Sunday, April 26, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dodaj trafikoi 6 ton kokainë/ Mediat italiane zbardhin lidhjet e tij me Saimir Tahirin

Editor by Editor
August 25, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Dodaj trafikoi 6 ton kokainë/ Mediat italiane zbardhin lidhjet e tij me Saimir Tahirin
0
SHARES
94
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Arrestimi në Shqipëri i Edmond Dodajt, njërit prej emrave më të njohur të trafikut të kokainës, ka bërë bujë në mediat italiane.

Gazeta e madhe, ‘Corriere della Sera’ shkruan se 42-vjeçari Edmond Dodaj u arrestua pas 10 vitesh në arrati. Një ditë më parë u lajmërua se Edmond Dodaj ishte arrestuar nga Policia e Laçit.

Gazeta italiane raporton se Dodaj kishte futur më shumë se 6 ton kokainë në Milano. Droga vinte nga Holanda dhe Dodaj njihej si një nga trafikantët më të mëdhenj.

Por dilema më e madhe është se përse ai arriti të fshihej për më shumë se 10 vite. Kjo për shkak se ai ishte në kërkim që prej vitit 2013.

Gazeta shkruan se këtu futen në lojë lidhjet politike. Ajo thekson se Dodaj veproi gjatë kohës kur në pushtet ishte Saimir Tahiri, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Edi Ramës. ‘Corriere’ hedh dyshime se ai ka pasur mbrojtje politike.

“Pesha e mosveprimit 10-vjeçar është e padiskutueshme, duke pasur parasysh rolin e Dodajt në trafikun kontinental të drogës, megjithatë po hapen vëzhgime dhe po ngrihen pyetje nga hetuesit. Ndërkohë, pritshmëria e magjistratëve për të dëgjuar nga personi në fjalë, sapo të ekstradohet, është evidente, por mbetet për t’u parë nëse kanalet diplomatike dhe gjyqësore do të mund të vendosin ‘narcos-in’ në një avion drejt Italisë,” shkruan gazeta.

“Pastaj nuk mund të mos vëresh dy elementë. E para: Dodaj ka qenë operacional, para se të zhdukej, në sezonin e pushtetit të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Edi Ramës (kryeministër atëherë dhe tani), dhe në vitin 2019 u dënua se kishte mbështetur trafikun e kokainës të disa të afërmve. Çfarë mund të thotë kjo? Se mbrojtja vendimtare, që gëzonte Dodaj në nivel politik, ka rënë dhe për rrjedhojë ai ka hyrë në listën e kriminelëve prej të cilëve mund të shpëtohet, pikërisht duke ia dorëzuar atij që e kërkon”.

“Elementi i dytë: edhe pse i ri në moshë, ish-i arratisuri i përket ‘shkollës së vjetër’ të bandave shqiptare, pra do të ishte anakronik në dinamikën aktuale të bandave të bashkatdhetarëve që kanë kohë që janë ngjitur në pozicione duke u shndërruar nga ‘punëtorë të pakualifikuar’ në ‘interlokutorë të privilegjuar, si nga Ndragheta, ashtu edhe nga Amerika Latine,” shkruan gazeta.

Previous Post

Alarmi i rremë “ngre në këmbë” policinë e Shkodrës, u njoftua për përplasje me armë pranë stadiumit

Next Post

Arrestimet për koncesionin e sterilizimit, Rama: SPAK po e bën detyrën si duhet, t’i nxjerrin ujin e zi çdo ngjarje

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Detajet e ngjarjes dhe dyshimet e policisë: i dyshuari në darkën e Trump ishte mysafir në Washington Hilton

Detajet e ngjarjes dhe dyshimet e policisë: i dyshuari në darkën e Trump ishte mysafir në Washington Hilton

April 26, 2026
Si pritet moti për sot: diell dhe temperatura relativisht të larta

Si pritet moti për sot: diell dhe temperatura relativisht të larta

April 26, 2026
Inxhinieri i diplomuar: kush është autori Kalifornian që qëlloi me armë në darkën e Presidentit Trump me gazetarët

Inxhinieri i diplomuar: kush është autori Kalifornian që qëlloi me armë në darkën e Presidentit Trump me gazetarët

April 26, 2026
Aksident në Lukovë: një 15-vjeçar me motor përplaset me një automjet dhe lëndohet.

Aksident tragjik në Lezhë: makina gjendet në kanal, viktimë babë e bijë

April 25, 2026
Detajet e ngjarjes dhe dyshimet e policisë: i dyshuari në darkën e Trump ishte mysafir në Washington Hilton
AKTUALITET

Detajet e ngjarjes dhe dyshimet e policisë: i dyshuari në darkën e Trump ishte mysafir në Washington Hilton

by timoni.al
April 26, 2026
0

Personi i dyshuar që sulmoi një pikë kontrolli sigurie në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, duke detyruar Presidentin...

Read moreDetails
Si pritet moti për sot: diell dhe temperatura relativisht të larta

Si pritet moti për sot: diell dhe temperatura relativisht të larta

April 26, 2026
Inxhinieri i diplomuar: kush është autori Kalifornian që qëlloi me armë në darkën e Presidentit Trump me gazetarët

Inxhinieri i diplomuar: kush është autori Kalifornian që qëlloi me armë në darkën e Presidentit Trump me gazetarët

April 26, 2026
Aksident në Lukovë: një 15-vjeçar me motor përplaset me një automjet dhe lëndohet.

Aksident tragjik në Lezhë: makina gjendet në kanal, viktimë babë e bijë

April 25, 2026
Aksident në Lukovë: një 15-vjeçar me motor përplaset me një automjet dhe lëndohet.

Aksident i rëndë në Lezhë, mendohet se ka dy viktima

April 25, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Detajet e ngjarjes dhe dyshimet e policisë: i dyshuari në darkën e Trump ishte mysafir në Washington Hilton

Detajet e ngjarjes dhe dyshimet e policisë: i dyshuari në darkën e Trump ishte mysafir në Washington Hilton

April 26, 2026
Si pritet moti për sot: diell dhe temperatura relativisht të larta

Si pritet moti për sot: diell dhe temperatura relativisht të larta

April 26, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al