Saturday, May 24, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Lukashenko: Prigozhinin e paralajmërova dy herë që të kishte kujdes

Editor by Editor
August 25, 2023
in AKTUALITET, BOTË
0
Lukashenko: Prigozhinin e paralajmërova dy herë që të kishte kujdes
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lideri bjellorus Alyaksandr Lukashenka ka thënë të premten se i kishte paralajmëruar mercenarët rusë, Yevgeny Prigozhin dhe Dmitry Utkin, të bënin kujdes se mund të përballeshin me kërcënime me jetë, si dhe këmbënguli se luftëtarët e Wagnerit do të qëndrojnë në Bjellorusi.

Prigozhini besohet të ketë vdekur nga rrëzimi i një avioni privat në veri të Moskës më 23 gusht, rreth dy muaj pasi e udhëhoqi një kryengritje të dështuar drejt Moskës me grupin e vet mercenar, Wagner.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ishte zotuar fillimisht se do ta shkatërronte kryengritjen e Prigozhinit në qershor, por disa orë më vonë u arrit një marrëveshje për lejimin e Prigozhinit dhe disa prej trupave të tij të shkonin në Bjellorusi.

Lukashenka, i cili e ndërmjetësoi marrëveshjen, e përdori një zhargon burgu pak pas kryengritjes jetëshkurtër të Wagnerit, kur tha se ai e kishte bindur Putinin të mos e “hiqte qafe” mercenarin i cili ndodhej në listën e udhëtarëve të avionit privat që u rrëzua të mërkurën në veri të Moskës.

Prigozhini, tha Lukashenka të premten, i kishte hedhur poshtë dy herë shqetësimet e ngritura nga ai për kërcënimet e mundshme me jetë me të cilat përballej ai.

Lukashenka tha më 25 gusht se e kishte paralajmëruar Prigozhin gjatë kryengritjes se do të “vdiste” nëse do ta vazhdonte marshimin drejt Moskës, ndaj të cilit Prigozhini ishte përgjigjur: “’Në djall – do të vdes’.”

Ai tha pastaj se, kur Prigozhini dhe Utkini, i cili ndihmoi në financimin e Wagnerit dhe ishte në listën e udhëtarëve të avionit që u rrëzua, kishin shkuar për ta takuar atë, ai i kishte paralajmëruar të dytë: “Bëni kujdes, djem!”
Nuk është saktësisht e qartë nga fjalët e Lukashenkas, të cilat u raportuan nga agjencia shtetërore e lajmeve BELTA, se kur kishte ndodhur biseda mes tyre.

Lukashenka, i cili njihej me Prigozhinin shumë kohë më parë dhe është aleat i ngushtë i Rusisë, tha se Putini nuk ka asgjë të bëjë me rrëzimin e avionit.

“E njoh Putinin: ai kalkulon çdo ditë shumë qetësisht, madje avash. Nuk mund ta paramendoj se Putini e ka bërë atë, se Putini është fajtori. Është thjesht punë shumë joprofesionale”, tha Lukashenka.

Kremlini e mohoi të premten çfarëdo përfshirje në rrëzimin e avionit afër Moskës nga i cili besohet se u vra Prigozhin.

Lukashenka njoftoi, po ashtu, se luftëtarët e Wagnerit do të mbesin në Bjellorusi.
“Wagneri jetoi, Wagneri po jeton dhe Wagneri do të jetojë në Bjellorusi. Thelbi mbetet këtu”, tha ai.

“Ata do të jetojnë këtu dhe do të punojnë me ne për aq gjatë sa ne kemi nevojë për këtë njësi”, shtoi ai.

Bjellorusia besohet se i strehon mijëra mercenarë të Wagnerit, të cilët u zhvendosën atje pas rebelimit jetëshkurtër në qershor.

Trupat e Wagnerit luajtën rol të rëndësishëm në pushtimin e Ukrainës nga Rusia, duke i ndihmuar ushtrisë ruse t’i zaptojë pjesët kryesore të qytetit Bahmut, pas gati 10 muajve luftimesh intensive./REL

Previous Post

Kapet 9.5 ton kokainë në Spanjë, sasia më e madhe e zbuluar ndonjëherë në vend

Next Post

Shiste doza kokaine në lagjet e Shijakut, arrestohet 27-vjeçari

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
KQZ miratoi tabelat përmbledhëse të rezultateve për 12 qarqe/ Afatet për të ankimuar dhe si veprohet deri në certifikimin përfundimtar të rezultatit zgjedhor

May 24, 2025
U kapën duke drekuar në restorant me Xhevdet Plakun, dy vëllezërit Xhani dyshohen si të përfshirë në ekzekutimin e një biznesmeni! U tradhtuan nga profili i ADN-së

U paraqitën në spital me të vjella dhe temperaturë/ Helmohen nga ushqimi 70 fëmijë në një kopësht në Gramsh, analizat zbuluan prani të bakterit të salmonelës

VIDEO/ Presidenti Trump pret familjen shqiptare Xhaferi, në zyrën e tij në Shtëpinë e Bardhë!

AKTUALITET

by Editor
May 24, 2025
0

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. KQZ ka miratuar tabelat përmbledhëse të rezultateve për 12 qarqeve te vendit. Pas miratimit të rezultatit...

Read moreDetails
U kapën duke drekuar në restorant me Xhevdet Plakun, dy vëllezërit Xhani dyshohen si të përfshirë në ekzekutimin e një biznesmeni! U tradhtuan nga profili i ADN-së

U kapën duke drekuar në restorant me Xhevdet Plakun, dy vëllezërit Xhani dyshohen si të përfshirë në ekzekutimin e një biznesmeni! U tradhtuan nga profili i ADN-së

May 24, 2025
U paraqitën në spital me të vjella dhe temperaturë/ Helmohen nga ushqimi 70 fëmijë në një kopësht në Gramsh, analizat zbuluan prani të bakterit të salmonelës

U paraqitën në spital me të vjella dhe temperaturë/ Helmohen nga ushqimi 70 fëmijë në një kopësht në Gramsh, analizat zbuluan prani të bakterit të salmonelës

May 24, 2025
VIDEO/ Presidenti Trump pret familjen shqiptare Xhaferi, në zyrën e tij në Shtëpinë e Bardhë!

VIDEO/ Presidenti Trump pret familjen shqiptare Xhaferi, në zyrën e tij në Shtëpinë e Bardhë!

May 24, 2025
“Të tradhtuar nga profili i ADN-së!” U kapën duke drekuar në restorant me Xhevdet Plakun, dy vëllezërit Xhani dyshohen si të përfshirë në ekzekutimin e një biznesmeni

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

KQZ miratoi tabelat përmbledhëse të rezultateve për 12 qarqe/ Afatet për të ankimuar dhe si veprohet deri në certifikimin përfundimtar të rezultatit zgjedhor

KQZ miratoi tabelat përmbledhëse të rezultateve për 12 qarqe/ Afatet për të ankimuar dhe si veprohet deri në certifikimin përfundimtar të rezultatit zgjedhor

May 24, 2025
U kapën duke drekuar në restorant me Xhevdet Plakun, dy vëllezërit Xhani dyshohen si të përfshirë në ekzekutimin e një biznesmeni! U tradhtuan nga profili i ADN-së

U kapën duke drekuar në restorant me Xhevdet Plakun, dy vëllezërit Xhani dyshohen si të përfshirë në ekzekutimin e një biznesmeni! U tradhtuan nga profili i ADN-së

May 24, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al