Friday, June 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nga Ksamili në Koman bllokohen 21 mjete lundruese, nuk shpëtojnë as drejtuesit nga gjobat

Editor by Editor
August 20, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, Vendi
0
Nga Ksamili në Koman bllokohen 21 mjete lundruese, nuk shpëtojnë as drejtuesit nga gjobat
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

21 mjete lundruese janë bllokuar kryesisht për shkeljet: lundrim në zonë të ndaluar, ushtrim i aktivitetit të turizmit detar në kundërshtim me ligjin, tejkalim i numrit të pasagjerëve të lejuar në bord, mosregjistrim i mjetit lundrues brenda afatit të përcaktuar dhe mungesë dokumentacioni.

Gjobat që drejtuesit kanë marrë variojnë nga 10 000 deri në 100 000 lekë.

Njoftimi: Departamenti i Policisë Kufitare/Siguria e pushuesve, prioritet i punës së Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare.

Përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, me qëllimin e vetëm parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve.

Nga Ksamili në Koman, Policia Kufitare ka bllokuar 21 mjete lundruese.

Mjetet e bllokuara: 11 Jet Ski, 4 gomone, 4 skafe dhe 2 varka.

15 mjete lundruese janë bllokuar nga Policia Kufitare e Vlorës, 3 nga Policia Kufitare e Shkodrës dhe dhe 3 nga Policia Kufitare e Durrësit.

Shkeljet e konstatuara: lundrim në zonë të ndaluar, ushtrim i aktivitetit të turizmit detar në kundërshtim me ligjin, tejkalim i numrit të pasagjerëve të lejuar në bord, mosregjistrim i mjetit lundrues brenda afatit të përcaktuar dhe mungesë dokumentacioni.

Krahas bllokimit të mjeteve lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 10 000 deri në 100 000 lekë.

– Në Tale, Shëngjin, Velipojë, Durrës, Dhërmi, Radhimë dhe Sarandë janë bllokuar 11 mjete lundruese Jet Ski. Njëri nga drejtuesit u ndëshkua me masën administrative 100 000 lekë, për lundrim në zonë të ndaluar, konkretisht në trajektoren e lëvizjes së trageteve të linjës Sarandë-Korfuz; 8 drejtues u ndëshkuan secili me masën administrative 10 000 lekë, për mungesë të dokumentacionit në bord, ndërsa 2 drejtues u ndëshkuan me masën administrative 20 000 lekë, për mosregjistrim të mjetit lundrues brenda afatit të përcaktuar me ligj.

– Në Koman, Dhërmi, Orikum, Vlorë, Ksamil dhe Sarandë janë bllokuar 4 mjete lundruese gomone, 4 mjete lundruese skafe dhe 1 varkë. Secili nga drejtuesit u ndëshkua me masën administrative 10 000 lekë, për mungesë të dokumentacionit në bord.

– Në Sarandë u bllokua një varkë plastike. Drejtuesi i saj u ndëshkua me masat administrative 100 000 lekë dhe 20 000 lekë, për lundrim në zonë të ndaluar dhe për tejkalim të numrit të pasagjerëve të lejuar në bord.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të vijojnë të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë.

Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.

 

Previous Post

Sa të bukura! Arbana Osmanit i mbërrijnë fotot e dasmës

Next Post

Euro, niveli më i lartë në gusht/ Forcohet monedha europiane, këmbehet sot me…

Next Post
“Gropë” apo rritje, me sa blihen e shiten Dollari dhe Euro?

Euro, niveli më i lartë në gusht/ Forcohet monedha europiane, këmbehet sot me…

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al