Thursday, April 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

FOTO/ Prapaskenat/ Ahmetaj, “peshku i madh” i inceneratorëve dhe heshtja brenda PS-së

Editor by Editor
July 10, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
FOTO/ Prapaskenat/ Ahmetaj, “peshku i madh” i inceneratorëve dhe heshtja brenda PS-së
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-zv/ kryeministri Arben Ahmetaj është vetëm një hap larg qelisë së burgut. Nga suksesi si numri dy i qeverisë dhe pushtetit të fortë brenda PS-së tashmë deputeti socialist i ka të numëruara orët e lirisë. Por si arriti, Arben Ahmetaj deri këtu?

Në fillim të muajit mars, agjentët e BKH-së kryen kontrolle në banesën e partneres së ish-ministrit Arben Ahmetaj në Hamallaj dhe në banesën e ish-bashkëshortes së tij në Tiranë. Shtëpia në Hamallaj dhe një vilë në Palasë, që dyshohet se i përket ish-bashkëshortes së Ahmetajt, u vendosën nën sekuestro preventive nga Gjykata e Posaçme.

Ahmetaj është një nga personat më të akuzuar nga ana e opozitës, si i përfshirë në çështjen e inceneratorëve, për të cilën SPAK ka marrë disa të pandehur, mes tyre edhe ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputetin e PS, Alqi Bllako.

Në korrik të vitit të kaluar, Ahmetaj u shkarkua nga posti i zv.kryeministrit dhe i ministrit për Rindërtimin, por nuk u emërua në asnjë pozicion tjetër brenda kabinetit Rama. Gjithashtu, ai nuk u konfirmua si drejtues politik i PS-së në Vlorë, pozicion që iu besua Blendi Klosit.

Denoncimet për inceneratorët janë pikënisja. SPAK mori në dorë disa padi duke hetuar për katër vepra penale, por në fund ra shpërdorimi i detyrës dhe mbetën tre akuza të tjera; pastrim parash, korrupsion dhe fshehje pasurie. Në datë 26 Qershor, Ahmetaj ishte në SPAK për të dhënë dëshminë e tij. Doli dhe nuk pranoi që të jepte detaje.

Të premten që lamë pas, në datë 7 Korrik SPAK i çoi Kuvendit kërkesën për arrestimin e deputetit socialist. Tre ditë heshtje. Informacioni nuk doli në media. Por socialistët ishin në dijeni. Padyshim edhe Edi Rama.

Gjatë kësaj kohe tema kryesore ishte dhuna në Krujë, dorëheqja e deputetit Rraja, shkarkimi i Bledi Çuçit dhe emërimi i Taulant Ballës. Nuk përjashtohet që temë e bisedës pesë orë ditën e shtunë mes Çuçit dhe Rrumbullakut të ketë qenë edhe kërkesa e SPAK-ut.

Sot u mblodh grupi i PS-së. Edi Rama nuk ishte i pranishëm. Ai shkoi në vilën qeveritare pranë Kuvendit. Gjatë ditës do të nisë drejt Presidentit dekretin për shkarkimin e Çuçit dhe emërimin e Ballës.

Grupi nën drejtim e Ballës u mblodh, por nuk kishte asnjë deklaratë më pas. Në qendër të bisedës ishte edhe kërkesa e SPAK-ut. Vetë Ahmetaj nuk ishte i pranishëm përballë kolegëve socialistë.

Janë thuajse zero shanset që Edi Rama të rrëzojë kërkesën e SPAK-ut për të arrestuar ish-ministrin, i cili mund të japë edhe dorëheqjen nga mandati sikur bëri Bllako dhe të shkojë me këmbët e tij në qeli duke u bashkuar me Kokën, Dakon dhe shumë socialistë të tjerë pas hekurave…

Previous Post

Vuajtjet e ish-të burgosurit politik: Nga gjella dilnin krimba/ Nënës i ‘ngula thikën’ në shpirt për një fetë bukë

Next Post

‘Edi Rama të përdor dhe të fut në burg’, Manjani: Përse prokuroria nuk ka bllokuar pasaportën e Ahmetajt?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Seanca në GJKKO për Plumbin e Artë, zbardhen dëshmitë; Ish-zv.drejtor Policisë Elbasanit: Në telefonin e Nuredin Dumanit u gjet...

Në GJKKO për Plumbin e Artë, ish-zv.drejtori i Policisë së Elbasanit: u gjet në telefonin e Nuredin Dumanit

April 23, 2026
Seanca në GJKKO për Plumbin e Artë, zbardhen dëshmitë; Ish-zv.drejtor Policisë Elbasanit: Në telefonin e Nuredin Dumanit u gjet...

Seanca në GJKKO për Plumbin e Artë, zbardhen dëshmitë; Ish-zv.drejtor Policisë Elbasanit: Në telefonin e Nuredin Dumanit u gjet…

April 23, 2026
Ju mbaroi koha: Berisha përplaset me Peleshin, nuk pranon të lërë foltoren e Kuvendit

Ju mbaroi koha: Berisha përplaset me Peleshin, nuk pranon të lërë foltoren e Kuvendit

April 23, 2026
Vrasja e shqiptarit në Suedi, shoqa e tij e plagosur; trupi i riut nga Fieri mbërrin te familja

LAJME

Në GJKKO për Plumbin e Artë, ish-zv.drejtori i Policisë së Elbasanit: u gjet në telefonin e Nuredin Dumanit

by timoni.al
April 23, 2026
0

Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca për çështjen “Plumbi i Artë”, ku dëshmon ish‑zv.drejtori i Policisë së Elbasanit, Krenar...

Read moreDetails
Seanca në GJKKO për Plumbin e Artë, zbardhen dëshmitë; Ish-zv.drejtor Policisë Elbasanit: Në telefonin e Nuredin Dumanit u gjet...

Seanca në GJKKO për Plumbin e Artë, zbardhen dëshmitë; Ish-zv.drejtor Policisë Elbasanit: Në telefonin e Nuredin Dumanit u gjet…

April 23, 2026
Ju mbaroi koha: Berisha përplaset me Peleshin, nuk pranon të lërë foltoren e Kuvendit

Ju mbaroi koha: Berisha përplaset me Peleshin, nuk pranon të lërë foltoren e Kuvendit

April 23, 2026
Vrasja e shqiptarit në Suedi, shoqa e tij e plagosur; trupi i riut nga Fieri mbërrin te familja

Vrasja e shqiptarit në Suedi, shoqa e tij e plagosur; trupi i riut nga Fieri mbërrin te familja

April 23, 2026
Arrestohet 55-vjeçari në Durrës për transport të mbi 1000 farave kanabis për shitje

Arrestohet 55-vjeçari në Durrës për transport të mbi 1000 farave kanabis për shitje

April 23, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Seanca në GJKKO për Plumbin e Artë, zbardhen dëshmitë; Ish-zv.drejtor Policisë Elbasanit: Në telefonin e Nuredin Dumanit u gjet...

Në GJKKO për Plumbin e Artë, ish-zv.drejtori i Policisë së Elbasanit: u gjet në telefonin e Nuredin Dumanit

April 23, 2026
Seanca në GJKKO për Plumbin e Artë, zbardhen dëshmitë; Ish-zv.drejtor Policisë Elbasanit: Në telefonin e Nuredin Dumanit u gjet...

Seanca në GJKKO për Plumbin e Artë, zbardhen dëshmitë; Ish-zv.drejtor Policisë Elbasanit: Në telefonin e Nuredin Dumanit u gjet…

April 23, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al