Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Firma e fundit! Ku ka ngecur urdhri për arrestimin e Ahmetajt?

Editor by Editor
July 17, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Nikolla thërret Këshillin e Mandateve për Ahmetajn, që nesër
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prej së premtes pasdite ende nuk ka asnjë reagim nga drejtësia për dosjen e Arben Ahmetajt. Kuvendi i dha lejen prokurorisë që të arrestonte ish-zv/kryeministrin. Vendimi i 120 deputetëve (117 pro dhe 3 kundër) u dorëzua në tryezën e Altin Dumanit pasditen e së premtes.

Prokuroria e Posaçme iu drejtua gjykatës me kërkesën për masën e sigurisë ndaj ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj rreth orës 18.00 të së premtes së 14 korrikut duke mos humbur kohë.

Gjyqtari i gatshëm Erion Bani, mori në dorë kërkesën e SPAK për deputetin socialist që akuzohet për korrupsion pasiv në 6 raste, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Paraprakisht në media u raportua se në kërkesën e prokurorisë për masën e sigurisë për Ahmetajn janë përfshirë edhe persona të tjerë. Prej së premtes kur mori në dorë kërkesën gjyqtari Bani kishte 48 orë kohë të vendoste.

Koha ka përfunduar të dielën nëse llogaritet që zarfi me dosjen brenda është protokolluar të premten. Por sot ende nuk ka asnjë lëvizje. Nëse shkalla e parë ka refuzuar kërkesën për ta firmosur urdhrin për arrestimin dhe kontrollin e banesës së Ahmeajt, SPAK mund t’i drejtohet apelit.

Por nuk dihet nëse kemi të bëjmë me këtë fakt në këto momente.  Para votimit, Ahmetaj publikoi në rrjetet sociale një mesazh të gjatë ku theksoi se do të luftojë për të vërtetën.

Por, kryeministri Rama tha se hetimi i SPAK ka qenë i plotë dhe se tashmë çështja është në duart e gjykatës. Imuniteti u hoq, kërkesa u dorëzua, por çfarë po ndodh në gjykatë?

Previous Post

Qëllon Çapja! Sherr dhe plumba në Elbasan!

Next Post

Aksident në Fushë-Krujë, të plagosurit drejt Traumës

Next Post
Aksident në Fushë-Krujë, të plagosurit drejt Traumës

Aksident në Fushë-Krujë, të plagosurit drejt Traumës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al