Sunday, June 15, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nga skena e Babos për Clinton, përdhelja e Belës te porositë e Gaz Bardhit që të bërtisja poshtë Ruçi e Dokle…

Editor by Editor
July 4, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Nga skena e Babos për Clinton, përdhelja e Belës te porositë e Gaz Bardhit që të bërtisja poshtë Ruçi e Dokle…
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

-Satirë- 

Kah pasditja gjithçka dukej se po merrte për mbroth. Xhemal Qefalia në fjalën e tij plot nuanca filozofike dhe taban popullor si ndërthurje citoi vetë Konfucin. Dijetari antik kinez me kandil në dorë e kishte ndriçuar Xhemen në hullitë e debatit politik. Arsyeja e tij e përjetshme ishte bashkuar me nevojën e përkohshme të Qefalisë për të lënë mbresa oratorie.

Eduart Ndreca e shihte me admirim dhe kërshëri. Ndonjë shënim edhe e merrte. Po kaq efekti Klinton shkaktoi një tjetër habi mbresëlënese. Bela prej kohesh po gatiste një falenderim për Niko nikoqirin po hë sot hë nesër gjëja ishte shtyrë. Dje ajo që nuk pritej ndodhi në sytë e të gjithëve. Ngadalë me një përhumbje mirësie zbriti dhe u ul pranë nikoqirit. Ai u gëzua dhe se zinte vendi prej qejfit. Bela e falenderoi për të gjitha kafet që i kishte bërë e shërbyer gjatë kësaj stine të mbushur me zavalle. Llaf është ky u gërmush plot pathos?! E bëj me kënaqesi. Apo nuk kam blerë një xhezve të mirë në Selanik e cila e qan kafen turke. Mire e ke menduar e yshti veçse mbushe mire me kafe pa nikoqirllëk dhe zieje paq se pastaj me trazon midenë.

Ashtu do bëj premtoi ai plot devocion për besimin e marrë. Gjatë biseduan. Kësisoj Nikua largoi nga xhani edhe atë melankoli të pashpjegueshme që i kishte mbjellur misticizma e Margeritit ndë paradite. Në të ngritur Bela e perkedheli lehte në sup, i dha një lapër dashamirisë në fytyrë dhe iku duke i lënë peng mirënjohjen.

Tek ne u bë debat i madh në Babo e kishte aktivitet apo privat ardhjen e Bill Klintonit?! Në fillim ftesat na kishin ardhur nga kabineti i Taos. Varem buzet! Edhe pse Tao e ka traditë kujdesin për opozitat properendimore. Babo nuk do bënte keq të na e jepte edhe për ca muaj mëqenëse jemi si pa bari.

Babua që e ka zemrën det i ndali tallazet në tonat! E mori vesh dhe na nisi zyrtarisht ftesat me protokoll për të marrë pjesë. Gaz Bardhi dhe ha thoshte e nuk bëhem fasadë me Babon dhe Lul Bravën. Unë dhe Jorida u ngashëryem. Ne shkojmë për Billin more i pashpirt që kaq të mira na ka bërë folëm nën zë, rixha bëna hallall. Pastaj mblodha vetën pse mor haram i thashë Babua yni është atë kemi Kryevezir që po na qet në selamet. Ti shko tha se je Nën Kryetar Kuvendi po ama bertit, rroftë  Amerika, poshtë Babua, poshtë komunizmi, poshtë Namik Dokle, poshtë Gramoz Ruçi, poshtë Majko që të justifikosh vajtjen. Bërtita disa herë, por pa mikrofon nuk u degjua kur filloi ziafeti i madh.

Nejse Babua kishte bërë një skenë qerratenjesh me kalamaja që quheshin Bill Klintona dhe një fjalim plot yndyrë njohjesh dhe maja emocionesh. Arben Pellumbi qante kur Babo foli po ashtu Etjen Xhafaj i cili qante per vete dhe mundohej me një shami ti çukiste lotët Arbenit. E qara na bën mirë thoshte po të fshij vetem ca , të tjerat po ti lë që të duken. Firaun i madh Etjeni do bëjë rrugë. Toni lutej në aramaisht. Kosta i Gramozit dhe Lindites klithte “eureka, eureka”.

Mimi di Puçini i pa. Ja dha vajit po aq dhe ajo për solidaritet. Babo ishte në ankth nga gulshet që zgjoi papritur. Frika se mos ndezej Tezja ishte e madhe. i pa vënger dhe ata u mblodhen.

Pastaj Baca Klinton foli gjërë e gjatë na bëri dëshmitarë të historisë. Na takoi me thjeshtësi, ishim skuqur të gjithë si skaldabanjo nga dalldia. Gramozi leshonte pasthirrma oho oho oho. Majko buzeqeshi aq sa bashkoi Kryeministrinë me Komitetin Qendror. Tao u berlyk në lumturi. Dokle u kendell në admirim. Unë si sabotator isha tendosur që të mos dukesha shumë i dhënë.

Por Babo bëri gabimin e jetës. Ai mendon se sa më lart të ngjitesh, sa më pushtet të kesh nuk ke nevoje për njeri. Ka shkëputur shikimin nga realiteti. Aty mungonte Bernard Banushi njeriu, personaliteti që po mbledh copat e opozitës si kandidat për Kryeminister në 2025. Atë e pranon Doktori, Meta, Luli dhe Gazi, Unë dhe Jorida. Ai do i punojë qindin Babos dhe do presë Presidentet e tjerë amerikanë. Bota është portokall. Kur Banushi të mbajë fjalim Babo do e shohë nga divani. Bota rrotullohet.

Previous Post

“O Zot kamarierja e Lushnjes në cover”/ Kiara nuk i kursehet ndjekëses pas ofendimeve në rrjetet sociale

Next Post

VIDEO/ Ernest Muci magjistar me topin/ Shikoni cfarë lojtari të madh ka Shqipëria

Next Post
VIDEO/ Ernest Muci magjistar me topin/ Shikoni cfarë lojtari të madh ka Shqipëria

VIDEO/ Ernest Muci magjistar me topin/ Shikoni cfarë lojtari të madh ka Shqipëria

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Me armë e fishekë në bagazhe dhe me mbi 2 kg kokainë, arrestohet 22-vjeçarja shqiptare në Rodos

Me armë e fishekë në bagazhe dhe me mbi 2 kg kokainë, arrestohet 22-vjeçarja shqiptare në Rodos

June 15, 2025
VIDEO/ I riu tenton që të rrëmbejë 4-vjeçarin te Shkëmbi i Kavajës, momenti kur prindërit e të miturit vrapojnë për ta kapur

VIDEO/ I riu tenton që të rrëmbejë 4-vjeçarin te Shkëmbi i Kavajës, momenti kur prindërit e të miturit vrapojnë për ta kapur

June 15, 2025
“Njerëzit po vrapojnë të tmerruar”, Izraeli nën alarm, raketat iraniane përshkojnë qiellin mbi Tel Aviv dhe Jerusalem

“Njerëzit po vrapojnë të tmerruar”, Izraeli nën alarm, raketat iraniane përshkojnë qiellin mbi Tel Aviv dhe Jerusalem

June 15, 2025
VIDEO/ “Karma gjithmonë e gjen rrugën!” Veliaj vijon me mesazhet e koduar në TikTok: Më arrestuan dhe më poshtëruan, kjo i bëri të ndjeheshin mirë

AKTUALITET

Me armë e fishekë në bagazhe dhe me mbi 2 kg kokainë, arrestohet 22-vjeçarja shqiptare në Rodos

by Editor
June 15, 2025
0

GREQIA- Një 22-vjeçare shqiptare është arrestua në portin e Rodosit, menjëherë pasi mbërriti me traget nga Pireu. Mediat greke shkruajnë se ajo është...

Read moreDetails
VIDEO/ I riu tenton që të rrëmbejë 4-vjeçarin te Shkëmbi i Kavajës, momenti kur prindërit e të miturit vrapojnë për ta kapur

VIDEO/ I riu tenton që të rrëmbejë 4-vjeçarin te Shkëmbi i Kavajës, momenti kur prindërit e të miturit vrapojnë për ta kapur

June 15, 2025
“Njerëzit po vrapojnë të tmerruar”, Izraeli nën alarm, raketat iraniane përshkojnë qiellin mbi Tel Aviv dhe Jerusalem

“Njerëzit po vrapojnë të tmerruar”, Izraeli nën alarm, raketat iraniane përshkojnë qiellin mbi Tel Aviv dhe Jerusalem

June 15, 2025
VIDEO/ “Karma gjithmonë e gjen rrugën!” Veliaj vijon me mesazhet e koduar në TikTok: Më arrestuan dhe më poshtëruan, kjo i bëri të ndjeheshin mirë

VIDEO/ “Karma gjithmonë e gjen rrugën!” Veliaj vijon me mesazhet e koduar në TikTok: Më arrestuan dhe më poshtëruan, kjo i bëri të ndjeheshin mirë

June 15, 2025
“Karrigia fatale”/ Dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avioni në Indi! Ai rrëshqiti prapa dhe humbi kontrollin

“Karrigia fatale”/ Dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avioni në Indi! Ai rrëshqiti prapa dhe humbi kontrollin

June 15, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Me armë e fishekë në bagazhe dhe me mbi 2 kg kokainë, arrestohet 22-vjeçarja shqiptare në Rodos

Me armë e fishekë në bagazhe dhe me mbi 2 kg kokainë, arrestohet 22-vjeçarja shqiptare në Rodos

June 15, 2025
VIDEO/ I riu tenton që të rrëmbejë 4-vjeçarin te Shkëmbi i Kavajës, momenti kur prindërit e të miturit vrapojnë për ta kapur

VIDEO/ I riu tenton që të rrëmbejë 4-vjeçarin te Shkëmbi i Kavajës, momenti kur prindërit e të miturit vrapojnë për ta kapur

June 15, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al