Pak ditë më parë Ina Zhupa anëtaria e Komisionit Parlamentar të Medias në një deklaratë për shtyp i bëri thirrje Këshillit Drejtues të shkarkojë Drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar Alfred Peza. Këtë thirrje ajo e mbështeti në 4 shkelje të rënda ligjore në kriteret përzgjedhëse e konkretisht, të mos jesh deputet në dy legjislacionet e fundit(Peza ka qenë deri në vitin 2017), të mos jesh anëtar i partive politike (Peza ka qenë sekretar i digjitalizimit në PS), të mos jesh pronar i media konkurente (Peza është pronar i Alpenews) dhe të mos ketë qenë drejtues i një medie tjetër në vitin e fundit(Peza ka qenë Drejtor i Panorama Tv)
Mbi këto shkelje në përzgjedhje, por shto këtu edhe shkarkimet në kundërshtim me ligjin që u janë bërë me dhjetëra punonjësve me eksperiencë gati 20 vjeçare, Këshillit Drejtues të RTSH i kërkohet që në mbledhjen e datës 11 shtator të bëhet shkarkimi i Alfred Pezës.
Por kjo thirrje publike që vjen nga Komisiini Parlamentar i Medias s’ka bërë asgjë tjetër përveçse rritjen e pazarit, favoreve me projekte dhe emërimeve të të afërmve të anëtarëve të Këshillit në Radio Televizinin Publik. Alfred Peza po blen qendrimin si drejtor dhe Këshilli po shet votën.
Më poshtë po ju njohim me këto pazare:
Leka Bungo- Kryetar i Këshillit

Leka Bungo në Kazino duke luajtur bixhoz.
Bungo prej vitesh ka kërkuar të marrë nën administrim Festivalin e Këngës, e kjo jo për kënaqësinë artistike dhe argëtuese të këtij eventi. Por Leka Bungo do lekët. Festivali arrin një buxhet deri në 800 mijë euro. Shumë para ndërkohë që organizimini tij bëhet me punonjës të vetë RTSH. Këtë ‘trofe’ Leka Bungo nuk e ka kapur dot me ish- drejtorin e larguar Enkel Jotin dhe sulmet publike të Bungos ndaj RTSH zinin faqet e para të gazetave në vend. Por me Alfred Pezën të gjendur nën shënjestrën e Komisiinit Parlamentar, Leka Bungo po realizion ëndrrën e 800 mijë eurove. Atij i është caktuar të menaxhojë Festivalin në këmbim të votës pro vazhdimit të Pezës Drejtor i RTSH.
Ëngjëll Ndocaj- Anëtar i Këshillit

Pazari i tij kundrejt votës ndaj Alfred Pezës janë disa projekte dokumentarësh jashtë Shqipërisë. Por si fillim Alfred Peza i rikthen nga Pensioni, bashkëpunëtorin e Ndocajt, kameramanin Arben Tafili. Të dy bashkë do të marrin këto para të taksapaguesëve shqiptarë për të shëtitur botën dhe për të vënë në siklet diasporën shqiptare për ca intervista dhe për ndonje ‘zarf-kafe’.
Gëzim Podgorica- Nënkryetar i Këshillit
Pazari i Gëzim Podgoricës në RTSH është i qartë. Alfred Peza i rinovon projektin e bashkëpunimit me Radio Kinën dhe Radio Tiranën. Si dhe nderi i dytë është mos heqja nga puna e të dashurës së tij, xxx, e cila prej kohësh merr një rrogë 1 milionë lekë pa e ditur se ku e ka hyrjen Radio Tirana.
Edmond Tullumani- Anëtar i Këshillit

I vetmi anëtar i propozuar i opozitës e shiti për shumë pak votën në Këshill. Ditët e fundit Alfred Peza i ka emëruar si drejtues të Akademisë dhëndrin e anëtarit të Këshillit, Elton Metaj. Një drejtori që vetë OSBE e ngriti pas një marrëveshje bashkëpunimi dhe projekti afro 1 mln euro të harxhuat për trajnimin e punonjësve të RTSH.
Genc Përmeti- Anëtar Këshilli
Përmetit i janë lënë në dorë projektet e filmit dhe serialeve. Në ditët në vijim do të pasqyrojmë edhe se sa buxhete harxhohen në këtë sektor dhe pa asnje produkt profesional.
Milena Selimi- Anëtare e Këshillit

Pazari i Milena Selimit është futja e vëllait të saj në RTSH Shkodra. Ndërsa Alfred Peza e ka bërë pjesë të disa prej bordeve në RTSH që përkthehen në paga ekstra mujore.
Deri më tani, në redaksinë e timoni.al kanë mbërritur vetëm këto të dhëna, te konfirmuara edhe nga brenda institucionit që çdo shqiptar e paguan eksluzivisht me tarifën e vendosur në faturën e energjisë elektrike. Në ditët në vijim do të publikojmë të tjera informacione të këtij skandali.















