Një aksident automobilistik ka ndodhur disa minuta më parë në qytetin e Durrësit.
Sipas informacioneve paraprake, një grua është përplasur nga një makinë, teksa po kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin.
Mësohet dërguar në spital për mjekim, ndërsa efektivët e policisë kanë kryer shoqërimin e shoferit.
Hetimet vijojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.