

Previous Post

Bie Alfred Peza, drejtori i ri i RTSH Dritan Hila

Next Post

Kush i porositi vrasjet e bujshme në Elbasan? Killeri “hap letrat” para “FBI-së shqiptare”

Next Post
Kush i porositi vrasjet e bujshme në Elbasan? Killeri “hap letrat” para “FBI-së shqiptare”

Kush i porositi vrasjet e bujshme në Elbasan? Killeri “hap letrat” para “FBI-së shqiptare”

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al