Mbrëmjen e sotme është regjistruar një aksident në aksin rrugor Librazhd-Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 ku një makina tip “Volkswagen” humbi kontrollin duke dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur.
Si pasojë e aksidentit është plagosur shoferi 25-vjeçar me inicialet E. S. Ai ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.