Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Goditen 2 raste të tjera të prerjes së paligjshme të pyjeve në Pogradec, nën hetim 2 persona

Editor by Editor
August 9, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, Vendi
0
Goditen 2 raste të tjera të prerjes së paligjshme të pyjeve në Pogradec, nën hetim 2 persona
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Konstatohen dhe goditen 2 raste të tjera të prerjes së kundërligjshme të pyjeve.

Transportonin me kamionë, dru për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme, procedohen penalisht 2 shtetas.

Sekuestrohen 33 m3 lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës, dhe 2 kamionët që shërbyen për t’i transportuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, gjatë patrullimeve të intensifikuara me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë konstatuar dhe kanë goditur 2 raste të tjera të prerjes së kundërligjshme të pyjeve, raste për të cilat janë referuar materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-D. P., 54 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, në Qafë Plloçë, u kap duke transportuar me një kamion tip “Benz”, 15 m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës;

-K. Sh., 35 vjeç, banues në Pogradec, në afërsi të fshatit Vërdovë, Pogradec, u kap duke transportuar me një kamion tip “Man”, 18 m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës.

Sasitë e druve dhe automjetet, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit: si prerje të paligjshme të drurëve, ndërtime pa leje, marrje të kundërligjshme të inerteve, shpërdorim të tokës, ndotje të saj, të ujërave apo të ajrit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë edhe gjatë natës, dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit.

Previous Post

EMRI/ U mbyt në liqenin e Belshit, 41-vjeçari baba i dy fëmijëve. Zbulohet shkaku

Next Post

19-vjeçari bie nga kati i dytë i resortit, transportohet drejt Traumës

Next Post
19-vjeçari bie nga kati i dytë i resortit, transportohet drejt Traumës

19-vjeçari bie nga kati i dytë i resortit, transportohet drejt Traumës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al