Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Çfarë është “IPARD”? Fondet që pezulloi BE, si nisi hetimi dhe heshtja e qeverisë

Editor by Editor
July 19, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Çfarë është “IPARD”? Fondet që pezulloi BE, si nisi hetimi dhe heshtja e qeverisë
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria është përballë një skandali të ri. Këtë herë jo me përmasa lokale. Brukseli i preu qeverisë fondet e projektit “IPARD II” për bujqësinë për shkak të hetimeve që po kryhen për korrupsion. “IPARD” është programi i BE për mbështetjen e bujqësisë, agropërpunimit dhe agroturizmit. Në pikëpyetje nuk janë vetëm fondet e skemës së “IPARDII”, por edhe projektit të tretë që është në pritje që parashikohet që do të financojë 146 milionë euro për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale shqiptare.

Konfirmimi i BE-së

Zyra e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë konfirmoi për “5Pyetjet.al”se ka njoftuar qeverinë se ka pezulluar grantet ptr bujqësinë nga programi “IPARD” për Shqipërinë për shkak të korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga AZHBR (Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural) në shpërndarjen e tyre. E kontaktuar nga “5Pyetjet.al”zyra që përfaqëson Brukselin në Tiranë tha se kjo është një masë parandaluese për të mbrojtur fondet e BE-së.

Por si nisi hetimi?

Dyshimet, denoncimet dhe akuzat në media kanë qenë të shumta, jo vetëm nga gazetarët, por edhe nga politika dhe aktorë të tjerë të përfshirë drejtpërdrejt. Paraprakisht dyshohet se “OLAF”, Zyra Antikorrupsion e Bashkimit Europian që heton mashtrimet me fondet ka zbardhur në Tiranë disa muaj më parë për shkak të një denoncimi. Këto fonde menaxhohen nga AZHBR (Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural) që është në varësi të Ministrisë së Bujqësisë që drejtohet nga Frida Krifca dhe agjentët e Brukselit shkuan duke marrë provat.

Heshtje e qeverisë

Por çfarë mendon qeveria shqiptare për këtë? Gazetarët pyetën ministren Evis Kushi në fund të mbledhjes nëse ishte diskutuar sot në Këshillin e Ministrave? Por Kushi, u tha gazetarëve që të pyesin ministren e Bujqësisë, Krifca. “Sot jam këtu për vendimin që sapo prezantova, ministrja e Bujqësisë mund të jetë më e gatshme t’i përgjigjet kësaj pyetje që edhe ju të keni një përgjigje më të saktë dhe më të plotë” tha ajo. Deri tani heshtje nga Edi Rama. Ky skandal ndoshta nuk do të kapërdihet me një “prerje” kokash.

Po SPAK-u ku është?

Zyra kundër mashtrimit në BE ka nisur hetimet për këtë skandal, por nuk dihet nëse SPAK-u ka marrë në dorë ndonjë denoncim apo nëse ka nisur ndonjë hetim.

Previous Post

Zbulim horror, gjendet një kokë njeriu brenda një qeseje

Next Post

Anëtarë të një grupi kriminal, Apeli i GJKKO jep vendimin për ish-shoferin e Ardi Veliut dhe familjen e tij

Next Post
Anëtarë të një grupi kriminal, Apeli i GJKKO jep vendimin për ish-shoferin e Ardi Veliut dhe familjen e tij

Anëtarë të një grupi kriminal, Apeli i GJKKO jep vendimin për ish-shoferin e Ardi Veliut dhe familjen e tij

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al