Në orët e para të mëngjesit të së shtunën së sotme, me 22 korrik, kampioni dhe ylli Leo Messi debutoi me skuadrën e tij të re Inter të Miamit.
Argjentinasi hyri në fushë në minutën e 55-të dhe në minutën e 93-të me mjeshtërinë që ka përdorur në karrierë, me këmbën e majtë ekzekutoi një goditjeje dënimi, duke e dërguar topin në rrjetë, duke i dhënë fitoren 2-1 skuadrës së tij të Inter Miamit në Kupën e Ligës.
Kur ndeshja dukej se përfundonte në barazim dhe do të shkonte te penalltitë, Leo Messi, ndryshoi gjithçka.
Argjentinasi u kujdes për pjesën tjetër! Me një ekzekutin perfekt, të nxjerrë nga nga repertori i tij magjik, nga jashtë zonës, ai e dërgoi topin në rrjetë, për të mposhtur portën e Andrés Gudiño dhe dhënë fitoren 2-1 skuadrës së tij të re Inter Miamit.
Gëzimi dhe entuziazmi nuk mund të përshkruhet. Me paraqitjen e Lionel Messit, Inter Miami duket se do të kthejë një situatë të vështirë sa i përket rezultateve në MLS edhe pse tani po fokusohet në Kupën e Ligës.